BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Cilat janë hapat ekonomikë për nxjerrjen e vendit nga kriza? – Dr. Ledian Droboniku

Cilat janë hapat  ekonomikë për nxjerrjen e vendit nga kriza?

 

Themi që në fillim që Hapat ekonomikë nuk mund të kryhen pa realizuar më parë hapat politikë që mundësojnë krijimin e  një shteti demokratik, efiçent në duart e qytetarëve vendimmarrës.

Ndryshimi nga ana tjetër nuk bëhet me masa kozmetike. por duke ndryshuar tërësisht kursin ndaj politikave të ndjekura deri më sot. Reformat e deritanishme nuk prodhuan as pasurimin e shqiptarëve dhe as drejtësinë e shpërndarjes të të ardhurave. Pasuria është grumbulluar gjithmonë e më shumë në pak familje të cilat kontrollojnë realisht, jetën ekonomike, politike dhe mediatike në vend. Shqiptarët vazhdojnë të braktisin vendin duke u kthyer në një popull endacak. Shumw pjesë të territorit janë varfërura dhe nën zhvillimin normal.

Reformat e vërteta duhet të orientohen krejtësisht në një drejtim diametralisht të kundërt me atë që është sot, duke kaluar nga një një ekonomi feudale spekullimi, importi në një  ekonomi kombëtare prodhimi dhe zhvillimi për begati të përgjithshme dhe zgjerimin sa më shumë të një shtrese të mesme dhe ndihmën e shtresave të margjinalizuara.

 

  1. Nisjen e reformave keyneziane dhe braktisjen e dogmës neoliberiste, që dështoi në zhvillimin e një ekonomie kombëtare, në gëzimin e të drejtave sociale dhe ekononike duke detyruar gjysmën e shqiptarëve të braktisin vendin.
  2. Objektivi është rritja e kërkesës agregate, rritja e aftësive prodhurese në vend, 10 fishimi i GDP dhe 3 fishimi i rrogave të punëtorëve. Shqipëria sot gjendet shume fish nën potencialin e saj te zhvillimit. Greqia psh me shume me pak pasuri, por ka 30 fish më të lartë GDP se Shqipëria, ashtu si dhe Kroacia, Serbia etj. Kjo është  e papranueshme. Nuk ka shpëtim pa çlirimin e ekonomisë dhe energjive të fikura të shqiptarëve. Kapitali duhet të vihet në shërbim të një cikli virtuoz së bashku me punën dhe ernrgjinë e gjithë secilit dhe jo në shërbim të këtj qarku pervers mes pushtetit politik oligarkik dhe monopoleve ekonomike dhe botës kriminale.
  3. Krijimi i shërbimeve publike dinjitoze për akses të të gjithë qytetarëve duke krijuar kështu një harmoni sociale dhe rivitalizim të territorit tashmë i braktisur dhe jashtë kontrolli
  4. Kalimi nga ekonomi spekullimi në ekonomi prodhimi (orientimi i ekonomisë drejt importit është një projekt antikombëtar që penalizon bizneset shqiptare). Pasuria e vërtetë e një vendi nuk është kapitali i tij por aftësitë e saja prodhuese. Sot këto aftësi janë azeruar njësoj si vendet afrikane. Shpërthimi i flluskes financiare globale shumë shpejt do resetojë botën dhe ato që kanë aftësi prodhuese do jenë në pararojë. Bashkimi i ekonomive me Kosovën është rruga e paevitueshme dhe komplementare për dimensionin e një ekonomie bazuar mbi prodhimin dhe konsumin e brendshëm dhe jo vetëm eksportimi.Lobet ndërkombëtare, elitat financiare transnacionale, pushtetarët kuklla në të dyja anët e kufirit, bota e krimit nuk e dëshiron këtë gjë. Por shqiptarët duhet të kuptojnë se kjo nuk është kapriço por vendosja e fatit të kombit tonë, të përcudnuar politikisht, shpirterisht dhe ekonomikisht.
  5. Kështu duhet shkëputja e rrezikshme prej kapitalit financiar spekullativ ndërkombëtar dhe hartimi i politikave për thithjen e emigrantëve shqiptarë, burimi i çmuar i njohurive mbi proçeset prodhuese dhe mbartës të kapitaleve financiarë.
  6. Çmontimi i monopoleve ekonomike, financiare, mediatike dhe lejimi i një tregu të lirë që premion virtuozitetin, talentet dhe riskun e sipërmarrësit.
  7. Demokratizimi i kreditimit për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe mesme. Kontrolli demokratik mbi normat e interesit duke dalë prej vorbullave spekulative
  8. Demokratizimi i Bankës Kombëtare dhe ndryshimi i funksionit drejt zhvillimit të vendit dhe punësimit dhe braktisja e dogmës neoliberiste të ruajtjes së nivelit të çmimeve. Gogoli i i nflacionit nuk mund te mbaje peng një vend qe ende nuk ka ezauruar kapacitet e trij te prodhimit. Rritja e kontrolluar demokratikisht e bazes financiare do ndihmoje venien ne kontakt te operatoreve private dhe publike per krijimin e pasurise reale. Per kete duhet ne radhe te pare Zgjedhja e Governatorit të Bankës Kombëtare direkt nga qytetarët në një garë elektorale mes profesionistëve më të mirë të fushës. Kontroll efektiv i Bankës Kombëtare mbi bilancet e bankave të nivelit të dytë ne gjithe vendin.
  9. Kthimi i sektorit bankar shqiptar në duart e shqiptarëve me banka private dhe publike. Vetëm banka të tilla e lidhin sukesin e tyre me zhvillimin e territorit ku ndodhen sesa me operacione spekullative ndërkombëtare. Ndarja e bankave në banka tregtare dhe ato financiare sipas ligjit të famshem Stegal. Ngritja e kreditimit si e drejtë kushtetuese e kontrolluar demokratikisht dhe jo tërësisht në duar e elitave financiare private. Kreditimi i bizneseve shqiptare sidomos ato strategjike për vendin edhe më ndihmën publike.
  10. Krijimi i një Burse Shqiptare Funkionale edhe me detyrim, për ti dhënë fund errësirës së fluksit financiar dhe dominimit të bankave si operatorë të vetëm në tregun financiar. Çmontimi total i monopolistëve të importit duke i hapur rrugën konkurrencës së ndershme dhe virtuozitetit ekonomik.
  11. Zgjidhja përfundimtare e konflikteve të pronës private dhe publike brenda dy vitesh si rasti gjerman. Vazhdimi i kaosit mbi pronën favorizon vetëm klikën e pushtetarëve dhe minon ndërtimin e një ekonomie të lirë dhe moderne.
  12. Kthimi i sektorëve strategjikë në duart e shqiptarëve për të krijuar një ekonomi prodhimi dhe me ndihmën publike. Eksportimi vetëm i materialeve të papërpunuara si vende afrikane duhet të përfundojë duke fuqizuar kapacitetet e përpunimit dhe rritjes së vlerës së shtuar në çdo sektor. Rinegocimi i cdo kontrate të padrejtë kombëtare dhe ndërkmbëtare hartuar nga qeveri të korruptuara dhe antishqiptare.
  13. Krijimi i sindakatave të fuqishme, të pavarura dhe funksionale për të mbajtur lart rrogat e punëtorëve, kërkesën agreagate dhe detyruar biznesin të minimizojë kostot jo vetëm në uljen e pagesave por duke bërë investime teknologjike për zhvillimin e sektorit
  14. Normalizimi i universiteteve shqiptare dhe shkollës në përgjithësi. Thithja e intelektualëve të vërtetë me konkurse publike online. Adoptimi i strategjive dhe teknikave të reja trasparente dhe publike për rritjen e cilesisë së arsimit, kërkimit shkencor brenda disa viteve. Rithemelimi i instituteve të ndryshme shkencore në çdo fushë që ti paraprijë modernizimit të vendit. Shqipëria ka mjaftueshëm burime njerëzore me fomimi perëndimore të mjaftueshëm për të bërë 10 Shqipëri. Afrimi i këtyre aseteve nuk duhet ti lihet në duar partive, por institucioneve demokratike të kontrolluara nga qytetarët si dhe metoda trasparente dhe objektive.
  15. Masa të përkohshme protektive për sektorët thelbësorë si bujqësia dhe industria bujqësore, turizmi, energjia e pastër, trasporti etj. Ngritja e qarkut veterinier dhe agronom kudo në vend si dhe pavarsia e farave shqiptare
  16. Konfiskimin e pasurive të pushtetarëve të lartë këto 26 vite edhe me ndihmën e agjencive ndërkombëtare të hetimit. (deputetë, ministra, gjyqtarë, prokurorë, kryetare komunash, drejtorë të lartë të enteve publike, rektorë, dekanë, drejtorë të lartë të forcave ushtarake dhe të rendit etj). Largimin nga skena politike të të gjithë funksionarëve të lartë që ndërtuan këtë sistem pervers antikombëtar këto 26 vite.
  17. Ndalimi i flukseve financiare kriminale, duke i prerë rrugën parasë së pisët që korrupton administratën publike, shoqërinë dhe rininë shqiptare.
  18. Rivendosja e përkohshme e dënimit me vdekje, për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar që tradhëtojnë interesat kombëtare dhe i bëjnë atentat Kushtetutës së Re të shqiptarëve, vendosur mbi Demokracinë Pjesëmarrëse dhe ndërtimin e një Shteti Social dhe ekonomie të lirë kombëtare.

 

Të gjitha këto që thamë më sipër nuk bëhen vetvetiu, nga ndonjë aktor i vetëm privat apo më keq ndërkombëtar.

Këto reforma realizohen për interes të përgjithshëm të gjithë qytetarëve dhe prandaj duhet që edhe instrumentat politikë dhe juridikë të përfshijnë pjesëmarrjen, vendimmarrjen dhe kontrollin e gjithë qytetarëve shqiptarë.

Këto reforma do të nisen nga një Revolucion Civil Paqësor dhe do të kurorëzohen me hartiminin e një Kushtetute të re, kësaj here jo të dhuruar nga të huajt, por hartuar nga vetë qytetarët shqiptarë. Një kushtetutë ngritur mbi demokracinë pjesëmarëssë, shtetin sociale dhe të së drejtës, ku publika bashkejeton me privaten, tregu me demokracinë, puna me kapitalin, konkurrenca me solidaritetin, materialja me shpirteroren, kombëtarja me universalen.

 

Hapat politikë

Revolucion Civil dhe Miratimi me referendum popullor të një Kushtetute të Re që:

  1. themelon Republikën mbi demokracinë pjesëmarrëse, shtetin social dhe liberaldemokratik
  2. kthimin e sovranitetit shtetëror në të gjitha format e tij
  3. dobësimin e partive dhe fuqizimin e qytetarëve vendimmarrës. Fatet e vendit nuk do i vendosin më partitë por vetë qytetarët me anë të institucioneve që i krijojnë dhe kntrollojnë vetë si në shembullin zvicerian psh. Numri i partive dhe rëndësi e tyre do bjerë si forume diskutimi përpunimi idesh dhe vizione alternative për botën.
  4. ndalimin e përçarjeve dhe riqepja e kohezionit social e kombëtar. Përçarja e thellë partiake ushqehet nga kjo kastë dhe i mbivendoset përcarjeve krahinore, sociale, dialektore, fetare etj. Kjo minon bashkejetesën paqësore dhe ndërtimin e një shteti dhe administrate funkionale në shërbim të Republikës.
  5. dhënien e një roli direkt institucional diasporës shqiptare në senatin shqiptar bashkë me të drejtën e votës emigrantëve shqiptarë. Pa gjysmën tjetër të kombit normalizmi i vendit nuk mund të ketë sukses si dhe rëndësinë jetësore të bashkëkombësave tanë për tu bërë emisarë natyrorë të hapjes së Shqipërisë në botën e civilizuar dhe të zhvilluar.
  6. vendosjen e shtetit të së drejtës dhe fundin e privilegjeve. Dënime të rënda ndaj funksionarëve të lartë që i bëjnë atentat Kushtetutës dhe interesave kombëtare.
  7. shpeshtimin e referendumeve dhe zgjedhjen e të gjithë zyrtarëve të lartë direkt nga qytetarët me mandat të revokueshëm në çdo kohë dhe jo nnë herë në 4 vjet.
  8. Mos lejimin e ligjeve antipopullore të parlamentit nëse populli nuk i konfirmon me referendum. KQZ nuk do të emërohet më nga partitë por direkt nga qytetarët, ashtu si dhe organe të tjera garancie dhe kontrolli si, Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, KLSH, AMA. ISTAT etj.
  9. Demokratizimi i partive, kontrolli demokratik financiar, reduktimi i cdo mandati në vetëm 2 për të lejuar qarkullimin dhe përmirësimn e njerëzve dhe ideve të reja si dhe mos kooptimin e pushtetit me lobet. Lejimi i primarieve, votimi i cdo strutkure nga poshte dhe jo lart si dhe ndalimi i partive qepur pas liderit dhe klanit të tij.
  10. Drejtësi e paanshme, fundi i superpushtetit të gjyqtarëve, varësisë prej partive dhe kontrolli demokratik i tyre si dhe juri qytetare në çështje me interes të lartë publik
  11. vendosjen e trasparencës proaktive dhe llogaridhënies efektive. Çdo aktivitet shtetëror do pasqyorohet online pa nevojën e kërkesës paraprake dhe burokracive
  12. krijimin e E-government, reduktimin dhe thjeshtimin e administratës publike pranë qytetarëve
  13. Realizimi i së drejtës së informimit, fundi i një media monopoluse dhe manipuluese në kontroll të pushtetit dhe botës së krimit,
  14. Realizimin efektiv të të drejtave civile, sociale dhe ekonomike, mbrojta e së drejtës së punës, pronës, shëndetit, ambient të pastër etj.
  15. Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore, pasuritë natyrore dhe turizmi shqiptar.

 

Kuptohet qartë që këto reforma kërkojnë një shtet eficent, këto reforma kërkojnë institucine shtetërore të drejta dhe demokratike. Ekziston gjithmonë rreziku që shteti i ri të merret peng nga një elitë e caktuar dhe të sakrifikojë interesin e përgjithshëm në favor të interesave të veçantë të dikujt. Kjo duhet parandaluar me çdo kusht. Ndalimi i cdo mundësie që të krijohen grupe oligarkike kryhet vetëm me shpërndarjen  e vendimmarrjes në sa më shumë institucione që togëzohen dhe kontrollohen direkt nga të gjithë qytetarët me metoda demokratike.

Ky nuk është sllogan por hartimi i atyre institucioneve që të formësohen prej qytetarëve shqiptarë. Emërimi direkt si dhe shkarkimi direkt po nga qytetarët dhe jo më partitë i përfaqësuesve të institucioneve, mban lart higjenën në shtet si dhe inkurajon afrimin e njerëzve të pastër dhe kompetentë.

Ky sistem shumë shpejt do implodojë në vetvete sepse nuk ka humbur vetëm legjitimitetin politik dhe ekonomik por dhe atë moral.

Frika është që në kohërat e panikut, vendi të rrëshqasë drejt formave të reja autarkike, totalitare, fondamentaliste fetare,  dhe zgjidhjeve të thjeshta populiste ku një lider premton gjithcka popullit.

Kasta njësoj si ne vitet “90 do përpiqet të kontrolloje metamorfozën, me njerëzit e saj, duke ndryshuar formën por jo përmbajtjen. Pra ruajtjen e pushtetit vendimmarrës në politikë, ekonomi e kudo brenda një qarku të mbyllur. Mos biem pre e teorive të thjeshta, që anatemojnë demokracinë si të parpërshtatshme për shoqërinë, apo që anatamojnë popullin si të paaftë për të vendosur për të mirën e përbashkët. Kjo është loja e kastës dhe elitave.

Demokracia është e vetmja formë mbrojteje e popullit kundër cdo sundimtari, është një kuadër ideal ku rritemi së bashku, gabojmë dhe ndreqemi së bashku si një popull madhor dhe jo më minorne si thoshte Kant. Demokracia është i vetmi sistem që nuk mbyllet hermetikisht por e lë bisedën hapur ku të gjithë mund të përmirësojnë vendimet e marra më parë.

Prandaj informimi i asaj që duam nesër, është shumë herë më e rëndësishme sesa vetë Revolucioni dhe është mision i cdo kujt që kupton,  për tu shpjeguar të tjerëve se e vetmja formë garancie për qytearët është: DEMOKRACIA! Ajo e verteta ku qytetarët vendosin dhe shteti bindet e jo ajo ajo pseudodemokraci që shtrembëron media, pushteti dhe klerikët e sistemit të interesuar që një pakicë të sundojë shumicën duke e përcarë.

Ndërtimi i atij shteti që nuk përqendron lart pushtetin (si këto 100 vite shtet me regjime autarkike) por e shpërndan atë poshtë ku të gjithë qytetarët vendosin së bashku politikat e vendit, pavarsisht bindjeve të tyre, liberale, komunitare, konservatore, socialiste etj. Vetëm nga ky diskutim i përbashkët do konfigurojmë së bashku se cili është interesi real i shqitparëve, në mënyrë që asnjë grup mos ti imponohet përgjithmonë tjetrit por të argumentojë hap pas hapi reformat që i duhen vendit sot dhe nesër.

Tirumfi i cdo utopie dhe fanatikëve pas tyre, ka shoqëruar dramat historike të popujve prandaj duhet evituar kjo përcarje midis shqiptareve dhe gjetur gjuha e përbashkët për një të ardhme të begate e paqësore mes veti dhe popujve të tjerë që na rrethojnë.

Revolucioni fillon kur dalim prej hipnozës së kastës dhe mendojmë një botë tjetër më të mirë. Gjithmonë njerëzimi ka patur aftësi për të ndërtuar një realitet më të mirë. Sot shumë lëvizje në Europë dhe në botë, janë duke punuar për një projekt më të mirë për Njerëzimin, ku teknologjia dhe njohuria kolektive do mundësojë daljen nga varfëria, frika, sundimi i disave mbi disa të tjerë, konfliket dhe përdorimi i dhunës, shtimi i kulturës humaniste dhe dalja nga kultura konsumeriste, degradimi i vlerave dhe rigjetja e vlerave të vërteta origjinale shqiptare dhe unversale që na lejuan mbijetesën ndër shekuj.

Kjo nuk është ëndërr por një projekt serioz dhe inteligjent për Normalizimin e Shqipërise, projekt i cili do realizohet do apo nuk do kjo kastë.

 

Shqipëria është bërë dhe do bëhet vetëm nga shqitparët!

Së bashku Guxojmë

shqipON.org

Lexoni dhe mbështesni projektin SOS dhe Kushtetutën e Re në linkun e mëposhtëm: http://levizjashqipon.org/category/projekti-s-o-s/

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked