BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Shteti i qytetarëve dhe jo i kryetarëve

Heqim dorë nga liderat dhe partitokracia, firmosim Kushtetutën e re

13249589_1700769556870245_1760263419_n

Krijimi i një shteti shqiptar të së drejtës kërkon ndarjen përfundimtare ndaj modelit të partisë-shtet që i mbivendoset Kushtetutës dhe ligjit. Krijimi i pluralizmit nuk pengoi por transformoi në rotacion, vazhdimin e mendësisë komuniste mbi një parti që vendos për gjithçka dhe për këdo. Njësoj si më parë, institucionet dhe gjithë administrata vihen në shërbim të partisë së radhës dhe jo Republikës. Është partia që të gjen punë, të bën të pasur, të jep privilegje dhe të siguron pandëshkueshmëri.

Kush mendoni ju se është burimi i së keqes në këtë vend?

Kush e ndërtoi këtë sistem pervers ku rruga drejt suksesit kalon nga dhuna dhe mungesa e respektit për ligjin?

Kush e ka ndotur parlamentin duke e mbushur me kriminelë dhe Hajdutë?

Kush ra dakord në vitin 2008 për listat e mbyllura?

Kush e degradoi sistemin arsimor?

Kush e identifikoi shkallen e suksesit në jetë me partinë?

Kush e ngriti këtë klasë pushtetarësh në piedestalin e të paprekshëmve këto 25 vite?

Kush pati autoritetin për të ndertuar këto modele perverse që  vazhdojnë të përhapen me shpejtësinë e një virusi mbi shoqërinë Shqiptare?

Kush ka monopolizuar ekonominë?

Kush nuk e don ligjin, drejtesinë dhe ngritjen e Shqiperisë?

Qytetarët apo Partitë???

 

Dalim nga shpella Platonike e hijeve dhe prestigjatorëve të partive politike drejtë Demokracisë Pjesëmarrëse.

Shqipëria ka vuajtur prej liderrave maniakë e delirantë.

Vendosim një demokraci të vërtetë ku populli vendos e shteti zbaton.Si një popull jo minoren por i rritur që di të vendosë vetë fatet e tij pa ndërmjetës. Në demokraci pjesëmarrëse qytetari bëhet shtet dhe shteti punon për qytetarët. Zyrtarët e shtetit nuk do emërojnë njëri tjetrin apo partia, por do të zgjidhen, kontrollohen dhe shkarkohen direkt nga qytetarët. Nuk do ketë më kryeministër por vetëm këshill ministrash, nuk do vendosë më njëshi por vendime kolegjiale, nuk do ketë më kaos dhe lojra akuzash por llogaridhënie para qytetarit dhe ligjit.

Sundimi i partisë nga lart dhe jo organizim nga poshtë (qytetarët), ku udhëheqësi zgjedh strukturat dhe njerëz besnikë që i sigurojnë pushtet absolut është antidemokratik dhe duhet të përfundojë. Partitë duhet të rikthehen në frymën e Kushtetutës, ku luajnë një rol ndërmjetësuesi e kontrolli të qytetarëve mbi shtetin, ku prodhohen ide dhe përfaqësohen interesa për të ndikuar vendimmarrjen publike.

Rikthimi  i sovranitetit dhe mbrojtja e të drejtave tona nuk bëhen me sllogane dhe premtime por mbi një kushtetutë të re, nga qytetarët për qytetarët

Një kushtetutë për normalizimin dhe demokratizimin e shqipërisë.

ShqipOn ju bën thirrje të firmosim Kushtetutën e re!!!

http://levizjashqipon.org/category/projekti-s-o-s/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked