BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Movimento 5 stelle “çliron” Romën

Virginia Raggi in una foto presa dalla sezione del blog di Beppe Grillo dedicata alle Comunarie per la scelta del candidato sindaco del Movimento a Roma. 18 febbraio 2016. ANSA/ BLOG BEPPE GRILLO +++ NO SALES - EDITORIAL USE ONLY +++

 

Movimento 5 stelle “çliron” Romën

 

Lëvizja me 5 Yje (Movimento 5 stelle) arrin një rezultat historik në kryeqytetin e Italisë, Roma dhe 19 nga 20 balotazhe. Kandidatja Virginia Raggi, një avokate e re, një kandidate e zgjedhur nga qytetarët fiton bindshëm, raundin e parë dhe të dytë,  ndaj kandidatëve të partive italiane. Fitorja e Raggi-t është fitore e një vizioni të ri të demokracisë pjesëmarrëse. Përballë këtij vizioni partitë duken si relike antike në epokën e qytetarit të informuar dhe aktiv. E majta dhe e djathta italiane qindravjeçare po zhduken ngadalë sepse janë bërë pjesë e së njëjtës ideologji neoliberale dhe nuk interpretojnë dot më botën moderne.

Lëvizja me 5 yje është realiteti i mahnitshëm i një demokracie të vërtetë, ku qytetarët nuk vihen përballë zgjedhjeve të paramarra nga partitë, por marrin pjesë në të gjitha proçeset vendimmarrëse, që nga gjetja e kandidatëve deri tek përcaktimi i programit politik që të zgjedhurit duhet të ndjekin.

Lëvizja 5 stelle, nuk pranoi të bënte aleancë me asnjë forcë të sistemit, por iu kundërvu në filozofi dhe praktikë një sistemi të kalbur, një politike të privilegjeve plot kulisa e marrëveshjeve kundër qytetarëve dhe Republikës. E vetmja aleancë ishte ajo me qytetarët dhe qytetarët kuptuan dhe po përgjigjen në miliona zëra. Sot është partia e parë në Itali dhe shkon e sigurtë në fitoren e zgjedhjeve politike për ti rikthyer shkëlqimin e dikurshëm Italisë së bukur dhe krijuese, djep i Rilindjes evropiane.

Lëvizja me 5 yje, po i kthen kuptimin e vërtetë demokracisë, ku qytetari nuk është  më spektator por në qendër të sistemit. Ku nuk ka më vend për ndërmjetës, për parti, lobe apo masoneri, ku çmontohen strukturat  hierarkike dhe përmbysen piramidat e pushtetit.

Kjo dallgë demokracie, po bën që miliona të rinj e të reja, dikur të mërizitur nga politika të gjejnë vetveten duke prodhuar energji deri në atë kohë të fshehura të rinisë italiane.

Demokracia ëshët ngjitëse sepse pushton zemrat e njerëzve për të vendosur të lirë, për të rigjetur vetveten në një botë që i sheh si pjesëmarrës dhe jo spektatorë të një politike autoreferenciale, me privilegje dhe larg qytetarit.

ShqipON përshëndet fuqishëm punën dhe pasionin e miliona të rinjve italianë, që patën guximin të sfidojnë sistemin në kërkim të një bote më të mirë, demokratike e të begatë.

Kuptojmë që nuk jemi vetëm dhe inkurajohemi të punojmë me të njëjtin pasion për përhapjen e këtyre vlerave universale dhe në Shqipërinë tonë, të mekur nga varfëria, propaganda sistemike, manipulimi dhe dorëzimi i të rinjve para një kaste të kudondodhur.

#NukEshteVone për Shqipërinë tonë

http://www.levizjashqipon.com

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked