BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Miliona francezë në protestë për të drejtën e punës

Aty ku qytetarët ngrihen për vete dhe jo për parti

french-labour-union

 

Tashmë çmontimi i të drejtave quhen “reforma”  standarde dhe titullohen të gjitha në anglisht “Jobs act” francez, italian etj. Beteja e kapitalit kunër punës, po përqendron gjithmonë e më shumë pasurinë në pak duar, duke rritur jo vetëm varfërinë por dhe koefiçentin gini, ose pabarazinë mes qytetarëve, ndryshe nga motoja e kushtetutës franceze: Liri-Barazi-Vëllazëri.strikes_in_france_continue_03-1Young people hold a banner as thousands of people demonstrate on March 9, 2016 in Nantes, western France, as part a nationwide day of protest against proposed labour reforms. France faced a wave of protests against deeply unpopular labour reforms that have divided an already-fractured Socialist government and raised hackles in a country accustomed to iron-clad job security. / AFP / LOIC VENANCELOIC VENANCE/AFP/Getty Images ** OUTS - ELSENT, FPG, CM - OUTS * NM, PH, VA if sourced by CT, LA or MoD **

French labour union workers attend a demonstration against the French labour law proposal in Marseille, France, as part of a nationwide labor reform prostest, March 9, 2016. The slogan reads "No to the break-up of right to work legislation". REUTERS/Jean-Paul Pelissier

191209729-b671f229-f344-49b2-92b1-7b8c45ba4c06Qytetarët francezë nuk pranojnë që të drejtat e punës, fituar me beteja sindakale ndër dekada, të shkatërrohen për një fleksibilitet tregu. Kushtetuta franceze ndalon që PUNA të konsiderohet mall dhe ti nënshtrohet ligjeve të tregut, por një e drejtë themelore për DINIJITETIN  e njeriut.  Presidenti Hollande, ndryshe prej premtimeve elektorale, ka humbur betejën mbi ekonominë, dhe muajt e fundit numri i papunësisë po rritet me shpejtësi, duke kaluar 12 %. Vende të tjera që kanë zbatuar një fleksibilitet më të madh të kontratave të punës, nuk kanë rritur vendet e punës por kanë destabilizuar jetët e të rinjve me kontrata të përkohshme, sepse puna është raport bashkëpunimi dhe besimi mes sipërmarrësve dhe punëtorëve. Ajo nuk është një raport mekanik por human dhe ka nevojë për gjithëpërfshirje të të gjitha palëve për të “KRIJUAR” pasuri.

Deri sa vendimet të merren nga elitat dhe jo nga qytetarët, asnjë e drejtë nuk është e garantuar. Demokracia u shpik nga qytetarët për tu mbrojtur nga çdo lloj strukture pushteti që vë në rrezik të drejtat e tyre si jeta, puna, prona, fjala, lëvizja e lirë etj.
Globalizmi financiar po kthehet në totalitarizëm dhe njësoj si totalitarizmi komunist po redukton qytetarët dhe të drejat e tyre për liri-barazi-vëllazëri!

Kapitalizmi duhet të ketë fytyrë humane dhe tu shërbejë gjithë qytetarëve dhe jo një grushti njerëzish gjithmonë e më pak. Ideologjitë (komuniste, neoliberaliste etj) shpiken nga kastat për të përçarë e sunduar qytetarët! Prandaj duhet një kapitalizëm inteligjent dhe i kontrolluar nga shoqëritë me metoda demokratike dhe gjithpërfshirëse nga qytetarët e Republikës!

Kultura demokratike e qytetarëve është argjinatura më e mirë për të argjinuar tendencat imponuese të financës globale që duan atomizimin e individëve për të qenë “konsumatorë dhe vegla” perfekte në shërbim të “Zotit Treg”. Deri tani Kushtetutat e vendeve evropiane me shtete sociale, kanë ditur të mbajnë bashkë nevojat e tregut me ato të demokracisë dhe drejtave themelore. Por shtetet po dorëzohen përballë kërcënimit të financës globalitariste, gjithmonë e më shumë e parregulluar me norma, trasparencë dhe përgjegjshmëri.

Këtë rol të humbur të shtetit, po e luajnë vetë qytetarët të mbledhur ditët e fundit kudo në Francë, me miliona falë edhe sindakatave në mbrojtje të të drejtave të tyre. Buletini i ditës së djeshme ishte buletin lufte, ku u plagosën mbi 200 policë nga përleshjet me qindra mijëra protestues në Paris.

(s)Mediat shqiptare gurrmaz të oligarkisë evitojnë të trasmetojnë lajme të tilla për të mbajtur shqiptarët nën narkozën e spektaklit. Kurse pushteti kujdeset që sindakatat ti ketë nën kontroll e mos të lejojë asnjë qendër pushteti që mund të grumbullojë shqiptarë jashtë siglave të partive. Gjithmonë të përçarë, mbajtur ne injorancë, varfëri, frikë e presion.

Sundim 2.0

 

Refuzojmë kastën!

Së bashku për ti kthyer shtetin shqiptarëve!

#shqipON

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked