BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Në kujtim të helmimit të rinisë kosovare nga strukturat serbe – Prof. Hazir Mehmeti

Prof. Hazir Mehmeti sjell dëshminë e helmimit të fëmijëve kosovarë nga strukturat serbe, në mënyrë dokumentuese e hulumtuese. Pikërisht ajo që i mungon vendeve tona: dokumentimi i historisë dhe krijimi i një memorie kombëtare. Kjo nuk i shërben vetëm shqiptarëve por dhe botës së qytetëruar për të kuptuar politikën sistemike shoviniste serbe e ndaluar që akte të tilla makabre.

 

Mos hiqni pagat minimale, por hapni fabrika e modernizoni ekonominë

Ky artikull ka për synim të kritikojë propozimin (Nga Besart Kadia, http://www.mapo.al/per-te-ndihmuar-te-varferit-paga-minimale-duhet-hequr/) që po qarkullon kohët e fundit mbi shfuqizimin e pagës minimale si një propozim i padrejtë nga ana sociale dhe joefikas nga ana ekonomike. Nuk mund të lërë indiferent titulli sarkastik që ka përzgjedhur autori sepse të thuash duhet të heqim pagat minimale për të ndihmuar të varfërit, është njësoj sikur të pretendosh se duhet ti heqim patericat një të sëmuri për ta ndihmuar që ai të vrapojë.

Analizë se ku punojnë shqiptarët: lojëra fati, call center e banka

Nga 16 ndërmarrje në vend, private dhe publike, që kanë më shumë se 1,000 punonjës, tre janë lojëra fati, tre janë call center, katër janë shtetërore, dy janë prodhim këpucësh.

Kjo është pasqyra më e mirë e ekonomisë sonë primitive, që si avantazh kryesor vijon të ketë krahun e lirë të fuqisë punëtore, që nuk investon në teknologji, nuk arrin të tërheqë investime të huaja me vlerë të shtuar të lartë dhe që pret që fati t’i vijë nga qielli.

Krahasimi i modelit të punësimit me Maqedoninë

 

Privatizimi binjaku i korrupsionit

Nga Dr. Ledian Droboniku

Refreni i neoliberizmi: Shteti i keq, privati i mirë. Spitalet publike janë të korruptuara, privatizojmë spitalet. Shkollat publike janë të korruptuara, privatizojmë shkollat. Fabrikat, uzinat, centralet publike janë problem, i privatizojmë pastaj i shkatërrojmë. Privatizimi u shit si kura unike e çdo problemi shqiptar, por kjo nuk shëroi por rëndoi ekonominë dhe jetët e shqiptarëve. Para këtyre evidencave faktike, propaganda vazhdon të njëjtin refren ashtu si dhe politikat e të gjitha qeverive të tranzicionit, pavarsisht flamujve fals partiakë. Por neoliberizmi ngrihet mbi dogmat dhe manipulimin e masave. Për të thënë një budallëk mjafton një fjali, kurse për ta shpjeguar duhet reflektim e durim. Shpresoj ti rekuperojmë të dyja nëse duam të dalim nga kurthi neoliberist. Prej më shumë se dy dekadash, si në literaturën ekonomike ashtu edhe në politikë-bërje, privatizimi është konsideruar si një nga ilaçet themelore kundër korrupsionit. Logjika ishte e thjeshtë. Nëse korrupsioni përkufizohet si përdorim i postit publik për përfitime personale, reduktimi i postit publik nënkupton edhe reduktimin e korrupsionit. Meqenëse korrupsioni buron nga sektori publik, (dmth. nga abuzimi me postin publik apo shtetëror), reduktimi i këtij sektori automatikisht do të reduktonte edhe korrupsionin. Sa më pak të ndërhyjë shteti në treg, sa më pak kompetenca dhe rol të ketë ai në ekonomi, aq më pak korrupsion do të ketë. Në ekstremin e tij logjik ky arsyetim thotë se pa shtet nuk ka korrupsion. Pra, në një rast hipotetik ku shteti apo hapësira publike zhduket, zhduket edhe korrupsioni, pasi në këto kushte nuk ka poste publike dhe për pasojë nuk mund të ketë abuzim të postit publik për interesa personale. Kemi të bëjmë pra, me një filozofi antikorrupsioni neoliberale, që identifikon shtetin me korrupsionin dhe tregun e lirë me mungesën e tij. Për pasojë, procesi i privatizimit, që reduktonte sektorin publik (shtetëror) dhe zgjeronte sektorin privat, pritej që përveç se të rriste efikasitetin e operatorëve ekonomikë në treg, të eliminonte edhe korrupsionin. Sot, pas pothuajse njëzet e shtatë vjetësh privatizim të vazhdueshëm, mund të themi pa frikë se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Madje korrupsioni është rritur aq shumë sa ka çuar në kapjen e shtetit. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kudo që interesi privat zëvendëson atë publik. Korrupsioni nuk është gjë tjetër veçse devijim i pushtetit i cili nuk kuron më interesin publik por atë personal. Të privatizosh pasurinë publike do të thotë që të legalizosh pikërisht këtë devijim, nga sporadik në përfundimtar. Interesi publik i shoqërisë zëvendësohet me interesin privat, përfitimin publik me fitimin e një privati. Njësoj sikur të kurosh gripin me kancer. Korrupsioni nuk zhduket por është endemik i kapitalizmit pasi ai ngrihet mbi tregun, mbi egon dhe fitimin personal. Lufta bëhet për kufizimin e tij. Llogjika e tregut nuk përbën problem mjafton që të mbetet në disa sektorë e mos të pushtojë të gjithë sektorët e jetës. Perëndimi gjeti ekuilibrin mes tregut dhe shtetit, publikes dhe privates, në atë që quhet shteti social. Disa gjëra i bën më mirë privati kurse ato publike i bën vetëm shteti. Çështja ishte të demokratizoje shtetin, ta vije atë nën kontrollin e popullit e jo partive apo lobeve private. Por Shqipëria kaloi nga ekstremi komunist në ekstremin neoliberist, e për pasojë populli prapë zvarritet dhe korbat i vijnë përqark. Kleri neoliberist flet për korrupsion të pushtetarëve, por harron se ata nuk i korrupton i varfri por pikërisht lekistët, oligarkët. Sa më shumë çmonton publiken e sa shumë rrit peshën e okigarkëve, aq më shumë rrit korrupsionin. Shëndetësia publike kërkon shërimin dhe parandalimin e sëmundjeve, popullsi të shëndetshme, por ajo private fiton nga të sëmurët se i ka lëndë të parë. Po ashtu shkolla private nuk ka synim arsimin por fitimin, kështu me çdo sektor si kolaudimi i makinave, konçesionet e energjisë, ujit etj. Nga ana psikologjike, nëse “paraja” bëhet i vetmi parametër suksesi dhe reputacioni, normale që njeriu do kërkojë me gjitha mjetet atë duke shkelur çdo vlerë bashkëjetese. Ja pse llogjika e parasë nuk duhet të futet në sferën e edukimit, arsimit, shëndetësisë, kulturës artit, sportit etj. Fromm, në veprën “Të jesh apo të kesh” theksonte se është hipokrizi të mendosh se funksionari publik do ndjek interesin publik gjatë 8 orarshit të punës kur i gjithë sistemi rrotullohet vetëm drejt grykësisë private. Prandaj llogjika e parasë nuk duhet të infektojë të gjithë sektorët e jetës, duke krijuar komunitete të çliruara nga ankthi i parasë. Ndërsa të pasurit gjejnë kënaqësi nga paraja, të tjerët mund të ngushëllohen me reputacionin profesionit, e arsimit, kulturës, postit publik etj. Por nëse metri bëhet vetëm paraja, një funksionar publik apo artist ndihet si plehrë nëse nuk ka mjaftueshëm para. Ja pse këto sektorë duhet të financohen eskluzivisht nga shteti e për të gjithë. Ky sens barazie në disa sektorë pranon pabarazinë në disa të tjerë. Përndryshe kohezioni social shkërmoqet duke destabilizuar shoqërinë e anulluar energjinë e kombit. Prandaj privatizimet shtojnë dozën e kapitalizmit më shumë sesa demokracia toleron. Privatizimet u shndrruan në kalin e trojës për ideologjinë neoliberiste (Hayek e Friedman, Thatcer apo Regan) duke sharë shtetin, detyronin popullin të pranonte privatizimet e sektorëve publike dhe shtrenjtimin e shërbimeve për popullin. “Ata shkatërrojnë ndërmarrjet publike në atë pikë, sa është vetë populli që kërkon privatizimet si efiçente” – Noam Chomsky. Nga kjo pikëpamje mund të themi pa frikë se, sa më shumë ka avancuar procesi i privatizimit, aq më shumë është rritur edhe fenomeni i korrupsionit si kapje e shtetit. Në këtë aspekt, teoria neoliberale e antikorrupsionit ka prodhuar efektin e kundërt të asaj që parashikon. Mendoj se katër janë arsyet pse ka ndodhur diçka e tillë.  Së pari, procesi i privatizimit rrit pafundësisht pikat e kontaktit mes sektorit publik dhe atij privat. Është pikërisht në këtë pikëtakim, mes funksionarit publik dhe aktorit privat, ku ndodh kapja e shtetit apo ajo që ne e quajmë shpesh ‘korrupsion’. Privatizimi nuk është thjesht procesi i transferimit të pronës publike në duar private. Ai nuk është një proces i fundmë, por nënkupton zgjerimin e vazhdueshëm të hapësirës së tregut privat. Privatizim do të thotë krijim i vazhdueshëm i tregjeve të reja, jo vetëm në hapësirat që më parë ishin shtetërore (p.sh. telefonia celulare apo Albtelekomi), por edhe në hapësira që vazhdojnë të jenë publike (si arsimi apo shëndetësia). Ama, krijimi i tregjeve të reja kërkon më shumë dhe jo më pak ndërhyrje nga shteti (ky është një proces, që është analizuar kohë më parë nga Karl Polany, në kryeveprën e tij të mirënjohur të fillimshekullit të kaluar “Transformimi i Madh”). Ndryshe nga sa pretendon fantazia neoliberale, tregu nuk ekziston apriori, ai krijohet me rregullim, legalizim, arbitrim, etj. Kjo do të thotë se më shumë privatizim nënkupton edhe më shumë rregullim dhe ndërhyrje ligjore nga ana e shtetit, në mënyrë që të garantohet mirëfunksionimi i tregjeve të reja, sidomos kur këto hapen në pika delikate si arsimi, energjia elektrike apo shëndetësia, Dhe sa më shumë shteti bie në kontakt me sektorin privat që zgjerohet vazhdimisht.  Këtu vijmë tek arsyeja e dytë. Rritja e pikëtakimit mes sektorit publik dhe atij privat shoqërohet me një diferencim gjithnjë e më të madh të pagave në nivele drejtuese mes sektorit publik dhe atij privat. Dy janë arsyet. Së pari, sektori publik është gjithnjë e më i neglizhuar nga ana e shtetit dhe theksin e vë tek sektori privat. Së dyti, sektori privat në Shqipëri, shpesh si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe si pasojë e konkurrencës së ashpër në treg, ofron paga jashtëzakonisht të larta për nivelet drejtuese. Rezultati është një varfërim relativ i sektorit publik, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të pagave aty, sidomos në nivelet drejtuese. Sot, çdo menaxher banke, pa folur për nivel drejtori të përgjithshëm, ka të ardhura vjetore shumë më të larta se vetë kryeministri apo çdo ministër në qeveri.  Kjo prodhon një mospërputhje midis rolit social dhe përfitimit financiar. Është një mospërputhje problematike në ekonominë e tregut, ku vlera e rolit social përcaktohet gjithnjë e më tepër financiarisht. Pra, nuk mjafton të jesh ministër për të qenë pjesë e elitës sociale, duhet të kesh edhe financat e duhura që të bësh jetën e elitës, çka nuk përballohet dot me pagat e shtetit. Kjo shpjegon pjesërisht edhe paradoksin e denoncimit të korrupsionit të zyrtarëve apo politikanëve të lartë. Nga njëra anë, pothuajse të gjithë e denoncojnë korruptimin e tyre. Nga ana tjetër, një politikan apo funksionar i lartë me stil të ulët jetese shikohet shpesh me përbuzje. (Imagjinoni ç’do mendonit po të shihnit një ministër apo politikan të lartë që lëviz me autobusin e Unazës). Arsyeja pse tundimi për t’u korruptuar kthehet në realitet na sjell tek arsyeja e tretë, që shpjegon rritjen e korrupsionit si pasojë e procesit të privatizimit. Interesi personal, si përcaktuesi themelor i sjelljes së funksionarit publik. Sot funksionari publik, sidomos në nivelet e larta, gjithnjë e më shpesh motivohet tërësisht nga interesi personal, që në shumicën e rasteve do të thotë maksimizimi i të ardhurave financiare. Që interesi personal ka qenë faktor i rëndësishëm edhe gjatë komunizmit nuk ka dyshim, pavarësisht se publikisht ai denoncohej shpesh. Që ai do mbetet i tillë, gjithashtu nuk ha shumë debat. Ama, me rënien e komunizmit interesi personal jo vetëm u “rehabilitua”, por edhe u idealizua. Të ndjekësh interesin tënd personal jo vetëm që nuk është gabim, jo vetëm që është pjesë e natyrës njerëzore, por është mirë edhe për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, modeli i sjelljes që dominon tregun, maksimizimi i fitimit apo i interesit personal, iu vesh edhe sektorit publik. Për pasojë, zyrtari publik sillet si biznesmeni në treg. Ai e trajton postin publik si pronë private, nëpërmjet të cilës ai ose ajo synon maksimizimin e fitimit personal dhe jo realizimin e interesit të përgjithshëm publik. Këtu vijmë tek arsyeja e katërt dhe e fundit. Humbja e interesit të përgjithshëm si objektiv orientues i politikëbërjes. Arsyeja se përse funksionari publik e ka të lehtë të korruptohet nuk është vetëm shtysa për përfitim personal, por edhe sepse interesi i përgjithshëm është pothuajse inekzistent në politikëbërje. Filozofia aktuale qeverisëse bazohet në idenë se nuk ka një interes të përgjithshëm publik, por një mori interesash, që në përplasje me njëri-tjetrin, prodhojnë një rezultante që duhet ndjekur nga qeveria. Është ajo që Robert Dahl e quan demokracia pluraliste, ku politikëbërja është rezultantja e përplasjes së interesave të ndryshme.  Qeverisja tek ne sot zhvillohet realisht si rezultante e përplasjes së interesave të veçanta dhe jo si ndjekje e një interesi të përgjithshëm. Kështu, kur flitet për arsimin, politikat që ndërmerren nuk burojnë nga një konceptim i të mirës së përgjithshme, pra se çfarë do t’i interesonte shoqërisë në përgjithësi në këtë sektor. Politikat janë produkt i përplasjeve apo përputhjeve mes interesave të institucioneve publike të arsimit me ato private. Ama, një diskutim, vizion apo strategji, se cili është interesi i shoqërisë shqiptare në sektorin e arsimit, se çfarë synon të arrijë ky sektor për shoqërinë në përgjithësi apo se kush do përfitojë prej tij, pothuajse nuk ekziston. Një tjetër shembull është sektori i ndërtimit. Në këtë sektor politikat nuk ndërmerren në raport me interesin e përgjithshëm publik, siç mund të ishte p.sh. një strehim i përballueshëm për sa më shumë qytetarë shqiptarë. Politikat në sektorin e ndërtimit janë produkt i përplasjeve mes grupeve të ndryshme interesi, ndërtuesit, pronarët, pushteti qendror dhe ai lokal, e kështu me radhë.  Kur flitet për interesin e përgjithshëm, ai njehsohet me procese të mjegullta, abstrakte dhe tejet të përgjithshme si integrimi europian apo në NATO, ku të gjithë janë dakord dhe ku presupozohet se të gjithë do dalin të fituar. Pra, nëse interesi i grupeve të caktuara është konkret dhe i prekshëm, interesi i përgjithshëm artikulohet në nivele aq të larta abstraksioni (demokracia, zhvillimi, integrimi), saqë ai humbet fare në procesin konkret të politikëbërjes.  Në kushte të tilla është e vështirë mos ta përdorësh postin publik për përfitime personale. Në momentin që interesi publik zhduket nga skena, posti publik në fakt mund të përdoret vetëm për interes personal. Askush nuk mund të pretendojë se po e përdor pushtetin publik apo politik në funksion të interesit të përgjithshëm, kur ky interes pothuajse nuk artikulohet politikisht dhe praktikisht. Procesi i privatizimit duhet parë pikërisht si procesi i eliminimit të vazhdueshëm të interesit publik dhe zëvendësimi i tij me interesin privat, si ideali rregullues i shoqërisë sonë. Fatkeqësisht, ky është një fenomen global, ndaj korrupsioni është në rritje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara si Amerika, Franca apo Anglia, pa folur për fqinjët tanë Greqi dhe Itali. Problemi është se në Shqipëri kjo filozofi ka avancuar më shumë dhe më ashpër se kudo tjetër. Nëse dje ne çuam në ekstrem teoritë marksiste, duke zhdukur totalisht tregun dhe pronën private, sot kemi çuar në ekstrem teoritë neoliberale, duke synuar të zhdukim shtetin dhe hapësirën publike nëpërmjet privatizimit të gjithçkaje. Korrupsioni ekstrem duhet parë si një nga pasojat e një procesi të tillë ekstrem.

Banka Botërore, pranon se shqiptarët jetojnë nën nivelin e minimumit jetik

Qeveritë shqiptare, nuk kanë llogaritur kurrë minimumin jetik, pra sa para i duhen një individi apo familje për të jetuar në kushte njerëzore. Nëse nuk ka një nivel matës nuk ka as shqetësime dhe kasta mund të përrallisë çfarë të dëshirojë, si bën prej dekadash. Por realiteti është i zymtë e nuk mund të fshihet. Më në fund dhe Banka Botërore pranon se shqiptarët jetojnë nën minimumin jetik njësoj si afrikanët e larg standardeve të vendeve fqinje. Por Banka Botërore bashkë me FMN, u imponon qeverive shqiptare të ndjekin kursin neoliberist të austerity, politika deflative duke mos lejuar kreditimin e investimeve, duke imponuar rroga mesjetare që nuk lejojnë rritjen e kërkesës agregate, duke ndaluar investimet dhe shpenzimet publike, duke privatizuar sektorët strategjikë dhe pasuritë kombëtare.  “Miqtë e Shqipërisë” nuk kërkojnë kurrë politika punësimi-investimi por vetëm stabilitet financiar, pra ruajtjen e kapitalit për ata që e kanë vënë dhe jo politika ekpsansive për kalimin në ekonomi prodhimi e jo importimi.

Image

 

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare jetojnë në kushtet e mbijetesës, me të ardhura që nuk mjaftojnë as për nevojat bazë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore, aktualisht 32.1 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat më pak se 34 mijë lekë në muaj ose 9 mijë lekë në muaj për person.

Me këto para ato duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, strehim dhe faturat e përditshme, në një kohë që kostoja e jetesës rritet nga viti në vit. Ndonëse zyrtarisht këto familje nuk klasifikohen si të varfra nga qeveria, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme edhe për nevojat më të domosdoshme të jetesës.

Një studim i Avokatit të Popullit doli në përfundimin se minimum jetik në Shqipëri llogaritet në rreth 16 mijë lekë në muaj për person. Kjo do të thotë se për një familje me 3.8 veta, që është numri mesatar i personave në një familje shqiptare, të ardhurat duhet të ishin minimalisht 60 mijë lekë në muaj.

Sipas bankës Botërore 70 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat nën nivelin e këtij minimum jetik.

Shqipëria më e varfra

Të dhënat krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Në të gjitha vendet e tjera fqinje me ekonomi të ngjashme numri i familjeve me të ardhura të ulëta është dukshëm më i vogël.

Protestat e popullit grek ndaj fajdexhinjve globalë

Greqia që pas krizës bankare në 2010 e cila e çoi vendin në një krizë edhe më të thellë ekonomike dhe financiare është përballur vit mbas viti edhe me masat shtrënguese (Austerity) të cilat janë kërkuar nga trojka dhe kreditorët e Bankës Botërore. Vitin e kaluar qeveria greke diskutoi për një sërë masash shtrënguese që prekën pensionet dhe rritjen e taksave në mënyrë që të rregullonin ekonominë dhe të paguanin këstin kundrejt kreditorëve.

PËRSE VONOI Pavarësia e Shqipërisë?

PËRSE VONOI Pavarësia e Shqipërisë?

Sepse shqiptarët nuk donin daljen nga Perandoria osmane. Por cilët shqiptarë?
Në feudalizëm nuk ka njerëz me vullnet të lirë por bujkrobër që ndiqnin beun. Ishte oligarkia shqiptare që ishte akomoduar në gjirin e Perandorisë me privilegje pavarsisht se kombi dergjej.

E njëjta situatë sot, ku oligarkia ka shitur sovranitetin e vendit vetëm të qëndrojë në pushtet. E njëjta oligarki që i ka dhuruar pasuritë kombëtare lobeve të huaja e dëbuar 1/2 e popullit në emigrim. E njëjta oligarki që propagandon se është “fat” të jemi nën Perandorinë e radhës.

Dhe turrmat besojnë vërtet, pavarsisht se të gjithë Rilindasit flisnin për Pavarësi politike dhe ekonomike. Jemi kthyer fiks 1 shekull pas mes injorancës së turrmave dhe tradhëtisë së oligarkisë.

Ja përse Pavarësia vonoi sepse ajo u gatit jashtë vendit, larg toksikimit filo-perandorak e tradhëtarëve të kombit. Vonesë që na kushtoi shumë në ngritjen e shtetit, humbjen e territoreve dhe asimilimin e popullsisë.

Vonesat në histori kushtojnë dhe zhdukjen e kombit. Shpresojmë që edhe këtë herë patriotizmi të triumfojë mbi perandorizmin, ashtu si dhe iluminizmi mbi injorancën e thellë që ka pushtuar vendin

Shteti në duart e miliarderëve punon kundër popullit – Bernie Sanders

Shkruar nga Bernie Sanders për “The Guardian”

Ja ku ёshtё planeti nё 2018-ёn: pas tё gjithё luftёrave, revolucioneve dhe samiteve ndёrkombёtare tё 100 vjetёve tё fundit, sot jetojmё nё njё botё ku vetёm njё pjesё e vogёl njerёzish shumё tё pasur, kanё kontroll disproporcional mbi ekonominё dhe politikёn nё shkallё botёrore.