BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Me hajdutë e kusarë nuk ka bashkim kombëtar!

#DuaKushtetutëTëRe ku shqiptarët vendosin vetë fatin e tyre, pa parti, lobe e masoneri!

image

HAJNITË kanë zaptuar shtetet tona!
Mbajtja e pushtetit edhe me ndihmën e lobeve antishqiptare po sakrifikon kombin dhe boshatis trojet shqiptare prej shqiptarëve!

SOT, shqiptarët jetojnë në shtetet më të korruptuara e të varfra të Kontinenti!
SOT, shqiptarët detyrohen të braktisin vendin nga mjerimi!
SOT, pasuritë kombëtare dhe sektorët strategjikë të shqiptarëve nuk janë në duart e shqiptarëve por të huajve
SOT, më shumë kontroll kanë të huajt se shqiptarët mbi qeveritë e tyre
SOT, shqiptarët janë i vetmi popull pa ushtri
SOT, shqiptarët kanë ekonomi 10 nënfish sa fqinjët e tyre
SOT, monopolet dhe bota e krimit nga të dy anët e kufirit kanë ndarë parcelat e nuk duan bashkimin
Bashkimi i dy vendeve do vinte në rrezik sundimin e kastave dhe agjenturat e huaja
SOT, njehsimi tek ekonomia, legjislacioni, doganat, monedha, arsimi duhet të ishin realitet. Por, popujt mbahen nën narkozë sistemike që mos të zgjohet dhe të kuptojë rreziku që na kanoset nëse nuk bashkohemi SOT me Kosovën!
SOT, shqiptarët po detyrohen të ndërmarrin dy drejtime të ndryshme në dy shtete të ndryshme me flamuj të ndryshëm.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë zvenitet tek brezat e rinj amaneti i bashkimit kombëtar, aq më shumë rinia përhumbet nën kulturën e konsumizmit dhe pseudokosmopolitizmit, aq më shumë punohet kundër SHQIPËRISË!

ZGJIMMMM !
Gjumi për një popull të vogël është fatal!

Së bashku për një Kushtetutë qytetare e kombëtare!
#shqipON

Kushtetuta për Normalizimin e Shqipërisë dhe projekti SOS

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked