BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Mbledhje Publike – Foleja shqipON

Foto146

Ftojmë të gjithë shqiponasit dhe dashamirësit të marrin pjesë në takimet tona publike mbi dikutime të lira mbi çështje të ndryshme me interes publik.

Forumi shqipON është gjithashtu i hapur dhe online në ëebin tonë si dhe në rrjetet sociale, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të marrin pjesë fizikisht.

 Levizja shqipON në harmoni me tendencat bashkërkohore evropiane dhe perëndimore është duke  çuar përpara një ide, në të cilën diskutimi dhe vendimarrja mbi çështjet publike nuk është “pronë” e partive por është e drejtë e gjithë qytetarëve dhe për këtë çdo forum diskutimi ngritur mbi parime demokratike shkon në të mirë të zhvillimit të vendit.

Oraret do bëhen publik në rrjetet tona sociale, por takimet dhe njohjet me komunitetin shqipON bëhen përditë në ambientet tona të përbashkëta në folenë shqipON, në rrugën Prokop Mima, pranë qendrës Kristal, Tiranë.

Ne nuk jemi parti dhe nuk kemi teserime, pjesmarrja në komunitetin shqipON është e lirë për secilin që pranon parimet e lëvizjes ngritur mbi demokracinë, fuqizimin e rolit të qytetarit në vendimarrje, meritokracinë, trasparencën  dhe llogaridhënies së pushtetit përpara qytetarit.

TiJeNe

www.levizjashqipon.com

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked