BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Takimi ShqipON – Movimento 5 Stelle

14508581_1331653546847611_2052848231_n

Lëvizja ShqipON organizoi takimin e tretë me Movimento 5 Stelle në kuadër të përhapjes së Demokracisë Pjesëmarrëse.

Kësaj radhe deputetë të parlamentit italian të lëvizjes me 5 yje, Andrea Colletti dhe Fabiana Dadone, vijnë të shpjegojnë arsyet e kundërshtimit të reformës kushtetuese që pritet të kalojë me referendum popullor më datën 4 dhjetor të këtij viti.

15086337_1781058278841372_616123919_n

ShqipON mbështet betejën e lëvizjes 5 stelle për mbrojtjen e demokracisë nga një sulm i vazhdueshëm që i bëhet sovranitetit popullor prej partive, lobeve dhe elitave dominante kudo. Kjo reformë shkon pikërisht në këtë drejtim, duke përqendruar pushtetin në duar të një lideri dhe mazhorancës së tij, rrezikon ekuilibrin e pushteteve, vështirëson zbatimin e instituteve të demokracisë direkte dhe rrënon raportin e përfaqësimit mes popullit dhe të zgjedhurve të tij.

15129794_1331653540180945_501589774_n

“Fatmirësisht Shqipëria është pranë Europës dhe era e ndryshimit do arrijë shpejt dhe në vendin tonë. Punojmë së bashku të afrojmë këtë ditë, ku me guxim ndahemi nga makthi i tranzicionit, degradimit, privilegjeve dhe padrejtësive për të jetuar në një vend dinjitoz, ku qytetarët vendosin vetë dhe direkt fatet e tyre” – Theksoi Dr.Ledian Droboniku në fjalën e tij hyrëse.

Tiranë – 18.11.2016

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked