3 minuta nga koha juaj:
Nisur nga pyetjet dhe shqetësimet që na janë drejtuar, shqipON ndien përgjegjësinë të hedhë dritë mbi metamorfozën e kastës.
ShqipON kërkon largimin e kastës së tranzicionit dhe Normalizimin e vendit mbi një Kushtetutë të Re Qytetare! Shqipëria nuk është një vend normal por një shtet i kapur, sepse nuk punon më për shqiptarët. Populli do të dalë nga ky kurth, por sistemi shpik “parti dhe lëvizje” që të mbjellë përçarje e të sundojë i qetë.
Si të kuptojmë në këtë kaos partitë, shoqatat, lëvizjet klone që punojnë për kastën apo për Shqipërinë?
***Shenjat Dalluese***
1. Janë lëvizje të klonuara ato që krijohen nga njerëz që vijnë prej sistemit:
a) kanë patur poste të larta shtetërore ose partie
b) janë pasuruar duke shfrytëzuar pushtetin
c) promovohen nga qarku mediatik i sistemit
2. Janë lëvizje antikombëtare ato që kërkojnë cedimim e sovranitetit të Shqipërisë, aktorëve ndërkombëtarë apo lobistëve globalë!
3. Janë instrumenta të kastës, ata “aktorë” që nuk e shohin problemin tek sistemi, por fajësojnë popullin për ta dekurajuar dhe mbajtur larg përfshirjes aktive.
4. Punojnë kundër Shqipërisë, ata që propagandojnë “rotacionin” brenda sistemit dhe jo vetë ndryshimin e sistemit qepur pas kastës.
5. Punojnë kundër emancipimit demokratik të vendit të gjithë ata që nuk e shohin zgjidhjen përpara por propozjnë receta të vjetra si zogizmi, komunizmi, nanoizmi, berishizmi, rammetizmi etj.
6 Punojnë kundër demokracisë ato hallka, që mbjellin kulturën baritore pas liderrrit dhe ngatërrojnë kaosin me demokracinë
7. Punojnë kundër demokracisë të gjithë ata që nuk duan zgjerimin e demokracisë dhe krijimin e instrumentave vendimmarrës në duart e qytetarëve
8. Punojnë për kastën ata që propagandojnë “evolucionin e ngadalshëm” sepse jemi në rrugën e duhur dhe duhet veçse pak durim
9. Janë lëvizje kundër popullit, ato lëvizje që financohen nga qarqet e sistemit apo ato të huaja pranë pushtetit
10. Janë shtylla të sistemit ata aktorë politikë, që flasin me sllogane dizinformuese, prodhojnë fatalitet dhe nuk propozojnë zgjidhje për daljen nga tuneli i ngritur nga kasta.
—————————-
#ShqipON do bashkëpunojë vetëm me ata njerëz dhe lëvizje që nuk vijnë prej këtij sistemi, janë patriotë dhe kërkojnë kalimin e pushtetit nga partitë tek Qytetarët në një Kushtetutë të re ngritur mbi Demokracinë Pjesëmarrëse!
Së bashku për një Shqipëri Normale!
#ProjektiSOS http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf