BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Si të dalim prej tunelit të tranzicionit?

 

image

Loja PD-PS dhe pluralizmi i stisur është kurthi i ish nomeklaturës për të ruajtur pushtetin me një petk të ri “pseudo-demokracie”

Nomeklatura siguroi mbështetjen ndërkombëtare duke sakrifikuar interesat e vendit. Impianti industrial, bujqësia, agronomia, veterineria,  u shkatërrua. Ushtria u neutralizua. Pasuritë e vendit, bankat, nafta, minierat, portet aeroportet,  sektorët strategjikë nuk janë më në duart e shqiptarëve.

Shqipëria nuk duhet të ndërtonte një ekonomi kombëtare dhe një demokraci funksionale. Eksperimentet nga terapia shok deri tek privatizimet e egra dhe çsovranizimi i kapitalit ishin kushtet që “qarqet ndërkombëtare” të ofronin mbështetjen për klasën sunduese.

Duhej medeomos që pushteti real të mbetej në duart e pak njerëzve dhe populli të kënaqej thjesht duke “noterizuar” 1×4 vjet lojrat e kastës.

Populli duhej fragmentizuar në një luftë të re klasash, ku e gjithë jetesa, puna, pasuria, shkolla etj do të vareshin përsëri nga përkatësia partiake. Energjitë e shqiptarëve do shuheshin mes veti për mbijetesë bërrylash dhe jo kooperim si vendet normale. Lufta horizontale mes njerëzve do shuante rrezikun për luftë vertikale, ku populli i kërkon llogari pushtetit për mungesën e reformave (pronës, drejtësisë, investimet, trasparencën e kapitalit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturën etj)

Ndërkohë çdo qendër pushteti, politik, ekonomik, financiar, akademik (partitë, shoqatat, sindakatat, bankat, monopolet, shkollat, mediat etj) mbetet në duart e një grushti njerëzish, që luajnë:pozitë-opozitë me rotacion.

Por tani kësaj loje po i vjen fundi.

Investitorët po largohen, emigrantët nuk sjellin më para, taksat po rriten, bizneset po rrudhen, konsumi po bie dhe qytetarët po ndjejnë se niveli i jetesës po bie përditë.

Degradimi shoqëror, kurvëria dhe vjedhja për mbijetesë, injoranca masive po fundosin vendin.

Kasta pret që njerëzit shpejt do ngrihen dhe po forcon policinë, që të devijojë përsëri dhunën në drejtime të padëmshme për veten si në 1997.

Si do dalim nga ky kurth?

Normalizimi i vendit është i lidhur fatalisht me largimin e kësaj kaste, por që kjo të ndodhë duhet një energji kombëtare. Njerëz të arsimuar të drejtë e patriotë që kanë mbetur të përjashtuar nga sistemi pervers duhet të gjejnë kurajon!

Kjo energji duhet kanalizuar në një projekt të ri që të shkulë nga rrënjët jo vetëm fytyrat por të gjithë sistemin e privilegjeve.

Shqiptarët e dopuar nga bipolarizmi PD-PS mendojnë ende si kope ku zgjidhja vjen nga sipër, nga udhëheqësi i lavdishëm!

Në fakt, Zgjidhja është shkrirja e oligarkisë dhe vendosja e Demokracisë Pjesëmarrëse.

Zgjidhja afatgjatë ngrihet mbi një Kushtetutë të re, ku në qendër nuk janë më partitë por qytetarët, jo privilegjet por e drejta!

Çdo institucion do të togëzohet direkt në popull. Qeveritë do të punojnë e populli do kontrollojë!

Të gjitha organet e kontrollit (Prokuroria, KLD KQZ Avokati i popullit, KLSH, Governatori i Bankës etj do zgjidhen dhe shkarkohen në çdo moment nga populli)

Ligjet nuk do jenë pronë eskluzive e partive, por edhe e qytetarëve npj referendumeve detyrues dhe automatikisht, referendume fakoltativë, propozitivë dhe abrogativë!

Partitë nuk do rregullohen më me statute private, por direkt në Kushtetutë!

Politikanët “ustallarë” të përjetshëm do zhduken dhe asnjë post i lartë shtetëror apo partiak nuk do ketë më shumë se dy mandate.

Trasparenca do jetë proaktive e pavarur nga qeveria dhe siguruar nga një strukturë zgjedhur nga qytetarët.

Ekonomia do ndahet nga politika dhe konkurrenca e ndershme do zërë vendin e monopoleve. Kapitali do vihet në Banka Shqiptare private dhe publike. Do rifitojmë sovranitetin monetar dhe do ndërtojmë Ekonomi Kombëtare, larg modeleve neoliberale që nuk lejojnë ngritjen e aftësive konkurruese dhe avantazhe krahasuese. Siguria juridike do rikthejë emigrantët që të investojnë në sektorë strategjikë dhe jo ekonomi spekulative.

 

Shqipëria ka të gjitha potencialet, njerëzore dhe pasurore, por për këtë duhet krijimi i një shteti që punon për të gjithë shqiptarët!

Pa zgjidhje politike nuk ka zgjidhje ekonomike!

Pa krijuar shtetin tonë, kombi zhduket dhe Shqipëria boshatiset!

Pa kaluar pushtetin qytetarëve e pa shkrirë partitë çdo e drejtë dhe reformë rrezikohet nga brenda e jashtë!

Për më shumë lexojmë dhe përmirësojmë, projektin SOS- http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

 

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked