Aktivistë shqipON patën kënaqësinë të njohnin nga afër, publicistin e njohur Hazir Mehmeti dhe veprën e tij patriotike në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe ne Austri dhe më gjerë.
Falë patriotëve të tillë, shqiptarët në Diasporë kanë mundur të ruajnë dhe të pasurojnë gjuhën shqipe.
ShqipON mbetet e vendosur të vlerësojë Diasporën Shqiptare dhe të promovojë kulturën shqiptare dhe shqiptarët patriotë, si e vetmja rrugë për daljen nga banaliteti sistematik ku dergjet kombi.
Hazir Mehmeti, mësues e publicist në Vjenë
Në Kosovë punoi në tri gjimnaze, migron në Austri ku i njihet statuti i të përndjekurit dhe UN i mbaruar në vendlindje. Nga viti 1999 punon në shkolla e Vjenës si mësues për gjuhën shqipe. Merret me hartimin dhe botimin e materialeve mësimore, teksteve duke qenë autor dhe bashkautor i disa prej tyre. Dallohet në fushën e publicistikës si bashkëpunëtor i disa gazetave e revistave në atdhe, Vjenë, Londër, Stokholm etj.
Ka disa libra te botuara, mes tyre Fibel A-B-C Abetare, Tekst Ushtrimi 1, Mësimi shqip në Austri, Udhëtim S, Shëngjergji dhe tregime tjera dhe qindra artikuj hulumtues në shtypin ditor e periodik.
Takimi ishte i hapur për të gjithë Qytetarët që treguan interes!
E premte 25 mars Ora 17:00
foleja shqipON
Rr. Tish Dahia, Komuna e Parisit