Takim Publik “Cili është sot interesi kombëtar?”

ShqipON Ju fton

 

 

Sidat e interesit kombëtar sot, lidhen me rreziqe të reja dhe të vjetra. Prej dekadash, mbrojtja e këtij interesi është zëvendësuar me axhenda të tjera.

Dështim i këtyre tezave të rreme, na transformuan në koloni duke zhytur vendin jo vetëm në skamje ekonomike por dhe dekadencë kulturore.

Mbrojtja e interesit kombëtar nuk ka vlerë romantike, si e përshkruajnë “zotrat” e tranzicionit por rrugën e vetme për mobilizim material e shpirtëror të energjive të kombit.

Paqja sociale dhe prosperiteti ekonomik i shqiptarëve është i lidhur jetësisht me zgjimin e këtij interesi kombëtar në fushën politike, ekonomike e më gjerë.
Cdo vonesë dhe hezitim në këtë drejtim, zgjat agoninë e një populli të tërë, nën zgjedhën e lobeve të brendshme dhe të huaja.

Diskutojmë së bashku, sfidat e interesit kombëtar dhe mënyrat e rritjes së vetëdijësimit komunitar në mbrojtje të tij.

Shqipon Ju fton!

E premte, 12 Nëntor ora 10, pranë Hotel Therana, Rruga Andon Zako Çajupi, Tirana

#TiJeNe
Shqipon.com

Ekonomia e njeriut mikro

Mbi Taleten, qarkullonte një legjendë e cila rrëfente se si ky i fundit, duke ecur me vështrimin nga qielli, përfundoi në një pellg me ujë. Dikush aty pranë filloi ta tallte, duke i kujtuar se si një filozof e astronom kaq i madh, nuk shmangte dot një pellg me ujë. Hegel, mbi këtë rast do të shprehej se: <<shumica e njerëzve të vegjël llokoçiten në llucë pa patur njevojë për një pellg>>.

Zbulimi i konfliktit si vetëdijësim shoqëror

Akti i parë që bën një ekzorçist ndaj një personi të poseduar nga demoni, është pikërisht thirrja “shfaqu!” Vetëm pasi demoni të ketë nxjerrë fytyrën, të ketë një emër, mund të nisë beteja për çlirimin e viktimës.

Kjo metaforë e fortë, shërben për një reflektim të thellë mbi shpirtin e epokës ku jetojmë. Dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve nuk kanë reshtur, por për herë të parë nuk shihet përgjegjësi. Për herë të parë pushteti i vërtetë fsheh fytyrën e bashkë me të konfliktin.

Lindje e jo pjellje e një partie të re

 Dr. Ledian Droboniku

Është evidente tashmë një krizë e sistemit politik shqiptar, ku gjithmonë e më pak Qytetarë i besojnë kastës së tranzicionit. Kjo nuk shprehet vetëm në rënien graduale të pjesëmarrjes  në votime, por dhe vazhdimit të hemorragjisë së emigracionit.

Nëse përgjithësisht ka një dakordësi për situatën e rëndë, kjo nuk mund të thuhet për mënyrën e daljes prej saj.

Vala e ndryshimit arrin dhe në  Gjermani

Zgjedhjet Politike gjermane – 2017

Pas tronditjes së sistemit politik në ShBA, Angli, Francë, Itali, Spanjë, tani vjen edhe radha e Gjermanisë. Rezultatet e zgjedhjeve trondisin partitë tradicionale CDU dhe PSD si asnjëherë pas luftës së dytë botërore. Në skenë ka dalë partia anti-sistem AfD, e cila ka mundur të dalë e treta në zgjedhje duke siguruar 94 vende në Parlamentin gjerman.

Duke refuzuar refrenin patetik të medias main stream,(gurrmaz i lobeve financiare që kanë uzurpuar institucionet dikur demokratike) ajo që vihet re kudo, është një protestë mbarëpopullore kundër një elite e rreshtuar kundër interesave te  tij.

Puna ishte nder!

Shumë popuj kanë vlerësuar punën dhe njerëzit punëtorë.

Thënia e popullit shqiptar se “puna është nder” është një ndër këto perla, sepse rrok thelbin e Njeriut. Sigurisht thëniet popullore janë fryt i eksperiencave shekullore dhe jo shpikje momentale të “filozofëve” të facebook-ut.

Populli kishte kuptuar se vetëm me anë të punës njeriu mund të realizohej i plotë. Puna përmbledh në vetvete shumë aspekte, si inteligjenca, lodhja, durimi, përqendrimi, respekti, sakrifica, energjia, raportet me tjetrin, me natyrën, etj. Një njeri i tillë mund të krijojë familje, të jetë i dobishëm dhe i respektuar në komunitet. Kjo s’do të thotë, që komuniteti përfshin vetëm njerëzit punëtorë, ai ka dhe dembelë, hileqarë e matrapazë. Por epiteti “njeri me nder” i atribuohej vetëm njeriut të punës.

Po sot, a mund të afirmojmë të njëjtën gjë?