BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rrëfimi i të penduarit mafioz: Mbetjet toksike të Europës drejt Italisë së Jugut dhe Shqipërisë

Carmine Schiavone:  “Pas 20 vitesh do kenë vdekur të gjithë nga kanceri”. Pas shumë vitesh, thyhet heshtja rreth fjalëve të Carmine Schiavone, ish boss i familjes mafioze Casalesi, deklaruar përpara Komisionit Parlamentar të Antimafias në (Itali). Që atëhrë i penduari fliste për ndotje të burimeve hidrike dhe të një rreziku të lartë për ata që banojnë në ato zona.

schiavone

Në dhjetor, Parlamenti italian vendosi të hiqte sekretin shtetëor mbi aktet e deponimit të Carmine Schiavone dhe ajo që  shumë kanë lexuar në librin “Gomorra” të Roberto Saviano, sot është më reale dhe e frikshme se kurrë.

Mbetje toksike – pallate ndërtimi – toka e helmeve. Në këtë strukturë, Schiavone flet për përfshirjen e mafias, në dy çështje të mëdha të ndërlidhura mes tyre: përpunimi ilegal i mbetjeve toksike dhe realizimi i autostradës Caserta – Napoli, brenda së cilës Camorra ishte e përfshirë në gërmimin dhe trasportin e dheut për punimet, me anë të ndërmarrjeve nënkontraktore. Kjo autostradë do merrte emrin e autostradës së mbetjeve toksike. Gjë që konfirmohet ende sot e kësaj dite nga gjetjet e shumta që kryejnë karabinierët dhe prokuroria italiane.

Klani hyn në një luftë të ashpër mes tyre për shkak të fitimeve kolosale që biznesi i mbetjeve toksike realizonte. Schiavone përmend në rrëfimin e tij edhe për Cipriano Chianese dhe krahun e tij të djathtë Cerci Gaetano; gjithashtu Schiavone përmend ndër miqtë e tij më të mirë edh për Licio Gelli, personazhi i njohur për përfshirjen në masonerinë italiane.

Schiavone prmend shpesh mbetjet radioaktive ardhur nga Gjermania. Prej dekadash janë hapur gropa të thella deri në 50 metra që preknin damarët e ujërave nëntokësore, që mandej do mbuloheshin me mbetje toksike dhe Cfarëdo lloj materiiali tjetër. Këto toka mandej u shiteshin fshatarëve që në padijeni të plotë i përdornin për të kultivuar fruta dhe perime. Kurse në zonat përqark Domiziana gërrmohej dhe merrej rëraqë shpërndahej për industrinë e ndërtimit në Lombardi, Liguria, Toscana por edhe jashtë Italisë.

Schiavone përmend se nuk ishin të vetmit që kryenin këtë biznes, por ai kryhej edhe nga familje të tjera mafioze. Mafiozët siçillianë kryenin për llogari të tyre këtë biznes vekjesjellës, kurse familjet mafioze të Kalabrisë dhe të Pulias dërgonin rregullisht mbetje të larta toksikë edhe në Shqipër, falë afërsisë së krimit me shtetin dhe inekzistencës së prokurorisë shqiptare.

14424195_330670813937971_1839190984_o

Schiavone flet qartë: Camorra dhe shteti u bënë një pas kapjes së shtetit nga lobet e financës dheindustrisë. Por, mos mendojmë se mafia ekziston vetëm në Itali sepse shumicën e porosive e kryenim me politikanë dhe mafiozë prej Gjermanisë, Francës deri në Amerikë të Jugut.

Insistimi i qeverisë së djeshme dhe asaj së sotme për importimin e plehrave në një vend me struktura kaq të dobëta kontrolli dhe përpunimi fsheh një biznes miliarda euro që shkatërron përfundimisht turizmin shqiptar dhe rrezikon jetën e njerëezve edhe sot me rastin më të lartë të kancerit në Europë. Në Europë, këto mbetje ka aftësi ti përpunojë vetë Gjermania, e cila e ka kthyer në një industri përfitimi gjigande këtë sektor. Vitet e fundit, vetëm ndërmarrjet italiane kanë paguar Gjermanisë mbi 11 miliarde euro mbi riciklimin dhe neutralizimin e mbetjeve toksike, industriale dhe kimike si dhe ato urbane. Shifra këto që bën të kuptosh se përse mafia e sheh me kaq përfitim groposjen  e tyre për shifra shumë më të vogla, pavarisht kostove të jetës dhe territorit.

Prandaj na duhet një shtet i fortë, që kuron interesin e qytetarëve dhe jo atë të vemjeve të brendshme dhe lobeve ndërkombëtare. Për këtë arsye garancia e vetme për qytetarët janë vetë qytetarët. Për këtë arsye qytetarët shpikën demokracinë, ku vendimet i marrin vetë qytearët  dhe jo partitë, lobet apo masoneritë. Një shtet ku institucionet formohen nga vetë qytetarët që zgjedhin dhe shkarkojnë të gjithë zyrtarët e lartë në çdo moment. Pa rrëzimin e partitokracisë nuk do kemi as demokraci, as ekonomi dhe as begati. Këtu do lulëzojnë vetëm krijesat e skorjeve radioaktive me ngjyra të ndryshme por me të njëtjën shije helmi për shumicën e këtij vendi.

 

Dokumenti i plotë përpara Komisionit Parlamentar Ecomafie: http://leg13.camera.it/_bicamerali/rifiuti/resoconti/Documento_unificato.pdf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked