Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon qeverinë se ka shkaktuar një dëm prej gati 1 miliard euro ose 1/5 e buxhetit! Çdo qeveri do jepte dorëheqjen dhe Prokuroria do arrestonte hajdutët e popullit! Por në një shtet të kapur kjo gjë nuk ndodh!
Në një shtet pa sy e pa vesh, kjo shifër nxirret vetëm prej skandaleve të bëra botërisht të njohura si CEZ apo BANKERS PETROLIUM e të tjera konçesione. Pjesa më e madhe është në dosjet e shantazhimit reciprok dhe ato të agjensive të huaja që “punojnë” për tokën shqiptare!
Sigurisht, bandat shumëngjyrëshe akuzojnë njëra tjetrën se kush vjedh më shumë e më bukur. E vërteta e hidhur është se vendi më i pasur i kontinentit, nuk ka popullin më të pasur por politikanët më të kamur!
Shqiptarët lënë ende vendin, kapaku i tenxheres rri hapur dhe revolta nuk zien mjaftueshëm. Valvulat e shfryrjes, propagandës, frikës e kërcënimit PUNOJNË 24 ORË!
Populli i përçarë nga partitë, të rinjtë e neutraliziar me injorancë të çertifikuar, me premtime të zbukuruara lëpijnë prangat e skamjes e brohorasin vampirët!
E vërteta e hidhur është jo vetëm vjedhja disa fish më e lartë, por SHITJA e ekonomisë shqiptare të huajve që GDP të mbetet 10fish nën potencialin e saj!
U rikthejmë shqiptarëve shtetin, ekonominë dhe dinjitetin vjedhur nga partitë dhe oligarkitë!
Fati i popullit si gjithmonë mbetet në duart e popullit dhe jo partive, lobeve apo masonerive!
Së bashku Guxojmë!
ShqipON
#DemokraciPjesëmarrëse