BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Si të kthejmë politikën në favor të qytetarëve?

Sa patetike kur sheh pushtetarët më të kamur të Europës që premtojnë se do luftojnë varfërinë e shqiptarëve. Si mund të presësh zgjidhje nga ata që nuk e dinë sa kushton një bukë, një kile vaj por hanë vetëm nëpër restorante.

E vërteta është se politika ka humbur lidhjen me qytetarët dhe nevojat e vendit.

Situata e rëndë që ka pllakosur, nuk është natyrore, por model i një politike ngritur mbi privilegjet e një pakice injorante e barbare kundër shumicës dërrmuese. Për ruajtjen e këtyre privilegjeve kasta është gati të djegë përsëri Shqipërinë si ka bërë deri më sot.

Prandaj sot më shumë se kurrë lind nevoja e të rimenduarit të politikës në kuptimin origjinal të saj. Jo më si një lojë brenda pallatit të pushtetit për të krijuar privilegje por si aktivitet i qytetarëve të vendit për të vendosur politikat publike dhe ruajtur interesin publik. Çdo betejë për Normalizimin e Shqipërisë, nis nga rimarrja e simboleve vjedhur dhe përmbysur nga kasta e tranzicionit.

Politika nuk duhet ngatërruar me politikanët. Kjo ëshët anullimi i saj. Politika u shpik si një aktivitet ku i gjithë komuniteti bashkëvendos për problemet e tij dhe jo t’ia delegojë partive, liderrave apo lobeve. Politika nuk pranon politikanë “ustallarë” të përjetshëm të cilët sakrifikojnë interesin publik për favore personale dhe klientelare.

Kjo është situata sot!

Ky është vizioni që kanë bindur shqiptarët!

Ky është burgu mendor, brenda të cilit shqiptarët lëvizin duke menduar se janë të lirë.

Liria do të thotë mundësi zgjedhje për më mirë! Por mundësi zgjidhjeje nuk ka dhe nuk do ketë deri sa institucionet, mediat, ekonomia, akademia e shoqëria civile është kapur nga kjo kastë e 1%-shit.

Por çfarë duhet bërë kur je brenda bugut veçse të dalësh prej tij e jo të stolisësh qelinë.

Vizioni i shtetit, politikës, i demokracisë, i lirisë, i ekonomisë janë të përmbysura e duhen kthyer në gjendjen normale.

Deri sa shteti të kontrollohet nga një grusht njerëzish, interesi publik do sakrifikohet përditë për të krijuar privilegje për pakicën.

Liria, nuk është liçencë për më të fortin që të abuzojë mbi pjesën tjetër. Liria është vetëm politike sepse nuk mund të ushtrohet kundër interesit të përgjithshëm, ashtu sikundër individi arrin të realizohet plotësisht nëse kushtet e komunitetit të tij e mundësojnë këtë gjë.

Deri sa ekonomia të ngatërrohet jo me prodhimin kombëtar, ekonominë e lirë e të ndershme, por me monopolet e importit, me abuzimin me shqiptarët dhe territorin, atëherë nata e zezë do jetë polare. Rikthejmë ekonominë në shtratin e saj, ku shteti siguron kushtet për bashkëpunim të gjithë operatorëve dhe alokimin optimal të risurseve për rritjen e aftësive prodhuese, punësimit dhe mirëqënies së përgjithshme.

Deri sa Demokracia, të ngatërrohet me “votën ndaj partive” dhe rotacionin, atëherë skamja dhe sundimi do vijojë gjatë. Demokraci nuk do të thotë që populli “voton” por populli vendos e kontrollon shtetin. Mekanizmat e tanishëm nuk e luajnë dot këtë rol, sepse partitë premtojnë dhe pastaj mashtrojnë. Pushtetarët emërojnë njëri-tjetrin dhe parlamenti mbushet me injorantë e jo intelektualë, biznesmenë dështakë e jo të sukseshëm, me hajdutë e jo figura publike të moralshme.

Përse? Sepse, ADN e kësaj kaste është plaçkitja, me anë të së cilës forcojnë radhët dhe riciklohen pa pushim.

Ka edhe një organizëm në këtë planet që sillet kështu.

Ky është virusi.

Por Njerëzimi ka gjetur kurën edhe për të!

Dhe kjo kurë, është demokracia pjesëmarrëse, larg ideologjive por vetëm ideve, për zhvillim e prosperitet. Ai sistem, ku qytetarët nuk gënjehen me “votime 1×4 vjet” si show për “partinë e zemrës”, por vendime periodike për politikat publike me referendume kombëtare ose lokale. Ajo demokraci ku shërbëtorët e shtetit nuk i emëron partia por i zgjedhin dhe shkarkojnë në çdo moment direkt qytetarët, duke çmontuar kështu perandoritë partiake që vendosin për jetën e çdokujt.

Nëse partitë zhvishen nga pushteti që kanë, atëherë dhe numri i tyre do të ulet e nuk do shërbejnë më si brigada plaçkitësë që mbledhin pas veti hajdutë, oportunistë, injorantë e militantë.

Demokracia nuk është vetëm një mënyrë qeverisjeje, por një mënyrë të të jetuari së bashku, duke vendosur së bashku, duke solidarizuar së bashku, duke mos u përçarë në humbës dhe fitues me rotacion 4 vjeçar, duke rritur përgjegjësinë e qytetarëve që tani vendosin vetë për vendin dhe jo ti besojnë partive si popull minoren, duke përforcuar kohezionin social dhe atë kombëtar.

Vetëm kështu realizojmë jo vetëm ëndrrat tona por dhe ato të Sami Frrashërit, rilindasve të vërtetë dhe heronjve që dhanë jetën për këtë vend.

Punojmë pra për Demokraci Pjesëmarrëse!

Punojmë për një Shqipëri të qytetarëve, të begatë e dinjitoze!

Punojmë për një Kushtetutë të Re, nga qytetarët për qytetarët!

ShqipON.com


NA NDIHMONI:

Te dhënat për kontributin financiar janë:

IBAN : AL84202111230000000021255557   Euro

SWIFT : SGSBALTX

IBAN : AL02202111230000000011255557  Lek

LLogaria e thjeshtë për Shqipëri është,  Qendra Levizja Shqipon

me Nr. klienti C55557  –  Nr. llogarisë 0011255557

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked