BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Zgjedhja e Sundimtarëve nuk është Liri as Demokraci

Modeli politik i instaluar në Shqipëri nuk pasqyron kulturën e qytetarëve

12729204_1084896091542336_7954039838358468205_n

 

#NukEshteVone të vendosin realisht Qytetarët!

Vota në një sistem ku shteti është i kapur nga një grup njerëzish, nuk mund të sjellë ndryshim të situatës veçse të çojë ujë në kronin e pushtetit.   -Herbert Markuze-

                                                                                                                                             

     

Modeli politik i instaluar në shqiperi nuk pasqyron kulturën e qytetarëve Shqiptarë.

Në sistemin monist turmat e njerëzve formoheshin përmes mjeteve të centralizuara drejëpërdrejtë nga pushteti ndërsa sot sistemi është sofistikuar edhe më shumë sepse prëmes propagandës dhe manipulimit ju jep qytetarëve iluzionin e një  lirie duke u bazuar vetëm në të drejtën e votës.

Parlamenti sot nuk është përfaqesim i qytetarëve por i interesave të pushtetarëve. Qytetarët nuk bëjnë zgjedhje të lira por vetëm kanë lirinë për të vulosur alternativat e paracaktuara nga sistemi dhe e gjithë kjo parodi identifikohet me maskën e zgjedhjeve të lira.

Pastaj kjo Nomenklature emëron të ngjashmit dhe besniket e verbër të saj në Gjykata, KLSH, KLD, Presidentin dhe të gjitha instirucionet e tjera.

Çfarë kuptimi ka vota e lirë kur alternativat nuk janë të lira. Pra qyetaret votojnë për të zgjedhurit e partisë, të kastes.

Në këtë kontekst dështimi i Shqipërisë në këto 25 vite për të ndërtuar një shtet demokratik dhe funksional sivella me shtetet Evropiane kurrsesi nuk mund tju adresohet Qytetarëve por vetëm pushtetarëve. Deshtimi duhet të lexohet tek pergjegjësit e vërtetë që mos të biem në vulgarizmën se fajin e paskemi ne, populli që kurrë nuk patëm  dhe nuk kemi akoma asnjë instrument në dorë që të vendosim vetë për fatet e vendit.

Grupet e ashtuquajtura parti politike që sot kanë kapur Institucionet e Republikës së shqiperisë  nuk përfaqësojnë dhe nuk kanë përfaqësuar kurrë interesin e popullit Shqiptarë veçse interesat e tyre të ngushta Klanore.

Pikerisht këtu qëndron thembra e Akilit sepse qytetaret nuk e kanë fajin për formimin e kaëtij sistemi që nxjerr në krye vetem hajduta e kriminele duke diskredituar vlerat qytetareske dhe kuptimin ontologjik të fjales Politikë si e mira e përbashket.

E keqja e këtij vendi historikisht nuk ka ardhur nga populli shqiptarë, përkundrazi ishte po ky popull luftarak dhe patriot që mundësoi ekzistencen e kombit Tonë. E keqja e këtij vendi historikisht e ka pasur burimin tek strukturat e pushtetit anti-Shqiptarë të instaluara edhe me ndihmën e legjitimimit të jashtëm.

Korrupsioni dhe shkaterrimi i një vendi nuk mund të bëhet nga njerëzit e thjeshtë sepse ata nuk kane pushtet për ta bërë këtë gjë. Pushtetaret janë përgjegjësit e vetëm të kësaj katrahure ku është katandisur sot Shqipëria.

Demokracia që të zhvillohet ka nevojë për një hapsirë mediatike dhe shoqerore, sot këto hapsira jane uzurpuar nga ushtaret e sistemit të cilët në emer të interesave individuale i shërbejnë religjionit pushtet të eprorëve të tyre. E vetmja mënyre për të dalë nga ky rreth vicioz i cili i ngjan një burgu psiko-ekonomik të mirengritur nga kasta e tranzicionit është pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje politike si dhe në ndarjen e pushteteve.

Ka ardhur koha që qytetaret të krijojnë modelin e qeverisjes dhe jo e kunderta që ka ndodhur këto 25 vite dhe që ndodh edhe sot.

Kurthi i krijuar nga kasta, ka futur shqiptarët në një darë antidemokratike dhe rrënuese për Shqipërinë!

Zgjidhja nuk vjen nga brenda këtij sistemi kontrolluar nga kasta, por mbi një Kushtetutë të re, ku vendosin Qytetarët dhe jo partitë!

E vetmja mënyrë për të dalë nga shpella Platonike e manipulimit dhe injorances masive në driten e dijes, për tu çliruar nga prangat e mbijeteses dhe për të ndertuar një ekonomi kombëtare që të sigurojë mirëqënie për të gjithë është kthimi i pushtetit tek qytetaret.

Askujt më shumë sesa qytetarëve Shqiptarë nuk i intereson zhvillimi dhe demokratizimi i vendit dhe askush më shumë se qytetaret Shqiptarë nuk përfiton nga një kontratë e re sociale, nga një kushtetutë e re.

#NukEshteVone ti kthejmë shtetin e tyre shqiptarëve!

Jo më sllogane partish por një projekt inteligjent për të krijuar një Shqipëri të fortë, demokratike e të begatë. Një shtet që nuk punon kundër shqiptarëve, por që kontrollohet dhe drejtohet nga Qytetarët!


Lexojmë Projektin SOS

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked