BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Nënshkruajmë S.O.S.-in!

KLIKO & NËNSHKRUAJ !

https://docs.google.com/forms/d/1G3uEVepv5nkkxogZ4PFGHYIjSUKOebbnxeOsktllRlg/viewform

———————————————————————————————————————————————-

1sos pdf 2-1

 

2

sos pdf 2-2

 

 

S.O.S FULL VERSION

                                                                                                        S.O.S

Sistemi  Operativ  Shqipon

 Ky është një sistem operativ dhe jo programi i radhës i erës së Tranzicionit

 

 

  1. Ne jemi një grup intelektualësh  dhe njerëz të lirë që kultivojmë jo vetëm dashurinë për atdheun por dhe kompetencën për të ndërtuar  infrastrukturën  e një demokracie perëndimore dhe të begatë   në Shqipëri.

 

  1. Pas 24 vitesh tranzicion, shqiptarët shohin se iu është vjedhur ëndrra europiane dhe sot mbeten ende ndër popujt më të varfër, me më pak shërbime publike edhe pse të qeverisur nga pushtetarë   të pasur. Kjo nuk është një rastësi, por një kurth oligarkësh që nuk lejon që ekonomia të marrë frymë dhe demokracia të zhvillohet. Për këtë arsye asnjë reformë  apo program pozitiv nuk nuk do ketë sukses pasi vetë sistemi është një virus i parapërgatitur në favor të disave pak të privilegjuarëve.

 

  1. Ndërtimi i demokracisë dhe një ekonomie të lirë, kërkon pjesmarrjen e gjithë qytetarëve, prandaj Ne do kërkojmë me forcë krijimin e instrumentave  institucionalë që mundësojnë  fuqizimin  e vendimarrjes qytetare dhe “hollimin” e pushtetit duke e bërë atë transparent dhe llogaridhënës përpara Sovranit të Vërtetë.

 

  1. Për këtë qëllim është e nevojshme distancimi i guximshëm nga gjithë arkitektët dhe përfituesit e këtij sistemi si dhe nga metodat e ndjekura deri tani, që na largojnë nga Europa dhe pamundësojnë ndërtimin e Shtetit të së Drejtës. Shqipëria ka mjaftueshëm intelektualë, njerëz të ndershëm dhe kompetentë të formuar në Perëndim dhe Shqipëri që të mundësojë këtë ndryshim.
  2. Pushteti i tranzicionit ka si ADN të tijin, korrupsionin dhe shantazhimin reciprok duke krijuar një rrjet solidariteti pervers që përjetëson sistemin oligarkik dhe ndryshimin pa ndryshim.  Projeksioni i këtij sistemi është një realitet banal që asfikson energjitë dhe njerëzit pozitivë sepse për ata jo vetëm nuk ka vend por perceptohen si rrezik për oligarkët e sistemit.
  3. Ajo që politikanët e tranzicionit zbatuan këto dekada ishte thjesht imitimi i demokracisë formale, ose bazuar vetëm  mbi letra. Për këtë arsye u krijua një hon gjigand mes asaj çfarë parashikojnë ligjet dhe asaj çfarë zbatohet në realitet, duke humbur tek qytetarët shqiptarë besimin  për demokracinë dhe të mirat e saj.
  4. Por, shqiptarët nuk e kanë shijuar ende demokracinë si kudo në Europë. Në emër të saj, ata përjetojnë vazdimin  e mendësisë komuniste në një kostum të ri. Në vend të qytetarëve vendos ende partia dhe njëshi i saj, që shpërndan privilegjet dhe poste për militantët dhe besnikët e saj dhe jo për ata që e meritojnë. Isituti kushtetues i Konkursit publik, bazë e një sistemi demokratik efiçent,  mbetet një relike vetëm për qëllime dekorative.
  5. Demokracia e vërtetë është në kundërshtim me idenë e njëshit dhe se ajo ndërtohet me pjesmarrjen efektive të qytetarëv në Vendimarrje dhe kontroll të vazhdueshëm. Pas dekadash zhgënjimesh, Ne duam të ndryshojmë tendencat autoritariste dhe idenë e përgjithshme se Shqipërinë mund të ndryshojë njëshi i radhës sado prestigjator dhe fotozhenik të duket ai.
  6. Figura e njëshit dhe tendenca autoritariste është rritur dhe për faktin se demokratizimi i partive shqiptare jo vetëm nuk ka bërë progres por ka shënuar regres. Partitë nuk sillen  si organizata  vullnetare ku diskutohen ide por si brigada të emëruara nga njëshi për të rekrutuar  njerëz me premtime për ndarjen e të mirës publike duke shkelur çdo normë të Kushtetutës dhe Shtetit të së Drejtës. Në këtë mënyrë është hipokrizi të mendosh se partitë  mund të injektojë demokracinë në sistem sepse ato nuk e prodhojnë atë në brendësi të organizimit dhe funksonimit të tyre.
  7. Klasa politike e tranzicionit ka dështuar në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës, sepse në bazë të funksionimit të institucioneve dhe zgjidhjes së konflikteve sociale nuk është ligji por arbitrariteti i personit të veshur me pushtet. Në këtë mënyrë ligji kthehet në një mjet tiranik që përdoret për të formalizuar abuzimet e më të fortit dhe për ta bërë të pranueshme padrejtësinë.
  8. Po ashtu, ndarja dhe balancimi i pushteteve e konceptuar si një mekanizëm lirie dhe sigurie  e të drejtave  kushtetuese dhe dinjitetit të Njeriut, nuk ka përmbushur këtë objektiv. Pavarsia dhe autonomia e institucioneve është përkëthyer në një pavarsi abuzimesh në dëm të interesit publik pa kurrfarë llogaridhënie.
  9. Nga ana tjetër Ne besojmë se anjë formë organizimi dhe aq më shumë Shteti, nuk mund të mbijetojë pa llogaridhënie. Mentaliteti i vjetër i një shteti që vendos në errësirë dhe padijeni të qytetarëve është karakteristikë e pushtetarëve të tranzicionit që kanë alergji trasparencën  reale dhe që e zëvendësojnë atë me fushata imazhi të ngadhnjimit personal.
  10. Në këtë mënyrë qytetarët e këtij vendi ndihen si në kurth, sepse nuk kanë mundësi të ndryshojnë fatet e vendit edhe pse i kuptojnë dhe diskutojnë problemet çdo ditë. Pushteti jo vetëm nuk siguron trasparencën  e qeverisjes por i frikësuar, mban larg qytetarin nga vendimarrja direkte siç janë  referendumet, iniciativat ligjvënëse apo peticionet.
  11. Pushtetarëve të tranzicionit u  intereson vetëm qytetari spektator, që ti rrijë larg pallatit hermetik të pushtetit dhe të thirret vetëm për brohortije apo protesata pasi pushteti i ka marrë vendimet e tija tashmë.

Rritja e konfliktualitetit social dhe ndërsimi i qytetarëve kundër njëri tjetrit, largon njerezit nga e vërteta, eklispon problemet reale dhe çaktivizon çdo protestë kundër përgjegjësve të pushtetit.

Propaganda e sistemit oligarkik synon të dekurajojë qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka mundësi për ndryshim të vërtetë dhe duhet të pranojmë gjithmonë të keqen më të vogël. Në këtë drejtim shkojnë dhe tezat utopike  mbi importimin e qeveritarëve nga matanë detit.

  1. Prandaj ne kërkojmë të nxjerrim qytetarët shqiptarë nga dëshpërimi kolektiv duke i dhënë mundësi dhe instrumenta juridikë atyre,  të vendosin drejtëpërsëdrejti  për fatet e vendit, vendimarrjen politike dhe ndërtimin e makinës shtetërore. Vetëm nëpërmjet qytetarëve vendimarrës dhe jo nështetasve “sehirxhinj” do krijojmë jo vetëm një demokraci dhe shtet efiçent dhe llogaridhënës, por do rrisim dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe progresit të gjithë shoqërisë shqiptare.
  2. Në këtë mënyrë do sjellim në shtratin normal jo vetëm nocionin e demokracisë dhe shtetit  por edhe  atë të  pushtetit.  Një “pushtet i holluar”, një pushtet që i kërkohet llogari, një pushtet trasparent do dekurajojë hajdutët dhe injorantët me kollare sepse jo vetëm që me të nuk mund të pasurohesh por mund të ngrkohesh me përgjegjësi nëse nuk je i aftë dhe shkakton dëm interesit publik dhe privat. Kurse një pushtet i konceptuar si përgjegjësi dhe i superkontrolluar do inkurajojë njerëzit kompetentë dhe me sens të lartë qytetar.
  3. Ne ndryshe nga “pseudo shpëtimtarët” e tranzicionit nuk po kërkojmë të marrim pushtetin për vete apo t’ia japim dikujt tjetër që ta na magjepsë me mrekullitë e tij.

JO dhe ASNJËHERË!

Idea e deritanishme për ti besuar  dikujt çelësat e Shqipërisë që ta bëjë sipas vizionit të tij, nuk ka funksionuar dhe nuk ka lidhje me demokracinë. Ne jemi kundër këtij koncepti.

  1.  Ne mbështesim idenë që ai që drejton është thjesht përfaqësuesi i popullit dhe nuk duhet të parafabrikojë asgjë veçse të realizojë atë që  VENDOSIN dhe KËRKOJNË  qytetarët. Prandaj vullneti i sovranit nuk ngrihet e shkrihet një herë në 4 vjet por të rrijë aktiv në çdo kohë. Është sovrani, pra qytetarët që zgjedhin dhe shkarkojnë në çdo moment drejtuesit e makinës shtetëore.
  2. Nisma jonë për normalizimin e Shqipërisë, nuk është një tekë intelektuale, por reflektim i thellë shkencor mbi ndërtimin e një demokracie  funksionale dhe një shteti efiçent që të garantojë interesin publik, të drejtat kushtetuese dhe shërbimet publike, si një: shëndetësi dinjitoze, arsim profesional, siguri publike, siguri juridike, zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi të tregut dhe konkurrencë të ndershme,  informim dhe trasparencë, ambient të pastër dhe qytete të banueshme, vendimarrje të qytetarëve mbi territorin dhe hapësirat publike.
  3. Nisma jonë është në sinkroni me tendencat e botës perëndimore për një pjesmarrje gjithmonë e më shumë të qytetarit të informuar  në vendimarrjen direkte. Ne frymëzohemi nga eksperiencat më kuptimplote  të shteteve të mëdha demokratike si Progressive Era, lëvizje që modernizoi Amerikën e sotme. Ne duam të vëmë në jetë trasparencën dhe llogaridhënien maksimale të qeverisjes si në vendet skandinave apo dhe instrumentat juridikë të  demokracisë zviceriane.
  4. Vizioni ynë nuk është për të vendosur një Demokraci Direkte por të përmirësojmë Demokracinë Përfaqësuese duke krijuar një raport të vërtetë besimi mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit.

Midis qytetarit dhe drejtuesëve të makinës shtetërore.

Përfaqësimi ka kuptim kur i përfaqësuari zotëron instrumentat juridikë, jo vetëm të zgjedhë atë që dëshiron (jo i emëruar nga dikush) por dhe ta kontrollojë dhe ta shkarkojë në çdo moment atë,  kur  raport i besimit humbet për çdo arsye.

Vetëm kur ti kemi hequr mundësinë pushtetarëve të zgjedhin njëri – tjetrin do kemi shuar në filiz krijimin e oligarkive dhe raporteve klienteliste.

  1. Në kthim  do kemi rekuperuar sensin e llogaridhënies dhe të përgjegjësisë për çdo veprim ose mosveprim që shkakton dëm interesit publik dhe atij privat.

Duke shtuar urat e komunikimit të vazhdueshëm me sovranin, do mbajmë gjithmonë të togëzuar qeverisjen me qytetarët.

Duke furnizuar me linfë të vazhdueshme makinën shtetërore do evitojmë që sistemi të denigrojë dhe të punojë kundër qytetarit sovran.

Duke instaluar instrumentin e llogaridhënies dhe të shkarkimit të çdo funksionari shtetëror, sigurojmë që këta të kurojnë vetëm  interesin publik dhe jo atë personal,  apo dhe më keq të ndjekin axhenda antikombëtare si ka ndodhur deri më sot.

  1. Ne nuk mendojmë se qytetarët shqiptarë janë inferiorë ndaj popujve të tjerë apo kanë më pak aftësi për të kuptuar dhe vendosur. Madje jemi të bindur se qytetarët rrisin sensin e përgjegjësisë nëse bëhen pjeseë e vendimarrjes. Demokracia pjesmarrëse ka në ADN mundësinë për tu korigjuar rrugës, ndryshe nga oligarkia që konsolidon format e abuzimit.
  2. Ne besojmë (ashtu si thoshte dhe Roosevelt) që populli vjen përpara makinës shtetërore e cila vihet në shërbim të tij dhe jo e kundërta si në diktaturë. Ne besojmë që qytetarët zgjedhin dhe ndërtojnë atë makinë shtetërore që i përgjigjet më mirë nevojave të tija. Vende  të ndryshme kanë arritur të realizojnë me mënyra të ndryshme  demokracitë funksonale dhe shtete efiçentë përballë nevojave të  një shoqërie moderne si kjo e sotmja.

* * *

 

Për gjitha këto dhe më tepër,  Ne shtrojmë për propozim sistemin operativ S.O.S.  që do pasohet nga programe të hollësishëm për secilën pikë :

 

  • Sanksionimin e së drejtës së popullit sovran për të modifikuar Kushtetutën me nismën e vet.
  • Shfuqizimin kushtetues të listave të mbyllura dhe zëvendësimin me lista të hapura, në një sistem elektoral që realizon efektivisht raportin e besimit mes qytetarit dhe përfqësuesit dhe jo besnikërinë ndaj shefit të partisë.
  • Zgjedhjen direkte dhe shkarkimin (recall amerikan) nga qytetarët, në çdo kohë të funksionarëve të Republikës si:
  1. Deputetët e Kuvendit
  2. Antarët e Gjykatës Kushtetuese
  3. Antarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
  4. Prokurori i Përgjithshëm
  5. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
  6. Kryetarin e Bashkisë dhe Komunës
  7. Avokatin e Popullit
  8. Drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar
  9. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
  10. Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Trasparencës
  11. Drejtorin e e Përgjithshëm të Konkurrencës
  12. Drejtorin e Përgjitshëm të Konkurseve Publike
  13. Drejtorin e Përgjithshëm të Prokurimeve
  14. Drejtorin e Përgjitshëm të Sigurisë Ushqimore
  15. Drejtorin e Përgjithshëm të Sistemit Shëndetësor Kombëtar.
  16. Antarët e KQZ – së

 

  • Aprovimi i ligjit për referendumet, që të parashikoje:
  1. Votimimin  elektronik
  2. Lehtësirat procedurale dhe Mbështetjen publike për mbledhjen e firmave dhe organizmin e referendumeve
  3. Referendum jo vetëm shfuqizues por dhe propozitiv për të votuar një ligj të propozuar nga vetë qytetarët.
  4. Shqyrtim i detyruar dhe i menjëhershëm i peticioneve on line të organizuara nga qytetarët
  • Reduktimin në dy mandate të çdo posti publik në Republikën e Shqipërisë

 

  • Ngritjen në nivel qendror dhe të shtrirë në mënyrë kapilare e paralele në çdo istitucion shtetëror, të Shërbimit Kombëtar për Trasparencën. Ky institucion do të realizojë nën përgjegjësinë e tij trasparencën e çdo dokumenti apo veprimtarie shtetërore si dhe pasurinë e çdo funksionari shtetëror.
  1. Trasparencë pro-aktive, e konsultueshme në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga qytetarët on line, të çdo informacioni që sipas ShKT nuk është i klasifikuar.
  2. Shfuqizimin e praktikës së deritanishme të prodhimit të trasparencës në bazë të kërkesës së interesuarit, si një mekanizëm që rrezikon seriozisht përdorimin efektiv të së drejtës për informim.
  3. Gjithashtu do shfuqizohet praktika e pakuptimitë e kontrollit me short të pasurisë së pushtetarëve dhe zëvendësimi me detyrimin e përgjithshëm dhe penal të deklarimit të pasurisë.
  • Konstitucionalizimin e partive politike, në mënyrë që të sigurohet demokratizimi organizativ i tyre, si zgjedhje periodike, një antar një votë dhe mos lejimi i më shumë se dy mandateve të kryetarëve. Gjithashtu trasparencë reale e financimit të tyre si dhe ndalimi i dhurimeve të larta, në përputhje me praktikat më të mira bashkëkohore.
  • Ngritjen dhe funksionimin efektiv nën kujdesin e shtetit të Bursës së Shqipërisë për të siguruar trasparencën e fluksit të kapitalit dhe të vlerësimit real të aseteve të bizneseve të mëdha në Shqipëëri.
  • Ndalimin e pagesave Cash për shuma mbi 100 000 lekë.
  • Fuqizimin e rolit të Avokatit të Popullit në inicimin e procedurave gjyqësore në rast të dhunimit të drejtave të individëve prej admistratës publike.
  • Krijimin e class action dhe mekanizmave të tjerë procedurialë për mbrotjen efektive të konsumatorit shqiptar.
  • Atribuimin e së drejtës së votës për emigrantët shqiptarë në një mekanizëm që të sigurojë integritetin e votës.
  • Parashikimi dhe ashpërsimin tejet të fortë të  veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin, deklarimin e rremë dhe fshehjen e  pasurisë së pushtetarëve, krimet ekonomike, abuzimet me barnat dhe ushqimet si dhe krimet elektorale.
  • Mbulimin falas të internetit mobile në çdo cep të Shqipërisë, pasi përbën një domosdoshmëri në shëprndarjen e informimit kudo dhe dhe përgatitjen e brezit të ri në erën dixhitale. Kostoja e këtij operacioni është minimale në krahasim me përfitimet që sjell dhe po zbatohet në shumë vende europiane.
  • Zhdukjen e çdo forme organizimi korporativ dhe zëvendësimi me zgjedhje direkte (Election Day) nga të interesuarit e fushës (pa trupë përfaqësuese në mes) të organeve drejtuese publike ose me interes publik.
  • Krijimin e institutit të përgjegjësisë civile për çdo funksionar publik (përfshirë dhe magjistratët) në mënyrë që riparimi i dëmit të padrejtë të shkaktuar ti ngarkohet titullarit të pushtetit që ka abuzuar me ligjin dhe jo Shtetit. Në këtë mënyrë do rrallojmë rastet e abuzimit, do realizojmë efektivitetin e të drejtave të Njeriut dhe do rrisim sensin e përgjegjësisë.

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked