BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Spiralja e dhunës, faji i qeverive antishqiptare!

Ngjarjet e fundit në Kosovë, mbi sulmin me granatë mbi Kuvendin   dhe Radiotelevizionin publik, përbën një sirenë alarmi jo vetëm mbi shtetin kosovar por dhe të Republikës së Shqipërisë.

SPIRALJA E DHUNES

 

Ashtu si ndodh rëndom nga këto anë, edhe kësaj here mediat e kapura të dy shteteve të kapura nuk vonuan të dënonin sulmin, pa bërë më të voglin reflektim se përse ndodhin të tilla ngjarje dhe cili është rreziku real i zgjerimit të tyre?

Ajo çfarë përbën në fakt habi, nuk është lloji i sulmit, por pikërisht vonesa e reagimit të popullit shqiptar në të dyja anët e kufirit përballë padrejtësive flagrante që realizohen përditë nga pushtetarët më të korruptuar dhe të shantazhuar të kontinentit. Regjimet e instaluara në vendet tona po detyrojnë prej dekadash shqiptarët të braktisin këto troje ndërsa shohin sesi pasuritë kombëtare shiten e përvetësohen përditë nga vemje brendshme dhe larva ndërkombëtare. Është pikërisht sakrifikimi i interesave të kombëtare që u siguron mbështetje të mjaftueshme këtyre regjimeve prej “miqve ndërkombëtarë”.

Shqiptarët vazhdojnë të bombardohen sistematikisht prej një propagande të frikshme se nuk ka rrugë tjetër për shpëtim përveçse sakrifikimit të interesave tona kombëtare, privatizimit të sektorëve strategjikë dhe ruajtjes së stabilitetit. Në ktë garë antishqiptare të gjithë garojnë për tu pëlqyer ndërkombëtarëve, të vetmit që siguojnë legjitimitet një kaste që mban peng ekonominë e vendit ngritur mbi privilegje dhe trafiqe. Kjo kastë po na izolon nga popujt e tjerë të civilizuar, që prosperojnë në shtete normale që ndjekin dhe kurojnë interesat e popujve të tyre.

Shqiptarët duhet të zgjohen prej ëndrrave të parafabrikuara, duhet të kuptojnë se globalizimi neoliberist, është ngritur mbi një luftë të egër dhe çdo popull arrin begatinë jo falë dashamirësisë ndërkombëtare por falë një shteti që arrin ta kontrollojë vetë ai dhe jo të tjerët.

Pikërisht ky është çelësi për të kuptuar dramën tonë kombëtare. Të dyja shtetet tona janë të kapura prej oligarkëve që ndjekin një axhendë që nuk përkon me interesin kombëtar. Këtu nuk bëhet thjesht fjalë për korrupsion, si një fenomen sporadik por një sistem i tërë që është ngritur mbi një ADN antidemokratike, që autoriciklohet dhe garanton vetveten falë pazareve të brendshme dhe të jashtme. Shqipëria dhe Kosova nuk janë raste të vetme të dhjetëra shteteve të kapura prej oligarkëve dhe dikatorëve që shesin pasuritë e vendit për të siguruar mbështetjen e “fak/torit ndërkombëtar”.

Në shtete të tilla të kapura, ku zgjedhjet dhe rotacioni janë një farsë, ku pozita dhe opozita realizojnë të njëjta antireforma, ku ligji është instrument për të legjitimuar privilegjet e të fortëve, ku ekonomia e vendit mbahet peng nga monopolet e importit në dëm të prodhimit vendas, ku pasuria përqendrohet gjithmonë e në pak duar, ku mediat, pushteti dhe krimi janë një, ku në media pasqyrohen vetëm fytyrat e hajdutëve të kastës, shpiken pseudopobleme  dhe jo problemet e qytetarëve, ku çmimet janë amerikane dhe rrogat afrikane, ku nuk ka sindakata dhe asnjë mbrojtje për punëtorët, konsumatorët, grupet e margjinalizuara etj; aty ekstremizmi ka terren pjellor dhe natyror për të shpërthyer.

Nuk është rastësi që në qarkun politik dhe mediatik, fjala e harruar është pikërisht fjala DEMOKRACI, ose kontrolli i popullit mbi shtetin e vet. Institucionet janë bllokuar dhe nuk u shërbejnë më interesave publike por një kaste autoreferenciale. Në këto kushte, ku as gjykatat, as partitë, as shoqatat e telekomanduara, as mediat e kontrolluara dhe asnjë kanal nuk përcjell dot shqetësimin social, zemërata shpërthen jashtë kanaleve “politically correct”.

ShqipON është kundër formave të dhunës, parimisht dhe praktikisht, sepse spiralja e dhunës mund të komandohet nga vetë kasta dhe shërben për të eklipsuar zgjidhjet racionale që i duhen vendeve tona për të dalë nga kurthi oligarkik drejt një normalizimi ekonomik dhe shpirtëror si çdo popull tjetër evropian.

ShqipON po punon me patriotë shqiptarë, intelektualë e qytetarë, për një rrugëtim paqësor dhe iluminist për Normalizimin e vendeve tona. Ky rrugëtim ka një kah demokratik sepse kërkon fuqizimin e qytetarëve në vendimmarrje si e vetmja vaksinë kundër partive antishqiptare dhe lobeve ndërkombëtare.

ShqipON kërkon instalimin e demokracisë pjesëmarrëse si në Zvicër, ku fatet e vendit nuk i vendosin më partitë por vetë qytetarët që zgjedhin e shkarkojnë direkt zyrtarët e lartë të shtetit, vendosin me referendum politikat publike apo hedhin poshtë ligjet e parlamentit nëse janë të padrejta dhe antikombëtare.

Ka vetëm një zgjidhje për qytetarët shqiptarë dhe kjo zgjidhje janë vetë ata, nëse heqin dorë prej fanatizmit partiak, ku nuk kërkojnë si lëmoshë ato që janë të drejtat e tyre, ku shqiptarët nuk presin ëndrra me sy hapur por marrin vetë “butonin” për të vendosur si autoktonë në shtetet e tyre.

Ky Normalizim vjen vetëm mbi një kontratë të re sociale, mbi një Kushtetutë të re që largon partitokracinë dhe sjell demokracinë, ku dalim prej sqetullave ndërkombëtare dhe rritemi së bashku, ku roje është vetëm populli që nuk delegon më pushtet pa kontroll, ku askush nuk mund të përqendrojë pushtet politik, ekonomik apo mediatik, ku të zhvillojmë një ekonomi dhe një shtet social që u shërben të gjithëve dhe bën pjesëmarrës dhe miliona shqiptarë në mërgim.

Lexojmë dhe shpërndajmë Kushtetutën dhe prjoketin SOS:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Nëse ëndërrojmë së bashku të njëjtën ëndër, e bëjmë  realitet!

TiJeNe

shqipON

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked