BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

S.O.S – vijim : PLATFORMA PER NJË SHËNDETËSI MODERNE

10620473_834525786579369_8061490393106976096_o

S.O.S – vijim : PLATFORMA PER NJË SHËNDETËSI MODERNE

 

PLATFORMA PER NJË SHËNDETËSI MODERNE

 

Atë që  ëndërroi dikatori Hoxha, e realizuan pasuesit e tij sot. Shqipëria,  nga raporti i TIA 2013, del se është vendi i 1rë në Botë për korrupsionin në  shëndetësi.

Kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht dhe papritur. Për atë ka përgjegjës direktë dhe ka kontribuar e gjithë “pseudo elita” e tanishme duke filluar  nga bluzat e sterrosura, që janë kthyer nga njerëzit më të dashur (si janë në Evropë)  në kategorinë më të urryer për shqiptarët. Pazaret me jetën e shqiptarëve janë tashmë një rregull i padiskutueshëm për këta vampirë të pashpirt. Shqiptarët ndihen në kurth, dhe vetëm ata që kanë para mund të shpëtojnë nga kthetrat e këtyre krijesave. Rastet e abuzimit dhe vdekjeve nuk janë çuar kurrë në gjykatë dhe aktualisht nuk ka asnjë mjek apo matrapaz barnash i dënuar për këto vepra penale të rënda.

Por çfarë nënkupton e drejta për një shëndet të mirë dhe si është rregulluar në legjilacioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar?

Tradicionalisht shëndeti është parë më shumë si një çështje e sferës private se e asaj publike. Ligjet e para në lidhje me shëndetin e kanë zanafillën gjatë periudhës së industrializimit: the Moral Apprentices Act (1802) dhe Public Health Act (1848). Këto dy ligje u miratuan ne Mbretërinë e Bashkuar dhe u shikuan si një mjet për të kontrolluar trysninë sociale gjithmonë e n rritje që vinte nga kushtet shumë të vështira të punëtorëve. Gjithashtu edhe në kushtetutën e Meksikës të 1943 gjejmë disa referime lidhur me përgjegjësinë e shtetit për mbrojtjen e shëndetit publik.

Çështja e shëndetit mori përmasa ndërkombëtare vetëm me krijimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 1946, e cila e përkufizon shëndetin si  një mirëqënie e plotë fizike, mendore dhe sociale që nuk konsiton vetëm në mungesën e sëmundjeve. Gëzimi i nje gjëndje shëndetsore sa më të mirë të mundshme përbën një të drejtë themelore të individit pavarësisht racës, fesë, bindjeve politike, gjendjes ekonomike dhe sociale. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.

Normativa kryesore ndërkombëtare për të drejtën themelore për shëndet përbëhet nga:

  • Deklarata universale e të drejtave të njeriut (neni 25)
  • Konventa ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale, dhe kulturore (neni 12)
  • Karta sociale evropiane (neni 11)
  • Deklarata amerikane për të drejtat dhe detyrimet e njeriut (neni 33)
  • Karta afrikane e të drejtave të njerëzve dhe popujve (neni 16)

Ajo që duhet nënvizuar është fakti se e drejta për shëndet është e ndërvarur me të drejta të tjera themelore si e drejta e jetës, e drejta e integritetit fizik dhe moral, e drejta për informim, e drejta për edukim, e drejta për punë dhe të drejtat gjatë punës, e drejta për një ambient të shëndetshëm, e drejta për strehim, dhe e drejta për ushqim. Kjo do të thotë se e drejta për shëndet bën pjesë te ato lloj të drejtash që bëjnë të mundur gëzimin e të drejtave të tjera por edhe që nuk mund të gezohet pa qenë të garantuara më parë disa të drejta të tjera.

Në vendin tonë e drejta për shëndet është një e drejtë kushtetuese: shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetsor nga shteti (neni 55/1), askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca,  feja,  etnia,  gjuha,  bindjet  politike,  fetare  a  filozofike,  gjendja  ekonomike,  arsimore,  sociale ose përkatësia prindërore (neni 18), fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të  veçantë nga shteti (neni 54/1).

Gjithashtu e drejta për shëndet është objekt i shumë ligjeve të shtetin shqiptar si: ligji “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, ligji “Për Shëndetin Mendor”, ligji “Për Sigurimet Shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Kodi penal, si dhe Karta e të Drejtave të Pacientit e miratuar ne 2011 nga Ministria e Shëndetësisë.

Pavarësisht nga legjislacioni gjendja e shëndetësië në vendin tonë është tejet e rënduar për të mos thënë katastrofale aq sa nuk është çudi që perceptimi i publikut është që nëse nuk ke para vdes. Në bazë të të dhënave të OBT-së Shqipëria është vendi që investon më pak në rajon në fushën e shëndetësisë, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

————-

Sot territori i Republikës së Shqipëris ka pësuar  jo pak ndryshime në organizimin e qëndrave shëndetësore rajonale dhe qendrore  të cilat ose janë zhdukur ose kanë zëvendësuar qëllimin nga përkujdesje të pacientit në vjelje të klientit.

Kjo, për shkak të politikave të ndërmarra në vite dhe mos dhënia e rëndësisë  përkundrejt  shëndetit  të qytetarit.

Por për të arritur ne pikën finale, pra në shpjegimin dhe në dhënien e arsyes  që  përse sot shëndetësia ka pësuar një humbje të madhe, del si e domosdoshme një radiografi ndër vite si dhe  një rezume, duke filluar nga organizimi që shëndetësia ka patur që nga nisja e Shtetit shqiptar.

Përpjekjet e para për nje organizim shëndetësor datojnë 1912-1944 ku Shqipëria gjendet tërësisht e “zbuluar” ndaj shëndetësis per shkak të sundimit  turk. Shpërndarja e sëmundjeve ishte në nivele shqetësuese dhe tërësisht jashtë kontrolli. Megjithatë në kërkimet e bëra është prezente ekzistenca e disa dekreteve lidhur me karantinën dhe detyrimin e vaksinimit kundër Lisë sëmundje që në shekullin e XX shndërrohet në një kriminel të  vërtetë duke shkaktuar mijëra vdekje. Por edhe ky dekret nuk zbatohej rregullisht. Duke patur shëndesia probleme organizmi dhe mospërfaqësim institucional,  ata pak mjekë që ktheheshin në Shqipëri nga studimet e kryera jashtë, ushtronin që në atë kohë profesionin në formë private duke thelluar akoma më shumë prezencën e sëmundjeve dhe favorizimin e përhapjes së këtyre të fundit.

Pas shpalljes së pavarsisë (1912) dëri në vitin 1939-1940 Shteti Shqiptar vazhdonte ende të mos kishte struktura organizative solide ndaj shëndetësise. Kjo vuri funksionarët e shtetit të ri të përballeshin me një gjëndje teje kritike, per të mos thënë totalisht jashtë kontrollit. Sëmundje si Malarja ; TBC ; Sifilisi ;  Tifo abdominale ;  Kolera  etj, gjunjëzonin kombin që ndodhej në gjëndje tepër të rënde ekonomike, me aspak norma higjeno-sanitare, me një culturë  të ulët shëndetësore të popullatës dhe me një mosdije absolute të jetesës nëpër krahinat e Shqipërisë dhe se cfarë sëmundjesh mbizotëronin në këto të fundit.

Ky problem ndaj shëndetësisë nuk pati rezultate edhe gjatë Qeverisjes së Vlorës (1912-1914) e cila nuk prodhoi sikur edhe një strukturë rudimentale për të organizuar në çfarëdo mënyre aspektin shëndëtësor publik Shqipëtar. Sado që shëndeti i popullit ishte tërësisht i kompromentuar, ku sëmundjet e sipërpërmëndura mbulonin rreth 37% të mortaliteti infantil dhe 15% te mortalitetit brënda moshës 30 vjecare.

Vetëm nje udhëheqës i kesaj Qeverie z.Dhimiter Berati, që mbulonte masmedian, kishte ngritur nevojën absolute për një organizim shëndetësor, si i vetmi indikator i një mirëqënie të popullit dhe funksionimit të strukturare të ndryshme ekonimike, juridike dhe gjeopolitike. Nga kjo ide dhe nevojë për ti garantuar siguri dhe jete popullit, në 1914 gjatë qeverisjes së Durrësit lindi Drejtoria e Përgjithëshme e Shëndetësise, me në krye Dr. Turtullin.

Ky institucion filloi menjëhere punën me një sërë propozimesh për të përmiresuar shëndetin ku spikatën në konklusionin e krijimit në Komunat e Prefekturave të një istitucioni Spitalor që të priste të sëmuret, dhe  të një njësie “ambulance” për transportin. Përsa i përket qyteteve, në keto të fundit  të ngriheshin komitete shëndetësore me funksionin e kërkimit shkencor, të dianjostikimit, dhe parandalimit të sëmundjeve me mortalitet të lartë. Në këtë menyrë Shteti pretendonte të afrontë mjekët e diplomuar  jashtë dhe me njohuri më specifike. Por i gjithi ky mund nuk gjeti zbatim ndërsa gjatë viteve 1914-1918 sepse Shqipëria u pushtua nga dy grupimet ndërluftuese në Luftën e Parë Botërore.

Pas luftës që i solli Shqipërisë  akoma më shumë sëmundje dhe probleme, me qeverisjen e Lushnjes sërisht lind kërkesa per të vazhduar projektin e Dr. Tutullit dhe të një organizimi shëndetësor. Kështu që në 1920 kjo qeveri krijon bazat e një bërthame të organizimit të Shëndetësise Publike. Lind ideja e një organizmi tërësor të territorit, ku secili qytetar të merrte ndihmën shëndetësore dhe Shteti (risia) është i detyruar të garantoje për cdo qytetarë  të kombit të tijë. Riorganizimi specifikonte që në nivel qarku të kishte një mjek të emëruar nga DPSH

( drejtoria e shëndetit publik) qe kishte për detyrë : të siguronte të varfërve vizitën mjekësore falas

  1. Të kujdesej për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ti studionte ato
  2. Të ispektonte farmacitë dhe barnat e përdorura

Dhe për herë të parë në 1920, u nxorrën disa dispozita ligjore mbi ushtrimin  e profesionit nga mjekët, dentistët dhe farmacistët, dhe vetëm Shteti kishte të drejtën per të njohur profesionin e ushtruar.

Nje revolucion i vertetë  për kohën dhe  për atë cka shqipëria kishte kaluar ndërvite.

Përcaktimi ligjor krijoi limitet e profesioneve duke nzitur kështu bashkëpunimin per arritjen e përbashkët :

Garanci ndaj shëndetit.

Por ajo çka ra menjëherë në sy dhe tërhoqi vëmëndjen e Qeverisë ndaj kësaj risie ishte pjesëmarrja masive e popullatës për kryerjen e vizitave, për pranimin e marrjeve të kampionëve  të atyre që ishin të infektuar dhe te bashkëpunimit që njerezit treguan ndaj shëndesisë dhe normave te “ reja” që ajo vendosi në uzancat dhe mënyrën e të jetuarit  të cdo qytetari.

 

Gjatë qeverisë  Fan Noli në qershor 1924 u shpall programi qeverisës ku përfshinte 20 pika dhë njëra prej tyre specifikonte që do te organizohej nje punë  e posaçme ne fushën e mjekësisë dhe shëndetësise me mjetet më moderne të asaj kohe. Ky vit në territorin Shqipëtarë përfaqësohej nga 94 kuadro mjekësore të profileve të ndryshme

( epidemiologji, infektivologji, cardiologji… etj).Ndodhën ndryshime gjithmonë e më konkrete në rëndësinë e përgatitjes mjekësore, sidomos për të marrë nga perëndimi dhe nga lindja njohuri sa më konkrete në disiplinat mjekësore diagnostikuese. Arsye kjo  qëe Shteti Shqiptar, gjatë periudhës 1925-1938 financoi  diplomimin në Fakultetin e Mjekësisë në shtetet e huaja  të  48 mjekëve, të cilët kishin përgatitje cilësore për ta vënë në dispozicion të popullit që vuante nga Shëndeti.  Kjo dëshire për të përmirësuar njohuritë e mjekëve Shqiptarë ishte e domosdoshme për të njohur epidemiologjinë, sëmundjet e popullit dhe se si ato lëviznin në kohë, dhe nëse keqësoheshin simtomat apo ishin të njëjtat.

Sado që në vitin 1932 në tokën tonë  kishte 111 mjekë, 39 dentistë, 85 farmacistë, 24 mami, Qeveria e Fan Nolit kishte dëshire që përgatitja e specialistëve të ishte Elitare. Kjo dëshirë për të patur “ standarde” bëri që idea e një organizimi shëndetësor të ishte i  domosdoshëm dhe të bëhej konkret. Ne 1939 edhe pse lufta e dytë botërore ishte në vazhdimësin e saj, Drejtoria e Përgjitheshme e Shëndetësise në Shqipëri vazhdoi punën e saj reformuese.

U ngrit Këshilli i Lartë i Shëndetësisë si organ konsultativ me vartësi të drejpërdrejtë nga Roma. U vendosën rregulla të rrepta për hërë  të parë në Spitale ku duhej me cdo kusht të respektoheshin direktivat Higjeno-Sanitare të vendosura nga Ministria e Shendetësisë. Por kjo ide e re duhej të përfshinte çdo qytet e krahinë të Shqipërisë, dhe në vitin 1942 emërohet Drejtor i Drejtorise se Pergjithëshme te Shëndetesisë Dr. Hamdi Sulçebe.

Funksion ky që mbulonte në të gjithë territorin etnik, perfshirë edhe Kosovën deri më vitin 1944.  Nga ky vit deri më 1992 ndodhë Istitucionalizimi I Sistemit Shendetesor sipas modelit lindor.

Me ardhjen e komunizmit shëndetësia në Shqipëri u organizua sipas modelit sovjetik Semashko dhe funksiononte nën dogmën e centralizimit të rreptë sipas principit:

 

  • Sherbim per te gjithe
  • Jeta e njeriut është kapitali më i çmuar

Pika këto që edhe sot e kësaj dite janë në rreshtin e parë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por sado që dëshira ishte e madhe për të krijuaur një Shëndetësi të drejtë, mundësitë reale ishin të kufizuara, sidomos në sektorin diagnostiko-kurative mjekësore.

Qoftë në aspektin e mangësisë teknologjike, buxhetore, por edhe në drejtimin e cilësisë,

zgjedhjes,  eficences,  madje edhe barazisë mjekësore.

Sidoqoftë centralizimi mundësonte nje koordinim të detyruar midis sektorëve që  ishin të lidhur me shëndetësin e popullatës, të masave mbrojtëse epidemiologjike higjeno-sanitare dhe faktorëve të tjerë favorizues në përhapjen e tyre.

Kjo ndikoi në rritjen e jetëgjatësisë mesatare të njerëzve, por edhe në krijimin e bazave të para të sektorit të shëndetit publik. Edhe sot kur flitet me kolegë që kanë ushtruar profesionin në Kohën e komunizmit shprehin me entuziazëm organizimin që kishte shëndetësia per të siguaruar Shëndetin. Qeveria e re Komuniste ( 22/10/1944),  në përbërjen e sajë kishte, Ministrinë e Shëndetësisë, me në krye Dr. Ymer Dishnica. Programi i Qeverisë theksonte organizimin dhe funksionimin e shërbimit shëdetësor për përmirësimin e shëndetit të popullit dhe parandalimit të sëmundje epidemiologjike. Kjo bëri që Organizimi dhe Administrimi Teknik I Sistemit Shëndetësor në shkallë vëndi të ishte :

  • Qëndror, ku përfshihej Ministria e Shëndetësisë me strukturat e saja organizative
  • Periferik përfshiheshin 17 qarqe e rrethe.

Ky organizim ndjente nevojën e krijimit të Istitucioneve Arsimore Shëndetësore si themelore në përgatitjen e mjekëve dhe në përmirësimin e tyre në prefosion.

Kjo nevojë dhe domosdoshmëri, bëri që  të lindë Istitutin e Lartë të Mjekësise.

Më 22 shtator 1952 filloi nga puna Istituti I Lartë i Mjekësisë, me vetëm 67 studentë. Mjekë të cilët nga ky istitut kishin vetëm përgatitjen e Mjekut të Përgjithshëm dhe jo specialist.

Klasa akademike përbëhej nga mjekë Shqiptarë që kishin mbaruar studimet në Lindje. Kjo mundësojë krijimin e një kurrikule Arsimore të Lartë në Mjekësi mbi baza filozofie që përmbante:në themelin e vet formimin politiko-ideologjik të mjekëve të ardhshëm.

  • Përgatitja e kuadrit të Lartë të mjekësisë kishte, edhe themelin e përgjithshëm, i cili ndërtohej nëpërmjet një kompletimi lëndësh të ashtuquajtura Lëndë të formimit të përgjithshëm ( Biologji-kimi dhe Fizikë)
  • Përgatitja e përgjithëshme kishte edhe elementin e katërt, atë gjuhësorë (latinisht, rusisht, frëngjisht)

 

Ndihet e domosdoshme edhe prezenca e një figure tjetër në mjekësi, e cila do shërbente fillimisht si ndihmës e më pas të ishte tërësisht studim intelektual universitar mëvete, Infermieria.

Kjo mangesi që duhej me doemos  korigjuar është e lidhur me progresin teknik të praktikave, të bazuara fillimisht në dijet mjekësore  që në kohët e fundit ka marre gjithnjë e më shumë profil më vete, duke e quajtur profesionist në ushtrimin e  profesionit të tij,  me norma perkatëse deontologjike.

Para vitit 1944 si infermier/ mami punonin në Shqipëri, një personel i kualifikuar nëpër kurset e drejtuara nga mjekë, infermier/mami të huaja, por edhe një numër infermier/mami të diplomuara jashtë shtetit.      Në vendin tonë në vitin 1922 hapet kursi i infermierëve, i cili rihapet dhe në vitin 1926.

Numri i përgjithshëm i personelit infermieror, që mbulon shërbimin  shëndetësor publik në vendin tonë është 13500.      Në shërbimin spitalor punojnë 45% prej tyre.

Niveli arsimor infermieristik në nivel vendi paraqitet:

13%- me kurse një/dy vjeçare, pas arsimimit 8 vjeçar.

15 % – me kurse tre vjeçare, pas arsimimit 8-vjeçar

29.7%- me arsim të mesëm mjekësor, pas arsimit 8-vjeçar

18.2% – me kurse një vjeçare, pas arsimit të mesëm

20% – me kurse dy vjeçare, pas arsimit të mesëm.

2% – me arsim të lartë

2.1% nuk kanë arsimin përkatës

 

Ky investim kishte synim organizimin e Shëndetit dhe të strukturave spitalore në menyre që të mos kishte dëndje, situate kjo që do favorizonte trasmetimin  e sëmundjeve  nga individ në individ. Të përmirësonte gjithashtu edhe kontrollin routine sidomos në analiza të qytetarëve që ishin edhe punetorë.

Të gjitha këto norma detyronin Shtetin dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të mirëmenaxhohej buxheti që kishin në bazë të prestacioneve spitalore: të operacioneve që bëheshin,  sasisë së medikamenteve që konsumoheshin  dhe   farmacise qe  nevojitej.

Në këtë mënyre kush kishte fluks më të madh kishte buxhet më të lartë.  Kjo natyrisht përmbante një përgjegjësi më të madhe në kurriz të mjekut i cili vetëm pasi të kishte konsumuar protokollet dhe të mos kishte marrë rezultate ndaj atij pazienti, pasi nëpërmjet mbledhjes së  një Komisioni që përmbante:

Mjekun e përgjithshem

Mjekun patolog

Drejtorin e pavionit

 

mund të dërgohej pacienti në nje spital me specialitete si QSUT.

 

Por me rënien e komunizmit edhe ky organizim ishte drejt fundit. Me hyrjen e demokracisë dhe liberalizimit të tregut, dhe jo vetëm, mjekësia pësojë humbje të madhe në atë pjesë për të cilën ishte bëre një punë shekullore: kujdesin per jeten.

Ja që lind nga grykësia për fitim,  idea për të bërë Private gjithçka, a thua të ishte prona e dikujte toka e të gjithëve. Spitalet zotëronin nje kontroll të plotë duke patur diferencimin e të Sëmurit të Shtruar, dhe Konsultës me të Sëmurin. Por kjo frymë e re që përfshiu Shqipërinë  shumë shpejt u shndërrua në një Armë gjithpërfshirëse Korruptive dhe Klientelare.

Profesioni kaloi në vend  të dytë, skishte më rëndësi pacienti apo sëmundja dhe studimi i saj. Orientimi i sistemit dhe operatorëve te tij tani kishte yllin e ri polar: Paranë! Pavarsisht mënyrave të sigurimit të saj, sukseksi i çdo mjeku do të varej nga aftësia e tij e tij për të mbledhur para dhe shpërndarë privilegje në favor të tij, familjes apo dhe partisë së radhës që siguronte garancitë e nevojshmë për konsolidimin e këtij sistemi pervers, ku të gjithë aktorët ishtin të kënaqur përveç Pacientit.

Ja pra që disa nga “ Ata” të vjetërit u lidhën me njëri tjetrin duke monopilizuar vëndet e punës, mësimedhënien dhe pse jo, edhe pazientët.  Filluan të shkëmbenin brënda SPITALIT PUBLIK  të semurët,  duke bërë pronë pivate ambientet e përbashkëta të mjekëve, për hirë të ushtrimit të profesionit.  Kështu mjekut i  lindi sërisht  pas 78 vitesh dëshira për të ushtruar profesionin privat, por me një diferencë nga  atëherë kishte dypunësim  klasa e  re që merrte gjithnjë e më shumë  sembiancat e nje gjakëpirësi të pashpirtë.

Kjo solli me kalimin e kohës dhe me ndihmën e Qeverive të  tranzicionit gjithmonë e më shumë lidhje klientelare si me infermierët, rojet , berberët, kaldaistë, e deri tek punonjësit e angjensive funerale.

Vetëpunesimi Privat kërkonte më shumë energji se Punësimi publik. Kjo energji e shpenzuar  nuk ishte në përmiresimin e shërbimit, por në kërkimin e mënyrës së shkatërrimit të konkurencës dhe mbizotërimin e antimodeleve dhe antivlerave njerëzore dhe profesionale.

Por biznesi duhet mbrojtur, gjë që shtyhu këta zoterinj mjekë të bëheshin pjesë e armatës politike PD-PS-LSI etj.

Ata tashmë ishin në sistem dhe të DYPUNESUAR me klinika super të pajisura me makineri të tipit të fundit, të blera apo të marra nga QSUT dhe nga buxheti i Spitalit, që dihet funksionon për të garantuar shërbimin jetësor të popullates dhe jo për të mbushur xhepat e disave .

Ja që gjatë administratës Cikuli hapet dera e shumepritur:

PUNA ne SHTET dhe ne PRIVAT LEJOHET.

Vajti gjithnjë e më shumë në degradim idea e stafit, e ketij krupi profesionistësh që diskutojnë për të ardhmen e  pacientit.

Funksioni i stafit ishte i qartë, mjekët mblidheshin për të krijuar :

Protokolle

shërbim,

shoqata dhe politika që duheshin ndërmarrë për ti bër të mundura përmiresimet.

Por si mund të ketë bashkëpunim kur pjesa më e madhe e kësaj klase tashmë në degjenerim  është pjesë e firmave farmaceutike dhe ne disa raste jane vete pronarë  të këtyre të fundit?

Mendojnë se gjejnë strehë në thënie të ndryshme si të tipit:

 

këtu kështu bëjnë të gjithë

sjam as i pari as i fundit

 

Duke justifikuar që bota funksionon se ka shtet,  kurse për këta shteti nuk ekziston se jane vetë pjesë e tij  dhe s’kanë interes të funksionojë. Manipulohet  më thjeshtë i varfëri dhe nevojtari.

Kjo makinë krimi e financuar nga politika ka rritur pasigurinë ndaj shëndetit dhe ndaj profesionistëve të vërtet qëshyqyr zotit ende mbijetojnë në këtë vend me djersën e ballit.

Këta janë spitalet tona, pa hyrë në detaje të jetës së përditshme të këtij shërbimi që në përgjithësi çdo hallexhi do ta pranonte kokulur varfërinë, mungesën e ngrohjes dhe të ujit, por assesi nuk do të dëshironte të përfundonte dyerve të spitaleve tona që janë në pikë të hallit. Shumë njerëz nuk kanë mundësi të vizitohen, sepse nuk kanë të ardhura dhe jetojnë në një minimum jetik të varfërisë, në luftë me mbijetesën. Po me jetimët ç’ndodh!? Po me të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur!? Po me invalidët, personat me aftësi të kufizuara!? Ata janë në mëshirë të fatit dhe rrezikojnë jetën çdo çast, sepse asnjë mjek nuk i prek me dorë nëse nuk paguajnë… Si kudo, edhe mjekësia është dehumanizuar ca më shumë nga disa sektorë të tjerë publikë dhe privatë në këta 22 vjet të tranzicionit të zgjatur pa shkak. Të dypunësuar në sektorin shtetëror edhe në atë privat, një pjesë jo e vogël e mjekëve në marrëdhënie okulte dhe bashkëpunim me segmente të caktuara të sistemit administrativ korruptiv që tashmë kanë krijuar oligarkinë e tyre në këtë sektor jetik të vendit, janë kthyer në një babëzi kolektive drejt një pasurimi galopant dhe pa fre, ku mund të thuhet pa frikë se, ata janë evazionistët më të çuditshëm dhe më të mëdhenj fiskal, duke mos deklaruar fitimet e tyre marramendëse me bekimin e pushtetit dhe politikës.

Gjatë këtyre 22 vjetëve, shpesh kemi dëgjuar kinse nëpër fushata elektorale dhe foltoret e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar oratorë politikë që flasin me patos për luftën ndaj korrupsionit dhe reformat që duhet të ndërmerren në mjekësi, por, kjo është thjesht një “lojë” dhe demagogji e atyre që na kanë keq qeverisur dhe na keq qeverisin në mënyrë abuzive.

Arsyeja është fare e thjeshtë. Oligarkia që ka mbërthyer në mënyrë kapilare pikat kyçe të korrupsionit galopant në tërë rrjetin e shërbimit mjekësor, reciprokisht jep edhe merr me politikën në mënyrë të ndërsjellë. Në këtë kuptim, kupola e kësaj oligarkie, (që janë militantët partiakë që drejtojnë hallkat kyçe administrative të sektorit të shëndetësisë në vend), e ka keqpërdorur dhe e keqpërdor elitën e inteligjencës mjekësore si një aset elektoral për të bërë lobim në favor të pushtetit politik, të atyre që na qeverisin në mënyrën më të keqe dhe të pamerituar. Nga ana tjetër, si shpërblim, politika me veprimet dhe mosveprimet e saj, gjithmonë ka ditur të mbyllë sy e veshë në favor të kastës oligarke që mban peng reformën mjekësore. Pra, e gjitha kjo është një marrëdhënie midis politikës dhe kupolës oligarkike në interes të këtyre të fundit dhe në dëm të qytetarëve të këtij vendi.

Është kjo një nga shumë arsyet përse korrupsioni masiv në Shqipëri për më shumë se dy dekada “noton” në mënyrë skrupuloze dhe të rafinuar në gropën e zezë sociale, nga ku të ardhurat që përfitohen në rrugë të paligjshme dhe të pandershme, përqendrohen në pak duar të atyre që konsiderohen sot “elita e kapitalizuar” e disa profesionistëve arrogantë dhe prepotentë në marrëdhënie me të varfrit dhe shtresat e pambrojtura të shoqërisë. Nga përvoja e praktikës botërore, del se në çdo vend të botës së lirë demokratike, një mjek, një kirurg, një stomatolog, çdo profesionist i fushës humane, në veprimtarinë dhe punën e tij ka një normë, një kriter dhe tregues të punës që bën në lidhje me numrin e pacientëve që trajtohen prej tyre. Një kirurg në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Suedi, Norvegji, Itali, Turqi apo edhe Greqi, nuk mund të realizojë më shumë se një deri në dy operacione në javë. Këtu në Shqipëri, një kirurg planifikon dhe realizon tre deri në pesë operacione në ditë. Një stomatolog, në vendet e Perëndimit planifikon dhe mund të shpenzojë si kohë të gjithë ditën me një deri në dy pacientë, ndërsa këtu në Shqipëri, një stomatolog planifikon dhe kalon në duart e tij edhe më shumë se 10 pacientë në ditë. E gjitha kjo në emër të fitimit. Një raport i sapopublikuar i Bankës Botërore vëren se mbështetja e madhe te financimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga më të pabarabartët në Europë dhe Azi.

Sipas raportit, shqiptarët shpenzojnë në total rreth 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor.

Por nga këto, vetëm 40 për qind paguhen nga qeveria, ndërsa pjesën tjetër prej 60 për qind, e paguajnë vetë qytetarët nga xhepi i tyre.

Kjo shifër e rendit Shqipërinë në vendin e pestë në Europë dhe Azinë Qendrore ku familjet paguajnë peshën më të madhe të kurimit për sëmundjet nga buxhetet e tyre, pas Azerbajxhanit, Taxhikistanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 17 për qind ose mbi tre herë më e vogël.

Por cilat janë pasojat e kësaj shpërndarje? Banka Botërore thotë se kur qytetarët detyrohen ta mbajnë vetë barrën më të lartë të shpenzimeve për mjekim, sistemi shëndetësor bëhet i pabarabartë dhe favorizon të pasurit, ndërkohë që kufizon aksesin e të varfërve në shërbimet shëndetësore bazë. Kjo, pasi ata që nuk kanë të ardhura nuk mund ta paguajnë shërbimin. Për të matur këtë pabarazi ekspertët e Bankës kanë përdorur një tregues, i quajtur indeksi i përqendrimit, i cili varion nga -1 për vendet që kanë sistem shëndetësor pro të varfërve, në 1 për ato që favorizojnë të pasurit. Me një koeficient 0.2, Shqipëria rezulton vendi i 5 me sistemin shëndetësor më të pabarabartë në Europë dhe Azi. Kjo do të thotë se një qytetar shqiptar me të ardhura të pakta e ka shumë më të vështirë për të marrë shërbim shendetësor, se sa qytetarët e vendeve të tjera në kontinent. Madje siç thotë Banka Botërore, për 17 për qind të familjeve shqiptare shpenzimet për mjekim janë katastrofike, sepse e kalojnë 10 për qind të të ardhurave të tyre. Për të mos paragjykuar të gjithë atë armatë të shëndoshë të mjekëve që me punën, integritetin dhe përkushtimin e tyre profesional, një jetë të tërë kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe shpëtimin e shumë jetëve njerëzore, është vendi të përmend një nga shumë episode që nuk e nderojnë aspak këtë profesion human dhe po aq fisnik. Përkundrazi, e komprometojnë dhe e njollosin rëndë atë. Janë përpjekur në shumë  aspekte për të krijuar istitucione kontrolli si ispektoriate shëndetësor, taskë forcë për kontrollin e cilësisë mjekësore, taskë forcë për korrupsionin e sa e sa taskë forca të tjera duke korrur vetëm dështim. Arsyeja vjen se në keto istitucione janë kontrollues të preferuarit e këtyre, ata lëpiresit që shndërrohen në kamaleontët e rradhës. Nuk shohin rradhën e prindërve të dëshpëruar që presin jashtë urgjencës pediatrike, apo të dëgjojnë  lotët e mamave që su jepet pika e shpresës, pika e sherbimit ndaj femijës.

Por gjithnjë e më shumë  eshte bërë rruga për në spital si një rrugë ku portofoli duhet të jetë plot për të patur vëmëndjen e mjekut

vëmëndje e cila është detyrë Morale Juridike Profesionale të jepet me cdo kusht.

Betimi dhe kodi deotologjik janë të lëna në mëshirë të fatit, të konsumuara nga pluhuri.

Mjafton të shkosh në cdo qëndër shëndetësore apo në cdo spital të shqipërisë për të kuptuar që Leku dhe jo Shëndeti janë vetëm në QSUT për takimin, dhe për shërimin në klinikën x të rradhës.

Arsye kjo që akoma sot, pas 21 vitesh me këtë sistem që vetëm qeverisje nuk është, në vëndë që të shërojë shqipëtrët është e sëmurë vetë. Flitet me fjalë të mbëdha për nivelet që shëndetësia do arrije, nivel “rekord botëror “ në shërbimin spitalor e ambulator, shëndëtësia shqipëtare është “ paziente” e mungesës së investimeve, korrektesës, shërbimit cilësor, korrupsionit mjek-paziente. Gjithnjë e më shumë dëgjojme te flitet per “ modernizimin e mjekësisë shqipëtare”. Modernizimin de fakto po e provojnë shqipëtaret dita dites gjithnjë e më shumë. Aq modernë, i sigurt dhe efikas është shërbimi shëndetësor në shqiperi sa vetë kryeministri lindi femijën  e tije në një supër klinikë Europiane. Në 42% të zonave të vëndit nuk ka shërbim shëndëtësor. Nëpër fshatra mungon plotësisht. Ky shërbim publik është i shkalëzuar në tre nivele:

Nëpër rrethe u jepet vetëm gjysma e shërbimitkane vetëm shërbim ditor

  • Ata që jetojnë nëpër fshatra kanë vetëm 1 mjek në shkallë komune e nga 1 infermierë dhe asgjë tjëtër për mesatarisht 10 mije banorë.

Në vitin 2005-2009 u premëtua për një shëndetësi të kompletuar me pajisje, qëndra shëndëtësore dhe mjekë specialistë deri në majë të malit. Realisht, shëndëtësia sot, mbulon me shërbim shëndëtësor fizik vetëm 42% të territorit të vendit dhe 55% të popullsisë. Pjesa tjetër, pra 58% e territorit dhe 45% e popullsisë,nuk kanë shërbim shëndëtësorë atjë ku jëtojnë, por shkojnë atjë ku qevëria dhe shteti i kane caktuar dhe shpesh herë kilometra larg qëndrës së banuar.gjatë qeverisë  “Berisha” firmosi dhe vulosi një vendim absurd, që në 22 rrethe hoqi mjekët e specialiteteve, duke i përqëndruar në poliklinikat e 12 prefekturave. Në shkallë vëndi janë afro 500 fshatra pa mjekë, pa mami, pa infermierë e pa ndihmesmjekë, aq sa nga largësia punën e urgjencave e kryejnë vëtërinerët.primitivizmi i shëndetësisë krahasohet me spitalet e Afrikës së viteve 1940. Duke përmëndur disa “tregues”

Nëse do të bësh analizat duhet të siguroshë shiringat dhe provëzat

Nëse do të mjëkohesh duhet të blesh vetë mëdikamenet

Nëse do të shtrohesh duhet të marrësh më vëtë gjithëcka

Spitalet shqipëtare skanë kushtet minimale si ngrohja, ftohja, dhe ashensori. As ujë e as dushe skanë spitalet në shqiperi dhe shpeshë here jane te detyruar pazientët të vënë në shtëpi të lahen e të rikëthëhën sërisht në spital. Nuk është e rradhë të gjesh aparatura të cilat kanë një rëndësi aplotue në jëtën e pazientit te jenë të prishura gjë kjo që tëk privati nuk është e tillë, “Atje” kujdesi është i rreptë nga anae atyre mjekëve që shërbejnë në spitale, pavionë, klinika, urgjenca dhe ambulanca. Gjëndja është aq kritike sa mund të futesh si vizitor dhe del si pazientë, apo nga një del me dy ose trë sëmundjë të reja. Sipas statistikave Europiane shqipëria është vëndi i vëtëm në Europë, që shpenzon 5 herë pak financime për frymë, në sektorin e shëndetësisë, se ish-vëndet e lindjes në këto 20 vite. Sado që nga 2005 deri më sot janë rritur financimet për frymë, akoma skemi arritur as nivelet e Maqedonisë, moldavisë e Bosnjës. Më shumë se 70% e qytetareve paguajnë ryshfete në shërbim shëndedësor ngaj mjekëvë, ndërsa 50% u paguajnë ryshfet infermierëve. 95% e qytetarëvë vëtëfinancojne shërbimin e tyre ne vënd që të ofrohej nga shteti. Vetëm 25-30% mbulohet nga sigurimet, ndërkohë që pjesa më e madhe dhe e papunë, detyrohet të vëtëfinancohet. Kontributi i sigurimit shoqëror ështe vetem 3.4%  e pagës mesatare ndërkohë që nuk rimbursohen ilacet në masën e plotë por vetëm 10% e tyre. Një fakt tronditës është se realiteti organizativ vërteton që:

1 veteriner 50 lopë

1 mjekë per 10 mijë banorë

 

Kaq vlerë ka jeta e njerëzve në këtë pushtët  kusar e te kriminalizuar deri tek tenderat për letrat higjenike. Gjithëcka është bërë më shëndetësin por asgjë për shëndetin e popullates.

Ndaj kjo Hemoragji duhet ndaluar me metodat e sotme, me atë që perëndimi aplikon.

 

Propozojme:

Zgjedhja është zgjidhja:

Drejtori i përgjithshëm të zgjithet me votimin e të gjithë profesionistëve të struktures spitalore( mjekë, infemier, fizioterapist….etj)

 

Primari të zgjithet me votimin e  gjithë stafit  të pavionit

 

Dretori mjekësor i pavionit të zgjidhet nga mjekët dhe infermierët

 

Kartelat e pazientëve të jete on-line me firmë digitale dhe me

kod personal.

 

Të ketë një vlerësim multidisiplinor të pazientit( mjekësor, infermieristik, etj) me vlerësimin e rriskut.

Krijimin real të DRG( diagnosis- related group) si mënyra më e mirë për ti dhën pazientit  të duhur shërbimin e duhur.

Transparenca. është e domosdoshme ngritja dhe forcimi i një sistemi shëndetësor trasparent të bazuar në meritokraci dhe llogaridhënie:

Të ardhurat dhe shpenzimet  e spitaleve online

Cv e mjekeve dhe procedura e rekrutimit të jenë të aksesueshme online nga të gjithe qytetarët

Rezultatet e vizitave të jenë të shkruara qartë dhe të regjistruara elektronikisht.

Kartelat klinike të pacienteve të mbildhen në një arkiv elektronik kombëtar, dmth cilido mjek duhet të jetë në gjendje të ketë akses në kronologjinë  mjekësore të pacientit.

Recetat të plotësohen me computer dhe të mblidhen në kartelën klinike të pacientit. Në receta të tregohet ekskluzivisht principi aktiv dhe jo marka.

Instrumentat dhe mjetet spitalore të jenë gjithmonë të përdorshme dhe përndjekje penale për ata që, për interesa personale, dërgojnë pacientët në struktura private.

Shërbime bazë efikase  të garantuara për të gjithë shtresat më në nevojë të popullsisë.

Shërbim urgjence efikas, që përfshin dhe rinovimin e mjeteve dhe krijimin e garantimin e korsive preferenciale për shërbimin e urgjencës.

Ndalimi i dypunësimit në publik dhe në privat. Shqipëria nuk është sot gati të garantojë që të punuarit e një mjeku ne spital privat të mos influencojë punën e tij në strukturat spitalore publike.

Farmacitë të publikojnë on line bilancet e tyre si dhe të publikojnë, të paktën cdo dy muaj, cmimet e barnave që ata tregtojnë.

Të ndalohet shitja në Shqipëri të barnave që nuk lejohen të tregtohen në tregun e BE-së.

 

 

Ngritjen e një strukture eficente të shërbimit të urgjencës si garanci e shpetimit të jetësdhe vlerësimit në loco të komplikancave.

 

Formimit të equipe multifunksional për trajtimin e rasvere të rënda dhe jo më konsulta.

 

Vepra penale qe parashikojne domosdoshmerisht burg dhe jo thjesht gjobë, dënime që heqin liçencën e mjekut përgjithmonë në rastet:  për marrje rrushfeti apo forma të ngashme.

 

Të ketë vetëmenaxhim të buxhetit spitalor për të rritur përgjegjësin dhe eficencën e shërbimit.

 

Te hapen qendra spitalore ne cdo qytet si dhe te hapen qendra shendetesore neper rrethe dhe fshatra.

 

Të hapet qëndra e statistikës spitalore për të monitoruar shpezimet dhe sëmundjen në ecurin e tyre.

 

Të krijohet nje grup kontrolli nga ministria i cili të jetë i përberë me profesionistë të fushës së mjekësisë për kontrollin e barnave në spital, të cilësisë së shërbimit, profesionalizmit dhe të ket vendimëmarrje në zbatim ligji. Ashtu sic vëndet perëndimore kanë( italia N.A.S.)

 

Të krijohen grupe ekspertësh të trajnuar  në kontrollin e bujqësis, mjedisit, farmaceutikës dhe bulmetit.

 

Kredite të detyruara vjetore për të gjithë profesionistët shëndetësor me kurse falas të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Të furnizohen me materiale, me specialiste në fushën e mjëkësisë, infermierisë, mamisë dhe të disiplinave te tjera mjekësore për të qën sa më ëficente dhe konkret në ndihmë  dhe me paisjet më moderne në dispozicion te gjitha qëndrat spitalore të 12 qarqeve, si dhe te rikëthehen në punë ambulancat nëpër fshatra dhe rimëkëmbia e shërbimit terciar

 

Respektimi i pikave të mësipërme do sillte një frymë të re pune dhe profesionalizmi duke na laguar nga kjo hije e zezë që ka mbuluar shëndetësinë. Janë hapa të domosdoshëm për të rimarrë besimin e pacientit në garantimin e sigurisë dhe shëndetit të tij.

 

 

 

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked