BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Fjalimi i Jose Mujica në G20 mbajtur në Brazil

Fjalimi i Jose Mujica në G20 mbajtur në Brazil

11021503_796924290397802_8259711162703027178_o

“Një falenderim i veçantë ndaj popullit brazilian dhe Zonjës Presidente, Dilma Rousseff!

Falenderime dhe ndaj sinqeritetit me të cilën, sigurisht u shprehën të gjithë oratorët që më paraprinë.

Si qeveritarë, të gjithë shprehin vullnetin e tyre të  thellë për të favorizuar marrëveshje në mënyrë që njerëzimi ynë i varfër të jetë në gjendje për të nënshkruar.

Por, më lejoni, t’ju shtroj disa pyetje me zë të lartë.

Përgjatë gjithë ditës, u fol për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për çlrim nga varfëria ku jeton një masë gjigande krijesash njerëzore. Por çfarë trazon mendjen tonë?

A mendojmë për modelin aktual të zhvillimit ekonomik dhe të konsumzmit të shoqërive të pasura?

Pyes veten: çfarë do i ndodhte planetit tonë nëse edhe indu-të (indigjenët) do të kishin të njëjtën numër makinash në familje aq sa kanë dhe gjermanët?

Sa oksigjen do na mbetej për frymëmarrje?

Akoma më sinqerisht: A ka  bota ka sot aq burime materiale, për të mundësuar që 7 ose 8 miliardë persona të arrijnë të njëjtin nivel konsumi dhe shpërdorimi që zotërojnë sot shoqëritë perëndimore?

A do të ishte e mundur e gjithë kjo?

Apo, një ditë, do të na duhet të përballemi me një tjetër lloj debati?

Sepse jemi ne ata që krijuam këtë civilizim ku jetojmë: bir i tregut, bir i konkurrencës, që solli një zhvillim material eksploziv.

Por ekonomia e tregut krijoi shoqërinë e tregut e cila na ka zhytur në këtë globalizim.

A jemi ne që po po drejtojmë globalizimin apo është globalizimi që po na udhëheq ne?

A është e mundur të flasim për vëllazëri dhe të qënurit të gjithë së bashku, në një ekonomi të bazuar mbi një konkurrencë kaq të pamëshirshme?

Deri ku do të arrijë solidariteti ynë?

Nuk po them këto gjëra për të mohuar rëndësinë e këtij eventi, por krejt e kundërta.

Sfida që kemi përpara është e një rëndësie kolosale dhe kriza e madhe nuk është ekologjike por vetëm politike!

Njeriu nuk drejton më sot forcat që çliroi, por janë këto forca që po drejtojnë Njeriun … dhe kjo është jeta jonë!

Sepse ne nuk kemi lindur vetëm për tu zhvilluar.

Kemi lindur për të qenë të lumtur!

Sepse jeta jonë është e shkurtër dhe kalon nxitimithi.

Dhe asnjë e mirë nuk vlen sa jeta, kjo është është thelbësore.

Por, nëse jeta na rrëshqet duke punuar për të konsumuar sa më shumë, motorri i vërtetë i të jetuarit është shoqëria konsumiste, sepse në të vërtetë nëse ndalon konsumi, ndalon ekonomia, dhe nëse ndalon ekonomia, rishfaqen fantazmat e  errësirës për të gjithë ne.

Është konsumizmi ai që po kërcënon planetin.

Për të mbajtur gjallë këtë konsumizëm, prodhohen gjëra që rrojnë pak, sepse duhet shitur pa fund dhe sa më shumë.

Një llambë elektrike nuk duhet të rrojë më shumë se 1000 orë, kur në fakt jemi në gjendje të prodhojmë llamba që mund të durojnë edhe 100 mijë apo 200 mijë orë!

Por kjo nuk mund të bëhet sepse problemi është tregu, sepse duhet të punojmë për të mbajtur gjallë civilizimin “përdor dhe flak” dhe në fakt mbetemi të burgosur brenda një cikli vicioz.

Këto janë problemet e vërteta politike që na nxisin për të nisur luftën për një kulturë tjetër.

Nuk bëhet fjalë të imagjinojmë rikthimin tek njeriu i shpellave, as për të ngritur një monument të prapambetjes.

Por nuk mund vazhdojmë pa fund të lëm veten të na qeverisë tregu, duhet të të fillojmë të marrim kontrollin dhe ta qeverisim ne tregun.

Për këtë arsye, sipas mendimit tim modest, them se problemi përpara nesh sot, është i një natyre politike.

Mendimtarët e vjetër, Epikuri, Seneka deri tek Aymara, thoshin: “i varfër nuk është ai që ka pak, por ai që kërkon shumë dhe dëshiron akoma dhe më shumë

Ky është një çelës me karakter kulturor.

Për këtë arsye, do përshendes me entuziasëm, përpjekjet dhe marrëveshjet që do të bëhen, dhe si qeveritar do i mbështes këto.

E di që disa gjëra që po shpreh, do të hasin në kundërshtime.

Por duhet të kuptojmë, se kriza e ujit dhe e klimës nuk është shkaku.

Shkaku është modeli i civilizimit që kemi ngritur në këmbë.

Ajo që duhet të ndryshojmë është modeli i mënyrës sonë të jetesës.

Unë i përkas një vendi të vogël, që zotëron shumë pasuri natyrore.

Në vendin tim ka rreth 3 milionë banorë, por ka dhe 13 milionë lopë dhe rreth 8 apo 10 milionë dele nga më të mirat në botë.

Vendi im është eksportues i ushqimeve, prodhimeve të qumështit dhe të mishit.

Është një rrafshnaltë dhe gati 90% e sipërfaqes është e shfrytëzueshme.

Shokët e mi punëtorë, kanë luftuar shumë për të garantuar 8 orët e punës.

Tani iu është garantuar madje vetëm 6 orë punë.

Por ai që punon 6 orë punë, kërkon një punë të dytë, prandaj dhe punon madje më shumë se përpara.

Përse? Sepse fatkeqësisht, i duhet të paguajë këste dhe interesa: për motorrin, makinën, dhe paguan një këst pas tjetri dhe kështu akoma… dhe kur vendos të pushojë kupton se është një plak me reumatizëm, kështu si unë, dhe jeta i rrëshqiti ndër këmbë.

Dhe atëherë, dikush duhet të shtrojë pyetjen: është vërtet ky qëllimi i jetës së Njeriut?

Këto gjëra që thuhen janë mjaft elementare: zhvillimi nuk mund të jetë kurrsesi kundër lumturisë!

Zhvillimi duhet të nxisë lumturinë njerëzore, dashurinë për tokën, lidhjet njerëzore, kujdesin ndaj fëmijëve, të pasurit miq, të zotëruarit sa i nevojitet pa grykësi.

Sepse thesari më i rëndësishëm që kemi është Lumturia!

Kur luftojmë për të përmirësuar gjendjen shoqërore,  duhet të kujtojmë që faktori i parë i është vetë lumturia njerëzore!

Faleminderit!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked