BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rekomandimet e FMN-së rrisin varfërinë dhe papunësinë!

Rekomandimet e FMN-së drejtuar qeverisë shqiptare, kaluan në heshtje për publikun shqiptar të traumatizuar nga zhumat e kastës dhe qarkut mediatik. Por në të vërtetë fati i milionave shqiptarë, nuk luhet në selitë apo çadrat e partive por në sallonet e mbyllura me “miqtë” ndërkombëtarë.

FMN dhe politikat e saj ndaj vendeve të botës së tretë janë objekt i kritikave të ashpra prej ekonomistëve dhe nobelistëve si Stiglitz apo Krugman etj.

 

Përqasja që po ndiqet ndaj vendeve “në zhvillim” po lënë pikërisht këto vende pa zhvillim.

Të tilla ishin dhe rekomandimet  e fundit të FMN-së drejtuar/diktuar qeverisë shqiptare. Shqipëria ka ngecur në një stanjacion ekonomik dhe nuk po arrin dot të ngrihet në këmbë me gjithë rekomandimet e FMN-së dhe “përgëzimet” ndaj qeverive të tranzicionit. Në këto kushte ku Ekonomia nuk arrin dot të mobilizojë energjitë materiale dhe njerëzore në vend, për shkak të skarsitetit dhe përqendrimit të parasë, FMN,sugjeron pikërisht të kundërtën: stabilitetin financiar dhe makroekonomik. Por ne  sigurisht  kemi stabilitet financiar ashtu si kemi “stabilitet papunësie dhe varfërie”.

Në vend që të rekomandojë reforma që inkurajojnë punësimin, investimet publike në mungesë të atyre private, rritjen e prodhimit vendas dhe rritjen e eksportit, banka për bujqësinë, industrinë, turizmin,  zbutjen e monedhës shqiptare, rritjen e shërbimeve publike, shpërndarjen e drejtë të pasurisë, sugjeron të kundërtën rritjen e taksave, përmirësimin e defiçitit primar  për të paguar më lehtë borxhin ndërkombëtar.

Kjo do të thotë që qeverisja duhet të fokusohet ende tek “kthetrat” dhe jo shërbimet apo investimet. Struktura e dobët e ekonomisë shqiptare dhe kapaciteti i vakët i sipërmarrësve shqiptarë, bën që investimet publike zënë një rol të rëndësishëm në frymarrjen e ekonomisë, në realizimin e veprave të vonuara për uljen e gapit teknologjik, kostot e prodhimit kombëtar, si dhe përmirësimin e perceptimit të riskut në ekonomi.

Në këto kushte, rënia drastike e shpenzimeve publike, ka një moltiplikator të lartë negativ. Rënia në 100 njësi të shpenzimeve qeveritare, prodhon një rënie 300-400 në ekonominë reale, që do të thotë më pak taksa të vjelura, duke humbur dhe avantazhin ndaj “rënies së borxhit”  si dhe në afatgjatë duke rritur interesat e tij ndaj një vendi si Shqipëria që përbën rrezik e nuk zhvillohet.

Pra kjo është spiralja që diktuar FMN këto vite, duke goditur rëndë biznesin shqiptar nga këto masa, duke goditur shtresat e varfëra me taksa direkte dhe indirekte, e kështu duke goditur konsumin, investimet dhe kërkesën agregate në vend. Po, FMN-së këto nuk i interesojnë.

Modeli i Washington Consesus, kërkon “arritjen e ekulibrit” makroekonomik, pavarsisht nëse ai arrihet në nivel mbijetese apo zhvillimi.

Skenari i FMN-së dhe aksionierit të saj më të madh SHBA, është pikërisht ai ndaj  vendeve të Amerikës Latine, Afrikane dhe më gjerë. Gjunjëzimi i ekonomive të këtyre vendeve, mos krijimin e një ekonomie prodhimi, varësinë totale ndaj borxhit ndërkombëtar (dollarit), varësinë ndaj importeve, privatizimet e çdo pasurie që i përket popullit, çmontimin e sovraniteteve shtetërore, kontrollin e qeverive (pozitës dhe opozitës, bankës qendrore) që të vijojnë reforma elitiste, antidemokratike, neoliberiste dhe kolonizuese.

Dhe çdo qeveri pseudo e majtë apo e djathtë, kanë ndjekur të njëjta reforma diktuar prej FMN-së prej dekadash, duke filluar nga terapia shock, deindustrazimi i vendit, krijimi i oligarkëve ekonomikë dhe politikë, privatizime të egra dhe dorëzimi i sektorëve strategjikë të huajve, përqendrimin dhe kontrollin e parasë në vend, papunësi dhe emigrim masiv, shërbime publike të rrënuara e pa akses për të gjitë, polarizim frikshëm të papunësisë.

Rilindja erdhi në pushtet me një projekt ekonomik keynesian, por përfundoi në ripjellje, kur zbatoi diamteralisht të kundëdrtën e asaj çfarë kishte premtuar miliona shqiptarëve. Në vend të politikave të zhvillimit dhe punësimit, vijoi me austerity, duke rritur represionin fiskal tek biznesi i vogël dhe shtresat më të varfra, tarifat e energjisë, arsimit, shërbimeve publike, gjobat për makina etj etj.

Kjo tregon, se proçeset demokratike në Shqipëri janë një farsë, sepse vendimet merren diku gjetkë dhe qeveritë kuklla mjaftohen me shoën, “zënkat” dhe miliarda euro të vjedhura.

Nëse do kishim ende të paktën një shtresë intelektualë patriotike dhe të guximshme, kjo do arrinte ti shpjegonte këtij populli që është urgjente më shumë se kurrë, një Revolucion për çlirimin nga lobet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Në vend të tyre kemi pseudo ekonomistë, që u konvertuan nga ekonomistë kolektivistë në neoliberistë. Nuk është çudi ku vendi mbushet me idhtarë të neoliberizmit kur neoliberizmi është ulur këmbëkryq dhe ofron miliarda, pushtet, prestigj, privilegje, projekte, katedra, publicitet e gjithçka. Kjo rracë intelektualësh, ngatërron teorinë me realitetin shqiptar, disa janë  oportunistë  dhe vijojnë ende të njëjtin refren edhe pse Shqipëria dergjet e shqiptarët janë kthyer në popull endacak.

Paraja blen gjithçka, pjesën tjetër e ble frika dhe injoranca.

 

Dalim nga kjo spirale antikombëtare!

U kthejmë pushtetin qytetarëve shqiptarë!

Demokratizim të shtetit dhe Ekonomisë Kombëtare!

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked