BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Nënshkruaj nismën #NukEshteVone për GARANCI

Firmos Peticionin on line ose printo dhe na nis te plotesuar dokumentin e meposhtem me 5 pika:

https://www.change.org/p/shqipon-nukeshtevone-p%C3%ABr-vendin-ton%C3%AB?recruiter=371444624&utm_source=share_for_starters&utm_medium=copyLink

 

 

Fillon fushata kombëtare shqipon

#NukEshteVone për GARANCI!

image image image image image image

 

Je i lodhur nga një politikë që vetëm premton?
Mendon se qytetarët duhet të kërkojnë garanci?
Nëse të pëlqen

Nënshkruaj nismën qytetare #NukEshteVone

Fushatat elektorale janë gjithmonë e më fantastike ku politikanët shpikin metoda të reja për të thënë gjëra të vjetra.
Çfarë kuptimi ka të kërkojmë ende punë e shërbime publike, kur këto ja lëm në dorë politikanëve mashtrues?
Pas 25 viteve premtimesh, nuk ka ardhur koha të kërkojmë disa garanci?
Puna dhe mirëqënia, nuk bëhen me premtime, ato krijohen vetëm nga një ekonomi e zhvilluar. Por ekonomia nuk zhvillohet nëse pushteti nuk heq dorë nga privilegjet, monopolet, abuzimi dhe klientelizmi.
Për shkak të një sistemi që favorizon pandershmërinë dhe injorancën, vendi privohet nga energjitë dhe njerëzit më pozitivë.
Investitorët, vendet e punës, konkurrenca e ndershme, optimalizimi i pasurive kombëtare, kërkojnë garanci!
A mund ti japë këto garanci kjo klasë politike e korruptuar dhe sistemi që ka ngritur për vete?
Jo dhe Jo! Garancitë do të ngrihen vetëm me një 1) Sistem të ri dhe 2) Njerëz me vlera.
Çfarë do të thotë kjo? Përse duhet t’ju besojmë juve?
Demokracia nuk ngrihet mbi besimin por kontrollin dhe ndëshkimin. Në themel të këtij sistemi do jetë llogaridhënia e pushtetarëve-përpara-qytetarëve. Deri tani shqiptarët kanë qenë spektatorë në vendin e tyre, sepse ky sistem i ka përjashtuar nga mundësia që ata të ndëshkojnë pushtetarët e korruptuar! “Kontrolli” i deritanishëm i pushtetarëve-para-pushtetarëve nuk funksionon dhe llogaridhënia nuk ekziston. Pushtetarët nuk mund të kenë edhe gurin edhe arrën!
Kjo nuk ndodh me fjalë! Qytetarët duhet të kenë instrumenta për të realizuar këtë kontroll!
Në këtë sistem të Ri, pushtetarët nuk do emërojnë më njëri-tjetrin, por do të zgjidhen dhe shkarkohen nga qytetarët në çdo moment pa pritur 4 vjet; Kështu pushtetarët nuk do jenë më “besnik” shefit të partisë por qytetarëve dhe interesit publik.
Por sistemi i Ri nuk mund të krijohet nga “fytyrat e vjetra” me “maska të reja” si dikur pas rënies së komunizmit. Demokracia Pjesëmarrëse do ngrihet mbi njerëz me vlera, që nuk kanë qenë pjesë e këtij sistemi korruptiv radioaktiv. Njerëz me integritet e kompetentë që do e shohin politikën si shërbim qytetar dhe jo si privilegj personal.
Kështu pyetja e famshme “përse tu besojmë premtimeve?” ka vetëm një përgjigje: Jepu mundësi qytetarëve të ndëshkojnë mashtruesit! Populli sovran shqiptar ka të drejtë të zgjedhë atë formë qeverisje që i garanton një jetë më të mirë!
Premtimeve të pushtetarëve pa përgjegjësi, le ti përgjigjemi me një Nismë Qytetare për garanci e llogari!
Demokraci Pjesëmarrëse – Një sistem i ndërtuar nga qytetarët për qytetarët
Gjithë organet shtetërore të garancisë, nuk do të emërohen më nga politika, por do të zgjidhen dhe shkarkohen në çdo moment nga qytetarët si: Presidenti i Republikës; Prokurori i Përgjithshëm; Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Gjykata Kushtetuese; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Avokati i Popullit; Garanti i Transarencës; i Medias; Konkurrencës; Kryebashkiaku.
Vendimet më të rëndësishme për vendin do të merren vetëm me referendume popullore, si: ndryshimet kushtetuese; rritjen e borxhit publik; privatizimet e pasurive kombëtare; planet rregulluese të territorit; meaxhimi i buxheteve lokale.
Korrupsioni Total luftohet vetëm me Transparencë Totale: Do krijohet shërbimi kombëtar i transparencës, që do garantojë publikimin dhe aksesin online të gjithë aktivitetit shtetëror, konkurseve publike dhe leksionet universitare etj
Që partitë politike mos të sillen më si brigada plaçkitëse, organizimi demokratik i tyre do konstitucionalizohet; nuk do futen në zgjedhje ato parti që nuk zbatojnë parimin: një antar një votë për strukturat, kryetarin dhe kandidatët për zgjedhje; kufizimi në dy mandate për çdo post të lartë publik për ti dhënë fund “zanatçinjëve” në politikë; Deklarim on line i pasurive të pushtetarëve të lartë;Sekuestrim të pasurive të pajustifikueshme të pushtetarëve sipas ligjit antimafia, shtrirja e përgjegjësisë civile për magjistratët dhe gjithë nënpunësit shtetërorë.
Krijimi i Jurive Qytetare; Përgjysmimi i numrit të deputetëve; mundësimi i votës për emigrantët; Barazi e plotë gjinore!

Na ndiqni ne fb per tu perditesuar me takimet tona, ose na gjeni tek foleja shqipON rruga Prokop Mima, per tu njohur ose per te diskutuar me tej idete e demokracise pjesemarrese!

Ky do jete dokumenti qe do nenshkruhet nga mijera shqiptare, per nje shtet nga qytetari per qytetarin!

imageimage

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked