BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Lojrat e kastës mbi qeveritë teknike

Që një popull mos të organizohet dot  duhet ti parafabrikosh zgjidhje të rreme.

Vetëm kështu mund të kontrollosh dhe devijosh pakënaqësinë sociale e cila aktualisht mjafton sa për 10 revolucione.

image

Fabrika e konsensusit mediatik pompon pa reshtur fytyrat dhe propozimet e kastës duke hipnotizuar koshencën e një populli televiziv. Imagjinata kolektive plazmohet nga një qark mediatik i sinkronizuar me lojrat e kastës dhe shllaku ndërkombëtar. Rezultati është se Askush tashmë nuk kupton dot të ardhmen pa këto fytyra.

Idea e qeverisë teknike përforcon mendimin unik se zgjidhja vjen vetëm nga sipër, nga përzierja e aktorëve atje sipër me bekimin e “miqve ndërkombëtarë”.

Dhe nga kritika e këtyre rreshtave jemi të bindur se pak imagjinojnë një zgjidhje tjetër. Propaganda ka bërë punën e vet. Shqiptarët i kanë trasformuar në një popull spektator në vendin e vet autokton.

Po cila është zgjidhja?

Atë që bën çdo popull kur është i robëruar!

REVOLUCIONI CIVIL dhe largimi i kastës, por ndërkombëtarët duan “stabilitet”. Por stabilitet kishim 45 vjet në diktaturë. Shqiptarët kërkuan Demokraci dhe jo oligarki dhe elitizëm kontrolluar nga lobe ndërkombëtare.

Por rendi i ri botëror neoliberist nuk dëshiron Demokracinë, prefereon të vendosë tregu dhe elitat financiare në vend të popujve të lirë!

Miopia e një populli që sheh zgjidhjen tek kasta apo ndërkombëtarët do të thotë çimentim i skllavërisë së tyre.

Shqiptarëve duhet të kalojnë nga elitizmi, nga oligarkia, partitokracia në Demokraci – ku vendosin qytetarët me referendume dhe jo më  një grusht njerëzish të shitur

Por dhe kjo nuk tolerohet nga rendi neoliberist dhe ambasadorët e tyre

Shqipëria ka nevojë të rimarrë sovranitetin monetar për të financuar ekonominë e saj kombëtare.

Por dhe kjo nuk tolerohet nga rendi neoliberist dhe ambasadorët e tyre .

Shqipërisë i duhet rimarrja në kontroll i sektorëve strategjikë kombëtarë, por as kjo nuk lejohet nga rendi neoliberist.

Shqipëria ka nevojë për sindakata efektive që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve shqiptarë, por as kjo nuk tolerohet nga ordo neoliberist.

Ajo çfarë iu duhet shqiptarëve nuk thuhet nga ekranet e një kaste sunduese antikombëtare. Fikim TV dhe dalim nga hipnoza duke kuptuar realitetin e dhimbshëm që jetojmë çdo ditë mbi supet tona!

Shqipëria bëhet nëse fillojmë të besojmë se mund të bëhet, nëse luftojmë beteja për të drejta e jo duke bërë tifo për vemje brendshme e larva të jashtme!

 

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked