BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

UNIVERSITETI QЁ DUA !

universiteti qe dua UNIVERSITETI QЁ DUA !3

 

1. Dua njё Universitet qё tё ofrojё dije dhe jo çertifikata

a. Dua tё gjendet pёrgjegjёsi i katastrofёs sё nivelit tё Universitetit shqiptar. Nё radhё tё parё atij publik qё ka numrin mё tё madh tё studentёve dhe paguhet me taksat tona. Si mund tё ndёrtohet njё e ardhme evropiane mё kёtё Renditje katastrofike e Universiteteve shqiptare njёsoj me ato tё Etiopisё apoKamboxhias. Kush mban pёrgjegjёsi pёr kёtё gjendje? A ja vlen tё mbajmё mё akoma kёtё staf drejtues?

(Universiteti i Tiranёs 8735; Universiteti Politeknik i Tiranёs 10738; Universiteti i Vlorёs 11096; Universiteti Aleksandёr Moisiu i Durrёsit 11272; Universiteti Bujqёsor i Tiranёs 13574; University Luigj Gurakuqi Shkoder13775; University Aleksander Xhuvani Elbasan 14799; University Eqrem Çabej Gjirokaster15718; Fan Noli University Korçё15768; Academy of Fine Arts Tirana16716;)

b. Dua qё qeveria tё respektojё detryrimin kushetues tё garantimit tё sё drejtёs sё armit tё lartё si interes publik primar. Kushtetuta kushtёzon tё drejtёn e arsimit vetёm pёr kritere aftёsie, qё pёrkёthehet nё detyrim pёr shtetin social tё heqё gjihtё pengesat qё pamundёsojnё kёtё tё drejtё tё studentit shqiptar. Buxheti akoroduar arsimit tё lartё ёshtё mё i ulёti nё rajon. Duam qё ky buxhet tё barazohet me ato tё vendeve tё OECD-sё.
Kemi 59 (15 publike + 44 private) gjithsej qё i bie rreth 20 IAL (inst arsimit te lartё) për një milion banorë, gati 8 herë më shumë se vende si Britania e Madhe me sistemin arsimor më të mirë në botë. Nga kjo shifër kuptohet qartë se Shqipëria nuk vuan nga sasia e IAL në treg, por nga cilësia e tyre, ku vihet re se në Shqipëri buxheti për arsimin është më pak se 3% e PBB ndërkohë që vendet e OCDE e kanë nga 5-8%, nga i cili 1-3% shkon për IAL, ndërsa në Shqipëri për to shkon vetëm 0.5% e PBB. 38 miljonё euro pёr 130 mijё studentё tё Univesiteteve publike
c. Dua çmilitantizmin e Universitetit publik nga partitё politike. Personat me profil tё lartё partiak, funksionarё shtetёrorё duhet tё rrinё larg ambienteve universitare nё çfarёdo pozicioni. Tё ashtёquajtura forumet rinore tё partive kusare shqiptare injektojnё vrerin e tyre qysh nё fillim tё karrierёs sё studentёve shqiptare. Duke iu ofruar njё trampolinё pёr vendet e premtuara tё sё ardhmes inkurajojnё vetёm ata studentё “tё shkathёt” qё zёvendёsojnё librin me intrigat partiake. Ky ёshtё model virusi dhe mund ta shkulim vetёm ne sё bashku. E ardhmja duhet tё kalojё vetёm nёpёrmjet meritokracisё dhe jo flirtimet me kusarёt e djeshёm dhe tё sotёm.

d. Dua njё Universitet dinjitoz dhe jo getizimin e tij. Dhjetfishimi i numrit tё studentёve nё po tё njejtat ambiente ёshtё e papranueshme pёr njё vend normal. Dua pasurimin e biblotekave dhe krijimin e atyre te reja qofshin ato virtuale. Dua njё politikё mbёshtetёse dhe serioze tё çertifikimit tё botimeve shkencore nё shqip.

e. Dua pёrzgjedhjen e pedagogёve tё kualifikuar qё dinё tё trasmetojnё dijen. Nuk dua pedagogё tё pёrzgjedhur nga forumet partiake apo familjet e oligarkёve. Dua njё garё trasparente e gjithё docentёve me publikime dhe cv tё publikuara on-line. Dua pedagogё qё pёrkushtohen dhe jo part-time. Dua njё sistem vlerёsimi trasparent me rregulla tё qarta dhe nё kohё reale me mjete teknologjike automatike. Dua krijimin e njё komisoni tё pёrbёrё dhe prej studentёsh pёr çdo ankesё vlerёsimi apo shkelje tё stafit pedagogjik. Dua qё leksionet tё jenё streaming nё mёnyrё qё jo vetёm studentёt por tё gjithё tё vlerёsojnё pёrgatitjen dhe pёrkushtimin e docentit. Dua qё pedagogёt mos tё kenё konflikte interesi me institucione tё tjera qё do ndikonte nё cilёsinё dhe rendimentin e tyre didaktik.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked