BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Sheshi Nënë Tereza – Manifestim për të drejtën për të pasur të drejta!

Sheshi Nënë Tereza – Manifestim për të drejtën për të pasur të drejta! 3 Tetor ora 17:00
SOS – Ka një zgjidhje!
Kërkojmë të drejtën për të pasur të drejta!
Kërkojmë garanci dhe jo lëmoshë!
#NukEshteVone
Bëjmë vetë atë që partitë nuk duan të bëjnë!
Një shtet nga qytetarët për qytetarët!

1525331_1015622201803059_1880751864366734301_n
Qytetarët të zgjedhin dhe shkarkojnë vetë Prokurorët, Gjykatësit dhe gjithë zyrtarët e lartë të shtetit – Juri Qytetare – Referendume me detyrim për cdo ligj të rëndësishëm – Transaparencë totale kundër Korrupsionit total – Kryetarët e partive të zgjidhen nga të gjithë qytetarët – Zhdukje të monopoleve të importit dhe zhvillim të prodhimit vendas – Vetëm 2 mandate për cdo post publik – Zgjidhje të problemit të pronës dhe transparencë të kapitalit financiar – Konfiskim të pasurive të pajustifikuara të gjithë zyrtarëve publikë nga 1991 e vijim – Hapja e dosjeve të regjimit komunist dhe këtij kleptokratik … e të tjera garanci brenda asaj që njihet si: DEMOKRACI PJESËMARRËSE!
 
Të gjithë qytetarët që nuk presin kocka nga qielli, që ndjejnë neveri për këtë këtë politikë hajdute, për mediat sharlatane, për shoqatat vegla të sistemit, për të huajt sehirxhinj,
Të gjithë ata që iu dhimbset ky vend e nuk duan ta braktisin
Të gjithë ata që nuk bëjnë profeci nga filxhani i kafesë por kuptojnë se popujt çlirohen vetë,
Të gjithë ata që besojnë tek demokracia dhe forca e popullit
Të gjithë ata që nuk duan vetëm të protestojnë, denoncojnë por të propozojnë dhe ndërtojnë Shqipërinë si një shtëpi të bukur, të sigurtë, me garanci ku ata që vendosin janë Qytetarët dhe jo Partitë:
Të gjithë së bashku, Bashkojmë zëmrat, ngremë zërat për të thënë: ZGJIDHJA JEMI NE, QYTETARËT!
Nënshkruajmë peticionin kombëtar S.O.S.
 
ShqipON do vijojë këtë rrugëtim në çdo lagje, qytet dhe fshat për Ndërtimin e Garancive për Qytetarët, sepse beson se rruga e vetme për NORMALIZIMIN e vendit, kthimin e Llogaridhënies dhe Zhvillimit ekonomik, është Demokracia Pjesëmarrëse ku vendosin Qytetarët dhe jo partitë apo “udhëheqësi i lavdishëm”

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked