BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Si mund të jetë arrogant, Kryeministri i vendit më të korruptuar e të varfër të Europës?

 

Gjatë takimit propagandistik të radhës, në rrethin e Durrësit, një nga qytetarët guxoi të pyeste Kryeministrin për hallet e tij dhe të komunitetit. Ashtu si dhe herët e tjera, PsikoRama nuk heziton të tallet dhe të vërë në lojë qytetarët e thjeshtë, me kundër pyetje se si i kanë gratë, si i kanë bërë fëmijët e të tjera si këto.

Po, si mund të jetë arrogant, Kryeministri i  vendit më të korruptuar e të varfër të Europës?

 

tallja-e-kryeministrit-me-qytetaret

A nuk e kupton ai, gjendjen e rëndë ku jeton shumica e shqiptarëve?

A nuk i kupton padrejtësistë që qytetarët hasin çdo ditë për të mbijetuar?

A nuk i kupton privilegjet që kjo kastë ka krijuar në dëm të zhvillimit të vendit?

A nuk e kupton që papunësia po rritet frikëshëm sepse askush nuk investon dot në Shqipëri?

Vërtet, (si vetë ka pranuar) ky personazh tragjikomik, nuk kupton asgjë nga ekonomia, drejtësia, sociologjia, por arrin të kuptojë vuajtjen e një populli të tërë që dergjet mes korrrupsionit dhe varfërisë. Kupton ashtu si dhe të tjerët para tij, por zgjedh pushtetin, zgjedh privilegjet dhe delirin e një grupi servilash në garë për plaçkitjen e vendit!

Riciklimi i nomenklaturës komuniste në veshje dhe parti të reja, nuk zhduku mentalitetin komunist. Ku paria, urren popullin e vet, varfëron mos të ngrejë kokë, e përçan, e përqesh dhe i cilëson si dele që duhen qeverisur pa i dhënë kurrë pushtet sepse nuk e meritojnë. Ky refren i pështirë është sot kolona zanore që kasta dhe zagarët e saj nëpër media, televizone, gazeta apo salla akademike përsërin pa fund: Shqiptarët nuk janë gati për demokraci; Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë; Qeveria korruptohet sepse vetë populli është i korruptuar; Ky popull nuk kupton; Populli është injorant; Meritoni qeveritë që keni; Demokracia nuk bën për ju kështu që më mirë të vendosi “elita” sot apo dje “udhëheheqja”.

Kjo propagandë është kaq efikase, sa dhe vetë skllevërit, pas dekadash toksikimi, e pranojnë vetë se nuk iu duhet të vendosin për fatet e tyre. Ashtu si dhe shumica e intelektualëve të rinj, pa dashje nuk kuptojnë se kur shajnë demokracinë dhe vendimmarrjen qytetare, minojnë të vetmen zgjidhje për vendin: Zhdukjen e partitokracisë dhe vendosjen e demokracisë, kalimin e butonit nga kjo kastë hajdute drejt qytetarëve!

Sot këto teza, mbështeten nga rendi i ri botëror, që fomrësohet rreth elitave dhe kundër pushtetit demokratik të qytetarëve. Është kjo arsyeja, përse betejat për Normalizimin e Shqipërisë, duhet bërë kundër vemjeve të brendshme dhe larvave ndërkombëtare që u sigurojnë mbështetje.

I vetmi sistem që populli shpiku për mbrojtjen e të drejtave të tij është: Demokracia!

Punojmë për të!

Punojmë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

www.shqipON.org

Lexoni dhe shpërndani Kushtetutën e Re dhe Projektin S.O.S.- http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked