E përditshmja e njohur amerikane, NY Times, bën të ditur se presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka vendosur që të largojë të gjithë ambasadorët, që janë të përzgjedhur politikë të presidentit në detyrë, Barack Obama.
Trump do largojë ambasadorët amerikanë
Pa kontrolluar shtetin as natyrën nuk e mbajmë dot nën kontroll
Reshjet e para dhe pjesë të popullsisë janë të izoluar e të rrezikuar për ushqime apo ndihmë spitalore!
Shteti zhduket nën telenovelat televizive me premtime dhe mashtrime prej 26 vitesh!
Pa kontrolluar shtetin as natyrën nuk e mbajmë dot nën kontroll!
Deri sa shteti të kontrollohet nga një grusht oligarkësh hajdutë e mafiozë, jetët e 99% të popullit do jenë gjithmonë në rrezik!
Kush ka frikë nga Demokracia e quan populizëm
Propadandës së kastës dhe klerikëve të saj (që jetojnë mbi privilegje e luks) i shpëtojmë vetëm nëse shtrojmë pyetjet e duhura!
Kush e ka çuar Shqipërinë në gjendje kolapsi, Demokracia apo “partizanët e liberalizmit”?
Kush i ka marrë vendimet në këtë vend, populli me referendume apo oligarkët politikë, ekonomikë dhe mediatikë?
A u realizua liberalizmi apo demokracia në Shqipëri?
A lejohen referendumet në këtë vend, apo vendimet i marrin “elitat partiake” si liberalistët kanë qejf ta quajnë demokracinë përfaqësuese?
A u privatizua çdo pasuri dhe shërbim publik? Kush është i përfaqësuar në parlament dhe qeveri, populli i thjeshtë apo biznesmenë dhe trafikantë?
Filantropia dhe mëshira nuk zgjidhin vafërinë
Gjithmonë e më shumë po zë vend një tjetër ide e rrezikshme në “popullin televiziv shqiptar”: filantropia dhe bamirësia janë të vetmet zgjidhje kundër varfërisë dhe padrejtësisë sociale. Nuk vë në diskutim bamirësinë madje lavdëroj këtë aspekt njerëzor si esenca e komunitetit (co-munitas=bashkë-dhuratë) kundër vizionit ujk të njeriut për njeriun.
Kritika bëhet ndaj instrumentalizimit të empatisë sociale dhe qarkullimit të modelit unik që sistemi dhe klerikët e tij shpërndajnë tek opinioni publik. Djalli fshihet në detaje dhe çdo e keqe për tu pranuar duhet të “sheqeroset” nga jashtë. Është pikërisht kjo arsyeja e këtij shkrimi, për të pasur një përqasje kritike ndaj fenomeneve që na shiten si normale.
Gjermania bonus 1 miliard euro për blerjen e makinave elektrike
Gjermania akordoi vetëm këtë vit mbi një miliard euro për blerjen e makinave elektrike. Objektivi është që brenda disa viteve të arrijë mbi 500 mijë makina me “0” ndotje.
Qeveria vendos të ndalojë makinat e prodhuara para 2005
Një tjetër masë që shkon kundër të shtresave të varfra, duke rritur akoma dhe më shumë padrejtësinë sociale në vend.
Shteti është i kapur e shërben vetëm për privilegjet e një pakice!
85% e shqiptarëve mezi mban një makinë të vjetër. Por dhe kjo pak pasuri sulmohet me taksa, gjoba e rritje çmimesh për siguracionin apo karburantin!
Parcelizimi i kulturës dhe dekadenca e saj
#RrëzojmëPiramidën e Tranzicionit!
“Nëse edhe intelektualët e artistët, vihen në shërbim të pushtetit, populli mbetet jetim” Z.Bauman
Kasta totalitare, ka nevojë të ketë dominim jo vetëm politik e ekonomik por së pari kulturor!
Por kjo “kulturë” e re duhet të jetë banale e pa vlerë, që mos të zhvillojë një kritikë thelbësore ndaj sistemit!
Falenderime të sinqerta për mbështetjen e miqve dhe dashamirësve shqipon!
Jemi të ndërgjegjshëm për çensurën e sistemit, për spiunët e partive që kërcënojnë e kontrollojnë jetët e njerëzve, prandaj Falenderimi është i dyfishtë!!!
Kujtojmë, që këto nuk janë thjesht “like” facebook-u, por mbështetje për të vetmin mjet që është ende i lirë!
Ndahemi nga ky sistem dhe bashkëpunëtorët e tij!
PSE KASTA DO TË RUAJË PRIVILEGJET DUKE NDRYSHUAR “maskat” POR JO SISTEMIN?
Shqiptarët bombardohen me të vetmen zgjidhje: vota për partitë apo fytyrat që vijnë nga sistemi!
Por vota në këto kushte është pa vlerë, pasi KQZ, media e gjithçka kontrollohet nga kasta!
CEZ show dhe komisioni hetimor
Popullit televiziv duhet gjithmonë ti ofrosh shfaqje, se përndryshe ai fillon të merret me realitetin!
Vjedhja e 600 milion euro këtij populli të varfër rivihet në skenë nga aktorë shqiptarë dhe regjizorë të huaj!