BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Na Ndihmoni

Të  nderuar, bashkëkombës e patriotë !

 

ShqipON, është një lëvizje, që përpiqet me kauzën e saj, të vendosë në Shqipëri demokracinë e vërtetë pjesëmarrëse, ku pushteti buron dhe kontrollohet nga Qytetarët e jo më nga partitë.

Deri me sot ne kemi përjetuar vetëm diktaturën e maskuar në “petkun e demokracisë“, të oligarkisë mafioze-politike, që si rezultat i ka sjellë vendit tonë, vetëm padrejtësi, vëllavrasje, shkatërrim, varfëri, korrupsion, plaçkitje të pasurisë kombëtare dhe xhepave të shqiptarëve, hemoragji te trurit si dhe shpopullimin masiv te trojeve shqiptare.

Pra, gjendja është alarmante pasi pasojat e kësaj politike antikombëtare të praktikuar deri më sot vazhdojnë të jenë të prekshme përditë në realitetin e hidhur shqiptar.

Sot më shumë se kurrë kërkohet një Program Shpëtimi për Kombin tonë. Platforma jonë politike S.O.S. do shërbejë  si shpëtim nga ky qorrsokak vrastar për të gjithë ne, prandaj kërkon një mbështetje nga të gjithë njerëzit e ndershëm dhe patriotë të këtij vendi që janë të interesuar për shpëtimin e kombit nga shkatërrimi total që po përjeton cdo ditë.

Këto dy vite, të reja e të rinj aktivistë shqipON, kanë punuar me vetëfinancim, duke refuzuar “bujarinë” e kastës dhe botës së krimit, por që idetë tona të shkojnë tek çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, kemi nevojë për më shumë mbështetje nga të gjithe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Kontributet mund të jenë të shumëllojmshme, duke nisur me përqafimin dhe perçimin e kauzës tek gjithesecili bashkëkombës, ashtu si dhe kontribute intelektuale, ekonomike, financiare brenda mundësive të gjithësecilit, për ta zhvilluar kauzen tonë si e vetmja Alternativë kundër diktaturës së partive-shtet dhe oligarkisë mafioze-politike.

Ne do bëjmë trasparencën e plotë të aktivitetit tonë dhe mbetemi të hapur për çdo pyetje apo sugjerim.

Ju lutemi, kontribuoni edhe JU!

 

Te dhënat për kontributin financiar janë:

IBAN : AL84202111230000000021255557   Euro

SWIFT : SGSBALTX

IBAN : AL02202111230000000011255557  Lek

LLogaria e thjeshtë për Shqipëri është,  Qendra Levizja Shqipon

me Nr. klienti C55557  –  Nr. llogarisë 0011255557

Klikoni e Shkarkoni formatin pdf ->Të nderuar bashkëkombas dhe patriotë

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked