Të verbërit e partisë varrmihësit e Shqiperisë
#NukEshteVone për Normalizim të Shqipërisë!
Partitë ashtu si qendrat e tjera të pushtetit, janë kapur nga një grup njerëzish që punojnë kundër kombit!
Shqiptarët e vërtetë kanë qenë besnikë ndaj flamurit, atdheut dhe familjes dhe KURRË ndaj sundimtarëve që shesin kombin!
Kush rend pas partive, me dashje apo pa dashje, mban në këmbë këtë sistem ngritur mbi vjedhjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë!
Kasta mban me “shpresa” hajdutë e aspirantët hajdutë se do i bëjë pjesë të Plaçkitjes të Kombit, por jep vetëm thërrime.
Pas 25 vitesh, ekuacioni i vjedhjes nuk mban më se nuk ka mbetur më ç’të vjedhin. Kasta ka humbur legjitimitetin moral dhe ekonomik. Kasta po mbahet vetëm me mbështetjen e të huajve dhe propagandë sistemike.
Prandaj, Sistemi po bie!
Është detyrë e shqiptarëve patriotë të ndërtojë rrugëtimin e ri demokratik të vendit.
ShqipON po punon për instalimin e demokracisë pjesëmarrëse, ku pushteti kalon nga partitë tek Qytetarët Sovranë!
TiJeNe!
#ProjektiSOS