BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Mendimi Unik dhe Neoliberizmi

 

 

Mendimi unik pohon se bota ku jetojmë është e vetmja botë  e mundshme. Falë konkurrencës arrihet efiçenca dhe pasurimi, deri në atë pikë sa vlera ekonomike kthehet në kriterin e vetëm mes asaj që është e drejtë apo e gabuar. Prandaj, ajo çfarë nuk ka vlerë ekonomikisht duhet eliminuar.

56ca7e5d479bb28cab4b5051ea67dac3

Ligjet e tregut duhet të mbizotërojnë mbi të drejtën e personave falë ideologjisë neoliberiste të shtetit minimal, sipas të cilit tregu duhet të vetërregullohet (duke harruar që pikërisht tregu është çrregulluesi më i madh i raporteve në shoqëri) pa ndërhyrjen publike, sipas ligjit të kërkesës dhe ofertës. << Fernando Alcoforado, Globalizaçao. San Paolo, Nobel, 1997, pp. 84-112.>>

Është interesante se si pikërisht liberali Popper, disa dekada më parë, shpjegonte se si një Republikë, jo vetëm që nuk mund të ekzistojë nëse nuk vë kufizime lirisë për qëllime morale, por edhe se është e paimagjinueshme një treg pa ndërhryje shtetërore. Përtej faktit se një sistem ekonomik, nuk mund të imponohet nga sipër dhe se një treg i lirë nuk mund të ekzistojë aty ku nuk ka njerëz me ide të caktuara ekonomike. Popper pohon edhe se, nëse do tentohej të mbillej një kapitalizëm pa një sistem ligjor, ai do të ndodhej në mënyrë të paevitueshme (si po ndodh në vendin tonë dhe në shumicën e vendeve të Europës lindore) përballë një korrupsioni dhe një kriminaliteti kapilar. <<Karl Popper, The Lesson of this Century. Interview  with Giancarlo Bosetti. Routledge, London, 1992>>

Dekadat që pasuan luftën e dytë botërore u karakterizuan nga një ekspansion të rolit të shtetit, dhe njëkohësisht të gjitha qeveritë adoptuan një politikë të pëlqyeshme nga qytetarët kudo. Ndërsa, në vitet “80, u imponua si triumfuese teoria neoliberale dhe afirmimi i parimit të ndërhyrjes minimale publike.<< Gérard Lafay, Capire la globalizzazione, il Mulino, Bologna, 1998, pp. 94-95.>> Në këto vite morri hov idea politike ekonomike e “Washington consensus”, nisur në fillim të viteve “80 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpërndarë nëpër botë me anë të programeve të “rregullimeve strukturore” të FMN-së dhe Bankes Botërore. Brenda një kohe record kjo solli:

  • Çmontimin e sovrantiteteve  kombëtare dhe shtetërore
  • Humbjen e kontrollit të sistemeve financiarë-prodhues kombëtarë tashmë të varur ndaj kushtëzimeve amerikane
  • Reduktimit të defiçitit vjetor të bilancit, sidomos me anë të shkurtimit të shpenzimeve publike sociale dhe investuese.
  • Një shtet bazuar mbi laissez-faire dhe mbi deregulation.<<DEREGULATION është një shprehje e ekonomistit britanik John Williamson, e përdorur për të përshkruar direktivat e FMN dhe Bankës Botërore (të influencuara prej politikës ekonomike amerikane) drejtuar Vendeve që gjendeshin në krizë ekonomike.

 

Kompetenca karakteristike të një qeverie kombëtare ose locale si posta, shkollat, burgjet, sherbimet hidrike, shërbimet e asistencës dhe të pensioneve do të jepeshin ose do të trasformoheshin në biznese private, institucione publike do trasferoheshjn drejt agjencive të pavarura ose të zëvendësuara me nënkontrakorë privatë. Modeli sipërmarrës që kërkonte maksimalizimin e fitimit do të bëhej me shpejtësi model që çdo qeveri duhej të uniformohej. << Eric J. Hobsbawm,  La fine  dello Stato. Rizzoli, Milano, 2007, pp. 55-56.)

Në realitet, koncepti i “shtetit minimal” ose “minishtet”, jo paternalist, autoritar dhe burokratik nuk është një risi. Në fakt u konceptua në fillim të 1800-ës prej Kant dhe Mill, por nuk kishte të bënte me parimin e dobësimit të Shtetit Social si po asistojmë nga fillimi i viteve “90 nga këto anë.

 

Aktualisht, parimet e mënyrat e funksionimit të institucioneve të mëdha ekonomike ndërkombëtare konsiderojnë zhvillimin vetëm në terma akumulimi kapitali ose rritje të prodhimit të brendshëm bruto, pa marrë parasysh opsionin, që për të bërë të dobishëm tregun dhe të nxjerrësh përfitime, do të duhej një akses konkret më i madh i qytetarëve që të ushtronin dhe një kontroll real  mbi të, tashmë i komanduar vetëm nga një elitë. Duhen pra disa forma themelore të lirisë: in primis, garantimi i të drejtave politike dhe politike si dhe garanci të kushteve të jetesës dhe të punës dinjitoze. Në radhë të dytë, duhet të nxiten mundësira pjesëmarrjeje sociale dhe kulturore me forma ndërveprimi, dhe organizime të ndryshme nga ato që imponojnë raportet e tregut, për të evituar çfarë po ndodh: që një shoqëri liberiste si kjo aktualja të bëhet thellësisht e pabarabartë (e kundërta e komunizmit ku shoqëria detyrimisht e barabartë trasformohet në mënyrë të paevitueshme në joliberale). << Norberto Bobbio, Liberalismo e democrazia. Simonelli Editore Milano 2006, pp- 54-58.>>

 

Një mënyrë për të bërë të mundur ushtrimin e sovranitetit popullor mund të ishte, psh. lejimi i sa më shumë qytetarëve i së drejtës për të marrë pjesë në mënyrë direkte ose indirekte në marrjen e vendimeve kolektive.

Fatkeqësisht, doktrina liberale gjithmonë e më shumë përqendrohet tek mbrojtja e ekonomisë së tregut dhe lirisë së iniciativës ekonomike. Madje, një prej propozimeve që po çohet përpara me insistim këto kohë prej intelektualëve neoliberistë (dhe e pranuar prej të gjithë klasës politike) konsiston në kufizimin kushtetutes edhe të pushtetit ekonomik dhe fiscal të Parlamentit, në mënyrë që të pengohet realizimi politik i kërkesave sociale për një përdorim publik i burimeve të vendit.<<Legjislatura e re shqiptare psh. kaloi kontrollin financiar nga parlamenti drejt qeverisë, ose rasti i Italisë, ku u fut në Kushtetutë nxitimithi, detyrimi i balancimit të buxhetit (barazia mes të hyrave dhe të shpenzimeve)>>

Ndërsa një reagim nga ana e shoqërisë civile, konsiston në kërkimin e shtrirjes të së drejtës për pjesëmarrje në vendimet kolektive në vende të ndryshme nga aty ku merren tradicionalisht vendimet politike. <<kujtojmë këtu lindjen e lëvizjeve të ndryshme (prej të cilave shqipON është frymëzuar)  në Europë e në Amerikat, mes të cilave “indignados” në Spanjë, “Piratët” në Gjermani, “Movimento 5 stelle” in Italia, “Ocuppy Wall Street” dhe “Tea Party” në ShBA. Shih dhe shkrimi i shkurtër i Stephane Hessel “INDINJOHUNI”>>

Tentativa është fitimi i hapësirave të reja për pjesëmarrje popullore direkte dhe trasparente, një “revolucion social”, që synon që mbi të gjitha me anë të internetit të bypasojë partitë tradicionale.<<Movimento 5 stelle është tashmë forca e parë italiane)

Filozofi Norberto Bobbio, në  veprën “liberismo e democrazia” pohonte se: mes kërkesave të neoliberalëve, për një shtet që vendos sa më pak dhe ajo e e lëvizjeve demokratike që këkojnë që qeverisja të jetë sa më shumë në duart e qytetarëve, pasqyrohet dy konceptet e kundërta të lirisë. Liria negative për liberalët dhe liria pozitive për demokratët, këtu dallohen pikërisht dhe preferenca e vlerave që shoqërojnë këto dy vizione, e para preferohet nga shtresat e larta elitare dhe e dyta për shresat e mesme dhe ato të ulta.

Në këtë drejtim, Armand Mattelart pohon se kalimi nga një qytet-shtet drejt një shoqërie global, tërësisht transterritoriale (utopia e fshatit global) është e praktikueshme vetëm për pak persona që ua lejon ekonomia, dhe se si dekada e fundit është karakterizuar nga dy profeci që dolën qartësisht të ekzagjeruara: fundi i historisë profetizuar nga Francis Fukuyama, e cila përfundon me instalimin e demokracisë liberale dhe vdekjen e hapësirës shkaktuar nga Interneti. <<Armand Mattelart, Historia de la utopía planetaria. De la ciudad profética a la sociedad global, Barcelona, 2000.>>

Ndërsa kriza gjeopolitike, ushqyer prej konflikteve të çdo tipi, na tregojnë gabimin trashanik të Fukuyamës, profecia e Internetit nga ana tjetër vijon fuqishëm në imagjinatën kolektive, edhe pse duket evidente që dimensioni hapësinor, larg të të zhdukurit mbete qendror për shumicën e personave.

Uniformiteti i rendit të ri botëror shprehur prej disa profetëve të globalizimit pas fundit të Luftës së Ftohtë, rënien e komunizmit sovjetik dhe fundin e regjimit bipolar që ka orientuar botën pas luftës së dytë botërore nuk u realizua ashtu sikundër u parashikua.

Përgjatë këtij çerekshekulli, pas rënies së murit të Berlinit, disfata e doktrinave marksiste e në përgjithësi fundi i Rrëfimeve të Mëdha (ose për disa ardhja e postmodernitetit) u afirmua idea që demokracia liberale qenka forma e vetme e qeverisjes së mundshme, duke përforcuar në këtë mënyrë tendencën për braktisur idenë e një shoqërie alternative.

Nëpërmjet fjalëve si:ekonomi, globalizim, liberalizime, priavtizime, konkurrencë, treg, spread, laissez-faire, deregulation, vdekje të ideologjive dhe progresit po përhapet ideja e një nevoje të paevitueshme.

Pasi mbetëm pa alternativa politike ideologjikisht të forta, neoliberalizmi, pagëzuar nga kritika si “mendimi unik”, fillon të lartësojë tregun dhe konkurrencën përtej çdo lloj tjetër vlere, një tregti e lirë dhe pa kufij, zhdukja e rregullave (deregulation) sistematik prej çdo lloj aktiviteti social, dhe një rol i Shtetit reduktuar në minimum.

E vetmja mënyrë që do të lejonte një administrim efikas të tregut global do të ishte, në analizë të fundit, dora e shkathët e padukshme e Adam Smithit, që falë konkurrencës, do të prodhojë efiçencë, pasuri, konkurrencë dhe mirëqenie, duke përmbushur kështu shkallën më të lartë racionalitetit perëndimor teknologjikisht të aavncuar, revolucioin e trete industrial. <<në fakt triumfi i mendimit tekno-ekonomik ishte paralajmëruar me kohë prej Comte, Heideger, Weber, Adorno e Husserl etj>>

Ëshët krejtësisht e qartë se e vetmja doktrinë e mundshme për këtë pseudoideologji është kapitalizmi pa kufij, ose neoliberizmi. Në realitet, mendimi unik më shumë se në kuptimin e ngushtë të mendimit shfaqet si Weltanschauung, një mentalitet, ose më mirë një ideologji, tipike perëndimore. Një “pseudideologji” e re me aspirate globale por që nuk ia ka dalë të presë rrënjët me ndërtimet e mëdha ideologjike të së kaluarës, si revolucioni shkencor, mekanizmi, racionalizmi, iluminizmi dhe mbi të gjitha liberalizmi dhe imperializmi. << Gonçal Mayos, Genealogia i crítica del pensament únic. Liceu Joan Maragall, Barcelona, La Busca Edicions, 2000,pp. 21-33.>>

Një prej ndryshimeve të mendimit unik ndaj ideologjive të tjera me tendenca totalitare të së kaluarës, është se në të parat kërkoheshin të imponoheshin dogma ideologjike, kurse në mendimin unik nuk përpiqet shumë të imponojnë këto vlera me forcë, por thjesht duke i shpërndarë dhe ndërtuar dituri ose teknika praktiko-ekonomike duke i trumbetuar si natyrore sit ë vetmet të mundshmet edhe pse jo perfekte.

Në përfundim, mendimi unik neoliberist, falë edhe globalizimit, po shtrihet në të gjithë planetit duke u vetëprojektuar si mendim unik dhe, mqs nuk bëhet fjalë për mendim në sensin tradicional të termit, mbillet në imagjinatën kolektive si e vetmja rrugë e mundshme pas shëmbjes së sistemit komunist.

 

 

Pas shëmbjes së socializmit, pas falimentimit të një eksperimenti historik që pretendonte arritjen e qëllimit final, duket e paevitueshme heqja dorë prej një premtimi emancipimi të një shoqërie alternative.

Dobësië ekonomike i bashkangjitet dhe pafuqia politike. Pabarazia në nivel global, përjashtimi social dhe margjinalizimi ushqejnë urrejtje dhe konflikte globale. Dhënia në mënyrë të drejtë e disa përfitimeve prodhuar nga globalizimi, mund të ishte një masë e vlefshme për të evituar terrorizmin barbar dhe krijuar një klimë të përgjithshme zbutëse dhe harmonie. << Amartya Sen, La povertà genera violenza? Luiss University press, Milano, 2007. pp. 35-40>>

Fenomeni që shumë quajnë globalizim dhe të tjerët postmodernitet, në realitet përbëjnë në tërësi një moment të përcaktuar të proçesit historic dhe, si çdo periudhë tjetër historike, funksionojnë në forma të orkestruara varibla të ndryshme, vizioni sistematik i të cilave është e nevojshme për të kuptuar atë çfarë po ndodh. Njëra prej këtyre është rritja e vazhdueshme e çmahnitjes prej kapaciteteve të tekno-shkencës dhe të politikës në përgjithësi.

Në fillim të shek XXI, maltuzianizmi duket se po shfaqet më me shumë forcë se më parë. Qeveritë evropiane tentojnë të bindin klasat popullore të dorëzohen në emër të nënshtrimit ndaj rregullave të paevitueshme të tregut.<< Gérard. Lafay>>

Krijohen kështu kushtet që Pierre Bourdieau e quan pasiguri (precarietà- jetë e pasigurtë, ku rregullat dhe e drejta i lë vendin lutjeve-“pregare, prex, prece”). Prekarieti është sipas mendimtarit francez, vaksina më e mirë ndaj një operacioni efikas rezistence përballë pushteteve të forta; ashtu si dhe ndaj presioneve ndaj globalizimit.<< Zygmunt. Bauman, La società sotto assedio Laterza, Bologna 2006, p. 75.>>

Megjithatë fraktura gjithmonë e më e madhe mes një pjese të mirë të elitës politico-ekonomike dhe  masës së popullsisë dhe ndërgjegjësimit të krizës ambientale, ka çuar shumë analistë të vënë në diskutim modelin e shoqëisë aktuale, dhe në veçanti shoqërinë e konsumit.

Jo vetëm, që tashmë është më e qartë se modeli prodhues bashkëkohor zbulon, mes të tjerave gjëra, nga një anë tendencën për një prodhim të përshpejtuar artificial të nevojave të rreme, dhe nga ana tjetër prodhimin pa kufij të mangësive dhe defiçencave. Në këtë situatë krijohen nevoja nga një anë dhe pabarazi të thella nga ana tjetër, sepse është pamundur të kënaqësh dëshirat konsumeriste të të gjithëve.

Këto vitet e fundit ka dalë në pah një tendencë e partive politike (majtas dhe djathtas (dikotomi pa sens tashmë) për të barazuar “liberizmin” me “reformizmin” ose ta konsiderojnë si instrumentin e vetëm për të vënë në lëvizje reforma strukturore, efikase dhe positive për popullsinë.

Reformizmi i vetëm realist dhe shoqërisht i qendrueshëm, ndoshta do të ishte i mundshëm, duke u dakordësuar fillimisht mbi “një humanizëm të ri”, të një ndryshimi radikal, ku qendra e të gjitha veprimeve të përqendrohet tek Njeriu! Politika e re sociale duhet të kapërcejë modelin actual dhe ta zëvendësojë me një tjetër në gjendje të garantojë numrin më të madh nevojave thelbësore për një jetë njerëzore dinjitoze, duke kaluar në plan të dytë nevojat (material) krijuar dhe imponuar nga mediat.

Mundësia e vetme për të luftuar idenë e paevitueshmërisë dhe pakthyeshmërisë të globalizimit aktual neoliberist, do të ishte në përfundim mendimi (kritik) ndaj faktit që bota nuk është e ndërtuar vetëm nga ajo çfarë është por dhe nga ajo, që këtu dhe tani mund efektivisht mund të ekzistojë, sin ë tërësi mundësish reale dhe konkrete, e realizueshme në kushte të caktuara. Vetëm duke u nisur nga ky konstatim mund realisht të fillohet ti jepet jetë një projekti të ri, utopik dhe konkret në të njëjtin kohë.

 

BIBLIOGRAFIA
Accornero, A., Era il secolo del lavoro. il Mulino, Bologna, 1997.
Anderson, B., Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism,
Verso, Londra-New York, trad. it. Comunità immaginate: origini e diffusione
dei nazionalismi, Benedict Anderson; prefazione e cura di Marco D’Eramo, Manifesto libri, Roma,
1996.
Alcoforado F., Globalizaçao, San Paolo, Nobel, 1997.
Anisi, D., Creadores de escasez, Alianza editorial ,Madrid, 1998.
Anthony D. S., Nations and Nationalism in a Global Era. Cambridge Polity Press, 1995,
trad. it. Nazioni e Nazionalismo nell’era globale. Asterios editore, Trieste 2000.
Augé M., Non-Lieux. Introduction à une anthropologie de la surmodernité, 1992, trad. it., Non
luoghi. Introduzione a una antropologia della surmodernità, Milano, Elèuthera, 2005.
Bauman Z., Globalization: The Human Consequences, New york Columbia University
Press, 1998, trad. it. Dentro la globalizzazione le conseguenze sulle persone, Ed. Laterza,
Roma-Bari 2002.
Bauman, Z., Liquid Times: Living in an Age of Uncertainty. Cambridge, 1999, trad. it. La
società dell’incertezza. Il Mulino, Bologna, 1999.
Bauman, Z., In Search of Politics Cambridge 1999, trad. it. La solitudine del cittadino
globale. Ed. Feltrinelli – 2000.
Bauman, Z., Liquid Modernity, Cambridge, 2000, trad. it. Modernità liquida, Ed. Laterza,
Roma-Bari 2002.
Bauman, Z., Society Under Siege. Cambridge, 2000, trad. it. La società sotto assedio. Ed.
Laterza, Roma-Bari, 2006.
Bauman, Z., The Individualized Society. Cambridge, 2001, trad. it. La società
individualizzata. Come cambia la nostra esperienza. il Mulino, Bologna, 2002.
Bauman, Z., Wasted Lives. Modernity and its enemies Cambridge 2004, trad. it. Vite di scarto,
Ed. Laterza, Roma-Bari, 2007.
Bauman, Z., Liquid Life. Cambridge, 2005, trad. it. Vita liquida. Ed. Laterza, Roma-Bari,
2008.
Bauman, Z., Modus Vivendi. Inferno e utopia del mondo liquido. Ed. Laterza, Roma-Bari,
2008.
Gallino, L., Il costo umano della flessibilità. Ed. Laterza, Roma-Bari, 2000.
Gallino, L., Globalizzazione e disuguaglianza, Laterza, Roma-Bari 2003
Beck, U., Was ist Globalisierung?-Irrtümer des Globalismus – Antworten auf
Globalisierung, Frankfurt a.M. Surkamp, 1997, trad. it. Che cos’è la globalizzazione. Rischi
e prospettive della società planetaria. Carocci editore Roma, 2009.
Beck, U., Risikogesellschaft. Auf dem Weg in eine andere Moderne. Suhrkamp, Frankfurt
a.M. 1986, trad. it., La società del rischio. Carocci, Roma, 2000 Laterza, Roma -Bari
1999.
Bordieu, P., ,Contrafuegos: Reflexiones para servir a la resistencia contra la invasión
neoliberal. Anagrama, Barcelona, 1999.
Chomsky, N., Y Dieterich H., La aldea global. Nafarroa, Txalaparta, 1997.
Dabat, A., Globalización y alternativas de desarrollo, Revista Nueva Sociedad No. 132,
Caracas, 1994.
Cassirer, E., The Myth of the State. Garden City, New York, 1955,
Estefanía, J., El poder en el mundo. Ediciones Plaza & Janés Barcelona, España, 2000.
Fukuyama, F., The End of History And the Last Man. Free Press, New York, 1992, trad. it.
La fine della storia e l’ultimo uomo, Milano, Rizzoli, 2003.
Giddens, A., The Consequences of Modernity. Cambridge, 1990, trad. it. Le conseguenze
della modernità. Fiducia e rischio, sicurezza e pericolo, Il Mulino, Bologna 1994.
Giddens, A., Runeway World. How Globalization is Reshaping our Lives. Routledge, New
York 2000, trad. it. Il mondo che cambia.Come la globalizzazione ridisegna la nostra vita.
Il Mulino, Bologna, 2000.
Habermas, J., Der Gespaltene Westen, Suhrkamp Verlag. Frankfurt am Main, trad. it.
L’occidente diviso Laterza ,Roma, 2007.
Hirst, P., Thompson, G., Globalizatión in Question. The international Economy and the
Possibilities of Governance. Cambridge, Polity Press, 1996, trad. it. La globalizzazione
dell’economia. Editori Riuniti, Roma, 1997.
Hobsbawm, E., J., La fine dello Stato. Rizzoli, Milano, 2007.
Lafay, G., Comprendre la mondialisation. Paris, Economica, 1996, trad,.it. Capire la
globalizzazione, il Mulino Bologna, 1999.
Latouche, J., L’Occidentalisation du monde. Essai sur la signification, la portée et les
limites de l’uniformisation planétaire, Paris, La découverte, 1989. Tr. it.
L’occidentalizzazione del mondo. Bollati Boringhieri, Torino, 1992.
Lyon, D., Postmodernidad, Alianza, Madrid, 1996.
Mattelart, A., La mundialización de la comunicación. Piados, Barcelona, 1998.
Mayos G., Genealogia i crítica del pensament únic. Liceu Joan Maragall, Barcelona, La
Busca Edicions, 2000.
Mc Luhan, M., Understanding Media: The Extension of Man, Gingko Press, Berkeley,1964,
Trad. it. Gli strumenti del comunicare. Il Saggiatore, Milano, 2008.
Popper, K., The Lesson of this Century. Interview with Giancarlo Bosetti. Routledge,
London, 1992, trad. it. La lezione di questo secolo. Marsilio, Venezia, 2003.
Ramonet I., Internet, el mundo que llega. Los nuevos caminos de la comunicación. Alianza
Madrid, 1998.
Revelli, M., Globalizzazione dell’economia e crisi dello stato-nazione”, in Nuvole,1996.
Santos, M., Por uma otra globalização. Editoria record Rio de Janeiro, 2002.
Sapienza, R., Un mondo da governare. SEI, Torino, 1995.
Sen, A., Globalizzazione e libertà. Milano, Mondadori, 2002.
Sen, A., La povertà genera violenza?, Il Sole 24 Ore Libri, Milano, 2007.
Soros, G.,The Crisis of Global Capitalism. Open Society Endangered. PublicAffairs New
York, 1998, trad. it. La Crisi del Capitalismo globale. Ponte alle Grazie, Milano, 1999.
Stiglitz, E. J., In un mondo imperfetto, mercato e democrazia nell’era della globalizzazione.
Donzelli Editore, Roma, 2001.
Stiglitz, E. J., The Roaring Nineties, A New History of the World’s Most Prosperous
Decade, W. W. Norton & Company; New York 2003, trad. it. ,I ruggenti anni Novanta: lo
scandalo della finanza e il futuro dell’economia. Einaudi, Torino, 2004.
Stiglitz, E. J., The Current Economic Crisis and Lessons for Economic Theory, in “Eastern
Economic Journal”, XXXV, 2009 ,3.
Vandana, S., Monoculture della mente. Bollati Boringhier, Torino, 1995.
Zolo, D., Globalizzazione. Una mappa dei problemi, Laterza, Roma-Bari, 2004.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked