BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Google Glass , gjithcka mbi syzet inovative Android.

Gogle Glass është emri I syzeve inovative nga Google, që i japin mundësi perdoruesve të kenë infomazione ekstra në realitetin që i rrethon. Ajo cka para shumë pak vitesh shihej si fatashkencë sot duket se është bërë realitet.

Fillimisht, gjigandët e Mountain View kanë nxjerr në shitje vetëm një version (explorer) te Google Glass dedikuar zhvilluesëve dhe progamatorëve me një cmim prej 1500 USD, por nga mesi i 2014 syzet janë në shitje për të gjithë përdoruesit në Shtet e Bashkuara dhe nga 23 Qershori edhe në Europe , megjithëse jo në versionin përfundimtar. Google Glass vijnë në pese ngjyra të ndryshme (Charcoal, Tangerine, Cotton, Shale e Sky).

Syzet kanë një dizajn te karakterizuar nga nje montaturë rezistente dhe të adoptueshme për cdo lloj fytyre. Një dispaly HD është i monutar në anën e djadhtë, dhe nëpermjet  një lenteje në forëm prizmi imazhi projektohet drejt e në sy. Sipas dukumentit zyrtar të Google, imazhi i projektuar nga zyzet është si një ekran televizori HD 25 poleëh i parë nga një distancë prej dy metrash.

Të bazuara në një sitem Android, Google Glass përshtaten dhe interkomunikojnë me cdo smarsmartphone nëpermjet teknologjisë Bluetooth ose WiFi. Ne anën e djathtë është i pozicionuar një touchpad për të përdorur menunë; nje kamer 5 mega pixel siguron një kualitet të  mirë fotosh dhe një kualitet te kënaqshëm videosh (720 px); ka 16 Gb memorje, prej të cilave 12 janë në dispozicion të plotë të perdoruesit; bateria zgjat rredh një ditë me një përdorim normal. Në versionin e ardhshëm, Goolge premton se syzet do të kenë një përmirsim si në hardware ( RAM të dyfishuar nga 1Gb në 2 Gb, bateri më të mirë që do të sigurojë një autonomi prej më shume se 15%) ashtu dhe në software.

Sipas eksperteve që kanë testuar Google Glass, kto të fundit janë aq inovative saqë do të dryshojn jetën tonë detyrimisht. Ky perfundim bazohet në funksionet dhe mundësitë e shumta qe kjo paisje ofron: syzet janë shumë të thjeshta dhe praktike për tu perdorur nëpermjet komandave vokale ose touchpad-it në anën e djathtë dhe i lejojnë përdoruesve të bëjn telefonata, mesazhe, video konferenca, të konrollojnë postën , rrjetet sociale, të bëjn foto dhe video, të përkthejnë në gjuhë të ndryshme, të perdorin GoogleMaps etj. Kto janë pak a shumë shërbimet e ofruara drejtperdrejtë nga Google, por zhvilluesit e ndryshëm kanë filluar të bëjn përmirësime te rëndësishme , si përshembull një software që arrin të njoh fytyrat etj.

Në 25 mars 2014, Google ka lidhur një kontratë me kompaninë italiane të syzeve Luxottica: kompanitë po bashkëpunojnë për të sjell në treg së shpejti syzet potenziale të Google me  dizajne të RayBan ose Oakley. Teknologjia mundohet te fshihet në dizajnin e bukur duke reduktuar në këte mënyrë impaktin e forte te përdoruesi dhe duke i dhene jetë asaj që quhet “smart eyewear”.

Pra, Google Glass janë të destinuara të behen dicka e madhe dhe vërtet e ndryshme ne krahasim me versionet fillestare të explorer duke u permirsuar dhe cuar perpara konceptin e mrekullueshëm.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked