“Fabula e palaços me zjarrin” – Kierkegaard

Edhe pse nata e antivlerave ka pushtuar vendin, ka gjithmonë yje ku mund të ndriçohemi.

Një prej këtyre është Søren Kierkegaard dhe fabula e tij mbi “palaçon”, i cili doli në rrugë e u kërkonte ndihmë njerëzve se po digjej cirku. Po sa më shumë bërtiste e qante, aq më shumë njerëzit qeshnin me aktrimin e tij kaq realist. Dhe në fund cirku u dogj!

Morali i fabulës është se, nëse je një palaço mund ti bësh dëm një kauze të drejtë. Çështje të drejta duan dhe njerëz të pastër e të drejtë, pasi përndryshe kauza digjet e palaçua shpëton.

Kjo është historia e dhimbshme e këtij vendi, ku palaçot dje dhe sot, ulërasin se vendi po digjet.

Pas 26 vitesh spektakël horror, është koha të largojmë gjithë palaçot dhe ndalojmë zjarrvënien e Shqipërisë!

Rënia e lobeve dhe ngritja e Demokracisë Pjesëmarrëse

Media shqiptare vazhdon të fshejë “Ortekun Demokratik” që po ndodh në Itali, ose të relativizojë atë! Por koha po skadon dhe qytetarët shqiptarë, si ata italianë, amerikanë, anglez, etj nuk i besojnë më makinës së propagandës! Një erë e Re po fryn kudo dhe sa më parë ngrem velat, aq më shpejt ecim drejt Afrimit të Shqipërisë sonë me popujt europianë!

Kasta shqiptare nuk do qëndronte një ditë, nëse nuk do kishte mbështetjen këto 26 vite të lobeve që punojnë për përqendrim të pasurisë dhe pushtetit politik.

Ekonomia shqiptare dhe Sovraniteti monetar – Dr. Ledian Droboniku

Video shpjegim:

Rrënimi i ekonomisë shqiptare dhe Sovraniteti monetar!
Ku shkojnë miliarda euro kursime të shqiptarëve?
Pse bankat nuk kreditojnë biznesin shqiptar?
A ndërtohet një ekonomi kombëtare vetëm me lokale e parukeri?
Pse nuk kemi sektorë strategjikë?
Kujt i intereson dhe kush e ekzekuton këtë vizion antiekonomik dhe antishqiptar?
Përse eklipsohen çështjet më të rëndësishme dhe media flet për lojrat e kastës?
Përse Oligarkët politikë nuk luftojnë dot monopolet ekonomikë?
Zgjohemi!
Një ekonomi me begati të përgjitshme do e krijojmë vet kur qytetarët tu rimarrin shtetin partive, lobeve dhe të vendosin vetë në një demokraci pjesëmarrëse.

 

Prof. Renzo Repetti diskuton me aktivistët shqipON

Akademia ShqipON organizoi takimin e radhës mbi Demokracinë dhe sovranitetin. Kësaj here me ne ishte i ftuar Prof. Renzo Repetti, prej Universitetit të Genova-s Itali.  Një prej takimeve më frytdhënës për forcën e ideve që u trasmetuan. Studentë  shqipON kuptuan se beteja që po çojmë përpara është e njëjtë me betejat që ndjekin dhe popujt e tjerë evropianë për emanncipimin e shoqërisë dhe zgjerimin e demokracisë, si e vetmja mënyrë për të dalë prej dogmës neoliberiste dhe kuthit social ku partitë antishtet, kanë futur Shqipërinë dhe popullin e saj.

Tirane, 11.11.2016, foleja shqipONakademia

Modeli ekonomik dhe politik që i imponohet Shqipërisë – Dr. Ledian Droboniku

 

 

Bëjmë këtë video për të kontribuar në përhapjen e një ligjërate demokratike dhe të vërtetë në realitetin shqiptar. Shpresojmë që të pasohemi dhe nga të tjerë që duan të kontribuiojnë për daljen nga ky banalitet funksional vetëm për kastën dhe privilegjet e saj. Shpresojmë të përhapim një kritikë të thellë ndaj këtij sistemi, duke dalë nga pseudokritika organizuar nga qarku mediatik dhe tellallet e ketij sistemi. Vazhdimi i status quos kërkon që e gjithë kritika të përqendrohet tek fytyrat e kastës dhe jo tek llogjika që mban këtë sistem në këmbë.

Ardit Latifi – aktivist shqipON

Thirrje Rinisë!

Ardit Latifi – aktivist shqipON

Revolucionet nuk i bëjnë pleqtë, por RINIA! Ajo forcë biologjike në zhvillim, që projekton dhe punon për një të NESERME më të mirë! Për këtë duhet të shkëputemi prej kurthit që partitë ngritën këto dekada, relativizimit dhe fatalizmit se Shqipëria nuk bëhet, se duhet të pranojnmë këtë realitet!
E vërteta është më e thjeshtë!
Ky sistem nuk është ndërtuar për ne, por kundër nesh!
Guxojmë të mendojmë një Shqipëri normale, ku ia vlen të jetosh, punosh dhe arsimohesh.
Një vend ku qytetarët vendosin vetë fatet e tyre dhe jo të sundohen prej një kaste mediokre dhe kleptokrate!

#SëBashku Guxojmë!
shqipON