BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rinia e së ardhmes apo klone të së shkuarës?

Fëmijët e kastës në forumet rinore

13578485_1718243665122834_1239500280_n

A mund të ketë një opozitë, një të ardhme me riciklimin pa fund të kastës ?

Filozofia e këtij sistemi ku një grusht njerëzish pa vlera dhe të inspiruar nga vjedhja e tendenca për tu bërë të pushtetshëm në kurriz të këtij populli duhet të përfundojë!

ShqipOn po punon çdo ditë me idealizëm për çjerrjen e maskës së këtij sistemi pervers i cili klonon çdo ditë njerëz të babëzitur. Demokracia në këtë vend deri tani është identifikuar me disa grupe interesi të legjitimuara përmes vellove shumëngjyrëshe partiake  të cilat po shkatërrojnë ekonominë dhe vlerat komunitare.

Mjafton të shohim filozofinë në drejtimin e këtij sistemi ku disa individë dhe pak familje kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Pastaj si për çudi anal-istët televizivë nga ekranet e pushteti si gjelat siper plehut e përgjithësojnë këtë fenomen duke e shtrirë në gjithë rininë shqiptare sikur hajdute është e gjithë rinia e jo ata pak njerëz të kamur në strofullën e privilegjeve të këtij sistemi.

Rinia realisht po braktis vendin çdo ditë sepse nuk pershtatet dot me këtë banalitet sistemik. Tendenca për ta përgjithësuar modelin e këtij sistemi në gjithë shoqërinë është provë e qartë se ato fytyra që na servirin mediat e pushteti punojnë çdo ditë kunder këtij populli duke keqinformuar shoqërinë.

Pastaj orkestra e këtij sistemi përsërit vazhdimisht në kor se “çdo popull meriton qeverinë që ka” ku qytetarët janë të detyruar të zgjedhin mes të keqes më të vogel.

Demokracia e brendshme e partive dhe zgjedhjet e lira janë përralla me mbret sepse kjo kastë nuk ka për të lejuar kurrë involvimin e inkomodëve në strukturat e organizatave të tyre të projektuara për të plaçkitur vendin.

Dallimi midis këtyre partive ekziston vetëm në ekranet e televizioneve sepse në realitet ata i bashkon i vetmi parim Pushtet-Vjedhje-Pushtet.

Shqiptarët janë ai popull aq shumë i vlerësuar nga historia e ndritur e tyre por një pakicë, një grusht njerëzish, mbajnë peng të ardhmen e vendit.

Nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni janë kumbarët që mbajnë në këmbë këtë sistem pervers.

Më poshtë mund të gjeni se antarët e këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, aspitantët e rinj për të plaçkitur vendin janë familjarë të deputetëve, anëtarëve të kryesisë, ish kryetarë komunash, bashkish dhe drejtues aktual të institucioneve vendore.

1 Tedi Kapedani Kushëri i Etion Kapedanit
2 Pal Mirakaj Djali i Simon Mirakajt
3 Nivjan Kruja Vëllai i Keltis Krujës
Minushe Lazaj Sekretare e Arben Ristanit dhe ish-sekretare e Flamur Nokës
4 Mateo Spaho Kushëri i Ritvan Bodes, ish-këshilltar në Ministrinë e Financave
5 Marin Suli Mik i ngushtë i Arben Ristanit, Vlorë
6 Luis Hoxha Djali i Avni Hoxhës, PD Durrës
7 Lisander Hoxha Nipi i Agron Kuliëçajt
8 Krisilda Fana Vajza e Neshat Fanës
9 Kristi Bello Djali i ish-prefektit të Korçës – Koço Bello
10 Krisi Shkarpa Djali i Pavlo Shkarpës, i cili kërkoi të kandidonte në Berat si kryebashkiak nën siglën e PS-së
11 Klodjan Lata Vëllai i Mirgen Latës, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
12 Jurgen Kupi Nipi i Ylli Kupit, ish-Kryetar Komune Petrelë
30 Edes Kupi Djali i Ylli Kupit ish kryetar i Komunës Petrelë
13 Klaudia Bajramaj Mbështetëse e zjarrtë e Arben Ristanit, Sarandë
14 Klint Memia Nipi i Shaban Memisë
15 Julian Muja Drejtor në Bashkinë Kamëz, mbështetës i Flamur Nokës
16 Julian Xhako Vëllai i Ervis Xhakos, kryetar i PD-së Njësia 8
17 Jonuz Llukaj Vëllai i një prej drejtuesve të grupseksioneve të PD-së Durrës
18 Indrit Hoxha Djali i Fatmir Hoxhës, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
19 Hysen Kadiu Ish-punonjës i Hipotekes Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës
20 Gledis Cela Ish-punonjës i Hipotekës Vlorë, mbështetës i Arben Ristanit
21 Geraldo Metko Nipi i Uran Metkos, Kryetar i PD-së Dega 3 Tiranë
22 Gjeorgjeta Hilaj Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së
24 Florian Uldedaj Djali i ish-deputetit Gjok Uldedaj
25 Fisnik Qosja Ish-punonjës i Hipotekës Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës
26 Erion Dizdari Kunati i Enri Çenos, anëtar kryesie i PD-së
27 Ensa Basha Vajza e Murat Bashës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
28 Erald Seferi Djali i Sekretarit të Degës Nr. 8 Tiranë, Pëllumb Seferi
29 Emiljano Mone Sekretar i Degës së PD-së Fier, mbështetës i Flamur Nokës
31 Edi Hila Djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila
35 Atird Hoxha Zëdhënëse e PD-së SHkodër, e fejuara e djalit të Zef Hilës, kryebashkiakut të Vaut të Dejës
23 Gentian Ndoj Drejtor i Tatimeve Bashkia Vau Dejë
32 Devis Qirjako Djali i Arben Qirjakos, ish-Kryeregjistrues i Hipotekës gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, kandidat dhe për deputet
33 Bujar Shehu Vllai i Bashkim Shehut kryebashkiakut të Kukësit
34 Dea Kapllanaj Mbesa e Agron Kapllanajt kryebashkiak i Mallakastrës
36 Agim Shera Kushëri i parë i ish-kryetarit të Komunës Bërzhitë, Genc Dritës
37 Andi Permeti Njeri besnik i Keltis Krujës dhe Flamur Nokës
38 Anxhela Malko Kushërira e parë e Gent Malkos, anëtar i kryesisë së PD-së
39 Arba Zyla Vajza e Ylli Zylës, ish drejtori i SHIU-t
40 Arben Tusha Vllai i Rezart Tushës, Kryetari i PD Shijak
41 Ardian Mziu Kushëri i Xhelal Mziut, Punonjës i Bashkisë Kamëz
42 Ardit Gjongecaj Kushëri i Kryebashkiakut të Tropojës
43 Ares Ypi Djali i Eduard Ypit
44 Arlind Bushati Djali i Xhemal Bushatit, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës
45 Armend Musaj Mbështetës i Keltis Krujës
46 Artion Bajramaj Ish,- Kryetar I G99 dega Durrës
47 Artmir Krasniqi Ish drejtor i hipotekës Vlorë mbështetës i flaktë i Arben Ristanit

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked