BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Modeli ekonomik dhe politik që i imponohet Shqipërisë – Dr. Ledian Droboniku

 

 

Bëjmë këtë video për të kontribuar në përhapjen e një ligjërate demokratike dhe të vërtetë në realitetin shqiptar. Shpresojmë që të pasohemi dhe nga të tjerë që duan të kontribuiojnë për daljen nga ky banalitet funksional vetëm për kastën dhe privilegjet e saj. Shpresojmë të përhapim një kritikë të thellë ndaj këtij sistemi, duke dalë nga pseudokritika organizuar nga qarku mediatik dhe tellallet e ketij sistemi. Vazhdimi i status quos kërkon që e gjithë kritika të përqendrohet tek fytyrat e kastës dhe jo tek llogjika që mban këtë sistem në këmbë.

Kjo video do të pasohet nga të tjera video ku të trajtojmë më gjerësisht problemet e rënda të vendit, përgjegjësit  direktë dhe të fshehur por mbi të gjitha rrugëdaljen nga ky kurth ekonomik dhe politik.

Fillojmë duke thënë se ajo cfarë po ndodh në Shqipëri, nuk është banale dhe e rastësishme por pjesë e një vizioni antidemokratik, kundër popujve dhe të drejtave të tyre. Shqipëria nuk është më një vend i izoluar dhe nuk do jetë më kurrë i tillë. Shqipëria është tashmë pjesë e një procesi si njihet me emrin globalizem qe shtrin efektet e tij kudo edhe pse të fshehura me kujdes.

Reformat politike dhe ekonomike që i imponohen Shqiperisë janë pjesë e këtij vizioni dhe politikanet tanë janë kuklla te vetedishme dhe bashkepunuese me  lobet qe punojne kunder intersave te popujve dhe te drejtave njerezore. Prandaj duhet të shtrijmë debatin se cili është interesi i Shqiperisë. Me të kuptuar këtë interes kombëtar, largimi i këtyre kukllave është thejsht ceshtje kohe!

Shqiptarët me rënien e regjimit gjakatar enverist kërkuan me zgjuarsi “Liri-Demokraci”. Pra të drejta dhe liri, por dhe një shtet social dhe ekonomi të zhvilluar në të mirë të të gjithëve qe ti garantoje keto liri.

Por fati ynë i keq përkonte me ndryshimin e kursit që Perëndimi kishte ndërmarrë ndërkohë dhe fundi i komunizmit rrezoi dhe pengesen e fundit qe deri ate kohe kishte frenuar elitat kapitaliste ne dem te popujve.

(Pra Elitat financiare u cliruan nga cdo alternative qe mund te kufizonte pushtetin e tyre duke krijuar nje diktature te re, nje diktature ekonomike permes teorise se sundimt te mendafshte dhe oponences se kontrolluar )

Për dekada Perëndimi, pas luftës botërore, ishte dakordësuar që kapitalizmi duhet të mbahej nën kontroll prej demokracive në mënyrë që mos të shkatërronte bashkëjetesën paqësore mes individëve dhe mes popujve. Por dhe qe popujt e tyre mos te shihnin me deshire komunizmin sovjetik. Nje rruge e ndermjetme, ku pabarazia ekonomike mos te ishte aq e larte sa te minonte barazine politike te cdo qytetari.

( Nje sistem ku publikja dhe privatja nuk permbysin njera-tjetern por qendrojne ne harmoni)

Pra liberalizmi të qëndronte bashkë me demokracinë si komplementarë të njëri tjetrit. Pasi nuk ka demokraci pa liri të individit (si eksperimentuam nën diktaturën komuniste) por nuk mund të ketë as liri nëse ato nuk mbrohen prej vetë qytetarëve në një sistem demokratik të vërtetë. Si pasojë e kësaj martese të lumtur, në Perëndim lulëzoi mirëqënia e përhapur si dhe shtimi i të drejtave të Njeriut, të punëtorit, krijimi i një shtrese të mesme, kushte dhe shërbime publike për të gjithë qytetarët.

Konstitucionalizmi modern, pra njohu lirinë e individit në themel të tij por gjithashtu dhe demokracinë për të kufizuar dhe mbajtur nën kontroll abuzimin me lirinë, njohu pronën private, iniciativën e lirë dhe tregun, por gjithashtu dhe ndërhyrjen publike që këto të drejta të ishin të aksesushme për të gjithë dhe mos të rrezikonin të mirën e përgjithshme, njohu konkurrencën por dhe solidaritetin mes qytetarëve. Pra Shteti, demokracia dhe tregu qëndronin në një trinom të baraspeshuar.

Edhe në planin ndërkombëtar, u adoptuan këto teori ekonomike të ekonomistit të famshëm Keynes, që pranonin ndërhyrrjen shtetërore ndaj deformimeve të tregut si dhe një solidaritet mes ekonomive të shteteve të ndryshme me kapacitete të ndryshme prodhimi. Për këtë qëllim u krijuan marrëveshjet e Bretton Ëoods, FMN dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Me pak fjalë, kudo lulëzoi një ekonomi progresi, lulëzoi demokracia, dhe një pushtet gjithmonë e më i madh i qytetarëve për të vendosur fatet e vendit. Kapitalizmi mori një fytyrë humane, fitimet më të mëdha ndaheshin në bazë të punës sesa kapitalit, dhe normat e interresit ndaj kapitalit po binin kudo dhe bashkë me të pesha e kapitalistëve të mëdhenj.

Kjo rudhje  e pushtetit të kapitalit të madh nuk tolerohej dot prej grupeve finanicare dhe elitave.

Kështu që në vitet “70 fillon dhe ndryshimi i kursit botëror.

Braktiset teoria e Keynes dhe kudo nëpër universitetet dhe mediat pronë e kapitalit, pompohen idetë e neoliberizmit, bazuar tek Hayek dhe Friedman. Djemt e Cikagos

Më shumë se një teori shkencore, këto janë thjesht dogma që qëndorjnë në këmbë vetëm me lojra iluozionesh, të cilat do i prekim një nga një në videot në vazhdim. Merremi këtu me efektet që këto teori prodhuan kudo në Perëndim dhe u adoptuan në Shqipëri pas viteve “90.

Politisht këto reforma quhen “Ëashington Consensus” dhe promotorë të saj u bënë pikërisht Reagan dhe Tatcher. Shprehja e famshme e thatcher, qe nuk ka shoqeri por vetem individe. Kërkohej rikthimi tek liria e plote e tregut që mos të kontrollohej më nga shtetet por nga organizma ndërkombëtarë jashtë cdo kontrolli demokratik. I ashtëquajtur “deregulation”.

Ndalohet ndërhyrja e shteteve në ekonomitë dhe financat e tyre kombëtare, duke hequr dorë nga shërbimet publike. Filluan të privatizohej cdo sektor publik, të drejtat e fituara ndër dekada, duke filluar nga ajo e punës. Në atë që njihet me eufemizëm si “fleksibiliteti” i punës. Anullohen kontratat kolektive te punes dhe garancite  e tjera si dhe defunksionalizohen sindakatat tani jo me te nevojshme.

Popujt nuk do i pranonin lehtësisht këto reforma, kështu që sulmi u përqendrua kryesisht në mediat main stream, që kritikonin politikanët e korruptuar, dhe kështu ulej rezistenca popullore ndaj privatizimieve si zgjidhje për gjithcka. Kultura individualiste dhe konsumeriste nuk pompohet vetëm nga mediat, por dhe nga qarku akademik që ushqehet me projekte dhe fonde prej elitave financiare. Kudo artikuloheshin ide neoliberiste kundër demokracive si të paafta për erën e re globale.

Komisioni trilateral ne 1975 del me një deklaratë të hapur kundër demokracive në favor të qeverisjes globale nëpërmjet elitave finanicare. Kudo reformat paraqiteshin si natyrore si të pashmangshme sepse kështu i kërkon Europa apo Tregu. Pra dhe vetë Europa ndryshon kursin, duke përaqfuar teresisht idene e Hayekut për ndërtimin e saj prej teknokratëve dhe jo nëpërmjet qytetarëve dhe popujve. Parlamenti evropian ishte një parlament që nuk vendos për asgje si një mjek që nuk operon dot. Vendimet merren gjithmone  e me shumë prej teknokrateve në dhoma të erreta. Larg kontrollit demokratik dhe parlamenteve kombëtare. Edhe Euro është pjesë e këtij projekti politik, ku tashme Europa nuk flet me për te drejta sociale dhe ekonomike, por përdor vetëm gjuuhë financiare, austerity, spread etj. Popujt evropiane refuzuan kurmunden këtë projekt, me rrezimin e kushtetutes evorpaine, nga refrendumi francez, hollandez apo irlandez. Kështu qe elitat financiare qe kane marren ne kontroll BE vendosen te shmangin popujt duke bere trakatin e lisbones, që populli e kishte hedhur poshte me refrendum. Injorimin qe BE beri me popullin grek dhe francez nuk mund ta bente dot me popullin anglez qe vendsoi te vendoste vete fatet e tij.

Levizjet e reja progresiste ne Europe (si 5 stelle, podemos, diem25 etj) kerkojnë demokratizimin e Europes saj ne menyre qe mos te fuqizohen levizje populiste naziste apo totalitare si kunderpergjijge ndaj kesaj ere antidemokratike si kishte ndoshur me kapitalizmin pa frena ne vitet 30 te shekullit te kaluar.

Por i rikthemi disa prej politikave qe u ndermoren prej Ëashington Consensus:

Ndertimi i ketij globalizmi financiar nuk mund të realizohej nëse nuk gotitej sovraniteti i shteteve dhe bashhke me to demokracite, sepse demokracia funksionon brenda nje shteti pasi nuk ka nje popull nderkombetar planetar dhe cdo politike publike vendoset dhe kontrollohet me konsensusin demokratik te qytetareve te atij shteti.

Kudo u imponuan politikat e liberalizmit te kapitalit jashte territorit kombetar edhe pse pasuria prodhohej aty. Shtetet keshtu humbasin keshtu kontrollin kryesor ne politikat publike.

U kufizua sovraniteti monetar. Bankat Qendrore kombetare u privatizuan dhe u ndane prej ministrise se thesarit dhe kontrollit demokratik te parlamenteve. Tani shtetet duhet te merrin para hua bankave private perqindje interesi ate qe dikur e prisnin duke nxitur prodhimin vendas. Objektivi i bankave u be vetem “ruajtja e cmimeve” si reciton neni i1 i ligjit bankes shqiptare dhe jo me punesimi i pergjithshem dhe zhvillimi i vendit si kerkonte teoria ekonomike keyeneziane.

Borxhet publike fillojne te shtohen dhe nderkombetarizohen, duke e ekspozuar tashme ekonomine kombetare ndaj spekullatoreve nderkombetare te interesuar per falimentimin e shteteve. Qeverite nuk kane me ne dore asnje instrument dhe detyohen te ndjekin orekset e tregjeve duke shitur dhe privatizuar cdo gje qe eshte pasuri kombetare. Ekonomite e shteteve jane nen vleresimin abuziv te disa agjencive si Standard & Poor’s pa asnje kontroll demokratik qe vene pikat shteteve si ndermarrje biznesi qe edhe mund te falimentojne por shteti eshte entitet juridik i domosdoshem dhe si i tille nuk mund te falimentoje kurre!

Heqja dorë prej ligjit Glass-Steagall, që ndante bankat tregtare ndaj atyre fianciare, duke mos lejuar rrezikimin e  depozitave të qytetarëve dhe duke i parë bankat të interesuara për zhvillimn e territorit ku gjendeshin, pra si agjente te zhvillimit te territorit. Tashme me heqjen e ketij ligji, bankat filluan financen kreative duke mos kredituar me proceset prodhuese por ne emetimin  e titujve financiare. Kriza e titujve toksike ne SHBA e ne Europe eshte deshmi e gjalle  e ketij procesi qe ka dale jashte cdo kontrolli duke bere qe sot baza monetare te jete 60 fish me shume se sa e gjithe pasuria reale e planetit. Heqja dore prej dollarit i togezuar me vleren  e arit lejoi dopimin e ekonomise amerikane te konsumonte jashte mundesive te saja dhe kjo peshe tani eshte e paperballueshme dhe shume shtete te tjera nuk duan te mbajne mbi shpine kete barre. Prodhimi pa fund te dollareve nga FED qe nuk eshte banke publike por ne zoterim te bankave private, nuk mund te mbahet gjithe kohen me forcen e armeve si ka ndodhur deri tani me petrodollarin. Komuniteti nderkombetar ka filluar te refuzoje kete imponim te shba dhe kjo po sjell ferkime ne shkalle planetare me ekonomi te medha si Kina, Rusia, India, Brazili, Afrika e Jugut etj qe kane vendosur te krijojne organizmat e tyre financiare nderkombetare.

Në summitin e G7 në 1979 Tokyio, u vendos që secili shtet të shihte të barazonte vetë bilancën e pagesave. Thyhet ai solidaritet mes shteteve që ekzistonte deri atëherë. Dmth kur një shtet kishte dizavanc tregtar, pra importonte më shumë sesa eksportonte, shtetet e forta forconin monedhën e tyre për të frenuar eksportet dhe shtetet e dobëta zhvlerësonin monedhën për të ndihmuar eksportet. Kjo bëhej nga vetë bankat qendrore të shteteve që ishin demokratike dmth kontrolloheshin nga parlamentet dhe ministritë e financave. Shteti emetonte obligacione me interesa të ulëta ose emetonte para për të stimuluar rritjen e brendshme.

Pas G7 të Tokyos, ky model u braktis dhe u imponoi shteteve që të afronin kapital nga jashtë më norma interesi të larta. Por kjo spirale negative forconte akoma më shumë ekonomitë e forta dhe dobësonte akoma më shumë ato të dobëta, që tani nuk mund të bënin dot më investime në teknologji për t^iu afruar ekonomive të forta.

Si shprehet nobelisti Stiglitz, Krugman e te tjere ekonomiste nderkombetare, ky globalizim i eger shkon ne dem te ekonomive te vogla, te cilat nuk mund te konkurrojne dhe lehtesisht kthehen ne ekonomi importi si fatkeqesisht eshte kthyer Shqiperia. Jo rastesisht, ato ekonomi qe jane zhvilluar nuk kane zbatuar dogmat neoliberale. Madje dhe vete SHBA, Anglia dhe vete BE zbatojne masa te dyfishta, kunder ekonomise se lire si shprehet ne librin e famshem “bad samarritans” ekonomisti Ha-Joon Chang.

Keto reforma ekonomike kane pasqyrimin e tyre ne reformat politike si: perqendrimin e pushtetit ekonomik, finacniar e mediatik gjithmone e ne me pak duar. Demokracia fillon dhe lincohet nga te gjihte ne favor te nje vizioni elitist. Partite kthehen ne vegla te njeshit dhe nje pjese oligarkike qe emerojne njeri tjetrin ne menyre te ngjashme me nomenklaturen komuniste. Parlamentet humbasin vendimmarrjen dhe zgjerohet roli i ekzekutivit apo agjencive te pavarura prej parlamentit. Referendumet, nismat ligjvenese popullore dhe instrumenta te tjere kontrolli te qytetareve ndaj makines shteterore cmontohen nje nga nje.

Konflikti nga vertikal kthehet ne horizontal, ku qytetaret percahen dhe konfliktohen perdite ne forma te ndryshme, por pa organizuar dot nje rezistence efektive ndaj elitave ne pushtet.

Korrupsioni dhe shantazhimi kthehet ne instrument nderkombetar fale parajsave fiskale, ku elitat emerojne dhe shantazhojne cilido qe aspiron te hyje ne pushtet.

Kudo cmontohen te drejtat reale dhe premtohen vetem liri potenciale. Kudo sponsorizohet zhdukja e identiteteve te popujve qe te bredhin si endacake pa patur mundesi qe te organizohen per nje projekt te perbashket.

Fantazmat e luftes dhe terrorizmit i mbivendosen pasigurise per vendet e punes, per pensionet per sherbime publike, per shkollen etj. Destabilizmi konstant i njeriut dhe i shoqerive te pamudneson per te pare kuadrin e pergjithshem dhe te harxhosh energji vetem per veten tende me shpresen se mund tia dalesh edhe vetem ne nje sistem qe punon kunder teje.

Ajo cfare ka ndodhur ne Shqiperi (pengmarrja e demokracise, korrupsioni sistemik, deindustralizimi, terapia shock, trasformim ne ekonomi importi, privatizimet e egra, dorezimii sekotroeve strategjitke te huajve, kontrolli i medias, shoqerise civile, sindakatave, akademise etj) po ndodh dhe ne vendet  e tjera por shume popuj po organizojne nje rezistence te efektshme ne levizje politike, intelektuale kulturore etj.

Ajo cfare duhet te bejme dhe ne si shqiptare, si pjese vitale e kontinentit evropian, eshte te sinkronizohemi me betejat e popujve evropiane, per demokratizimin e shoqerive dhe insatimin e demokracive te verteta si te vetmet garante per paqen, drejtesin dhe begatine mes popujve.

Zgjidhja nuk eshte asnjehere pas, te rikthehemi ne izolimin enverist, ne feudalizmin zogist apo ate otoman. Zgjidhja eshte vetem perpara duke nxjerre mesime nga e kaluara dhe pergatitur nje te ardhme te begate, jashte ideologjive dhe pro ideve qe vihen ne jete dhe realizohen nga vete qytetaret pavarsisht bindjeve qe kane. Ate qe kerkon Habermas, pra nje demokraci pjesemarres, ku zgjdihjet jepen me ane bashkebisedimi demokratik me ane te institucioneve qe formohen dhe kontrollohen vazhdimisht prej qytetareve. Per te cbere antireformat e ketyre 26 viteve dhe per te realizuar reformat ne dobi te interesit kombetar, kemi nevoje qe vendimmarrja te kaloje nga partite, lobet, ambasadoret drejt qytetareve.

Shpresojme qe ne videot e tjera, te shpjegojme me hollesisht vizionin tone shqipon, te hartuar prej kohesh ne projektin SOS- qe e gjeni lehtesisht online ne Webin tone.

Ju falenderoj

 

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked