BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vala e ndryshimit arrin dhe në  Gjermani

Zgjedhjet Politike gjermane – 2017

Pas tronditjes së sistemit politik në ShBA, Angli, Francë, Itali, Spanjë, tani vjen edhe radha e Gjermanisë. Rezultatet e zgjedhjeve trondisin partitë tradicionale CDU dhe PSD si asnjëherë pas luftës së dytë botërore. Në skenë ka dalë partia anti-sistem AfD, e cila ka mundur të dalë e treta në zgjedhje duke siguruar 94 vende në Parlamentin gjerman.

Duke refuzuar refrenin patetik të medias main stream,(gurrmaz i lobeve financiare që kanë uzurpuar institucionet dikur demokratike) ajo që vihet re kudo, është një protestë mbarëpopullore kundër një elite e rreshtuar kundër interesave te  tij.

Populli ndihet i tradhëtuar nga loja mes të majtës dhe së djathtës, ku asgjë nuk ndryshon sepse të dyja ndjekin llogjikën e kapitalit, goditjes të së drejtës së punës, çmontimit të shtetit social, privatizimit të shërbimeve publike, goditjen e shtresës së mesme dhe asaj së varfër, import-eksportin e njerëzve si mallra shkëmbimi me koston më të ulët.

Falë ekonomisë gjermane dhe eksporteve të saja, populli gjerman po i ndjen i fundit këto efekte. Por tashmë këto efekte kanë ardhur dhe atje. Ulja e nivelit të rrogave dhe kontratave 3 mujore tashmë po ndihen dhe në Gjermani.

Lufta e punëtorëve dhe sindikatave neutralizohet edhe falë shtimit të krahëve të lirë të punës prej “ushtrive rezervë” të emigrantëve, pranuar me “dashamirësi” nga elita sunduese. Shkretimi i vendeve të varfra prej forcës aktive të tyre, nuk është rruga e duhur për ti ndihmuar ato. Gjermania dhe vendet e zhvilluara duhet të heqin dorë nga ky model financiar-ekonomik i padrejtë, duke lënë të zhvillohen dhe vendet e varfra, për një ekonomi globale të drejtë.

Por modeli neoliberist  që Washingtoni u imponoi vendeve të tjera, ka për synim jo vetëm të godasë demokracinë instaluar pas luftës së dytë botërore në këto vende, por dhe të drejtat e qytetarëve garantuar nga shteti social. Së bashku me fuqinë ekonomike populli po humbet ngadalë dhe fuqinë politike. Edhe pse kjo protestë tashmë e dizorganizuar, ajo që duhet bërë është dëgjimi i këtij zëri pakënaqësie të thellë që po ndihet kudo në Europë.

Retorika e medias mbi denigrimin e këtyre lëvizjeve, si populiste, naziste, fashiste etj, nuk ndihmon në leximin e situatës së rëndë sociale që po thellohet gjithmonë e më shumë. Historia ka treguar që pakënaqësia e popullit nuk duhet nënvlerësuar apo anatemuar, por të gjenden kanalet e shprehjes institucionale dhe demokratike, pa u rishfaqur në horizont hijet e së kaluarës së frikshme.

ShqipON mbështet një vizion të Demokracisë Pjesëmarrëse, ku vendimmarrjet  e rëndësishme dalin nga dhomat sekrete, dhe i jepen qytetarëve të lirë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset dhe Demokracia Ekonomike, që lejon aksesin në pasuri jo vetëm një pakice të vogël por të gjithë Qytetarëve! Vonimi i këtij kursi, rrezikon kalimin në ekstreme të djathta apo të majta, si populli shqiptar apo populli mik gjerman, vuajten së shumti.

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked