BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

#Një letër kandidatit të bashkisë time

#Një letër kandidatit që kërkon votën time!

Dekalogu i dëshirave të një qytetari shqiptar!

1. Do të doja një kandidat që mos të premtojë zgjidhjen e halleve të mia kur jeton në luks, do të doja një kandidat që ashtu si unë e merr autobusin apo biçikletën nga e keqja jo për selfie elektoral, një kandidat që ashtu si unë sheh edhe çmimin e perimeve para se ti blejë. Nëse politika është bërë një lojë pasanikësh do të doja të paktën një kandidat që nuk i qeshi fati nga një pushtet që na bën të qajmë përditë!
2. Do të doja një kandidat që të kishte moral të kulluar dhe duart të pastra për të shëruar plagët e vendit tim!
3. Do të doja një kandidat që flet pak dhe thotë shumë, jo një kandidat që sot të varros me fjalë dhe nesër me beton!
4. Do të doja një kandidat që thur kontrata jo me miqtë e tij, por me qytetarët qe do përfaqësojë!
5. Do të doja një kandidat që mos të shohë kontratën si kalë dhe popullin si lumë, por si një marrëveshje që nëse thyhet pranon të largohet menjëherë pa pritur 4 vjet!
6. Do të doja një kandidat që pranon se qytetin nuk e shkatërroi ndonjë meteorit por paraadhësit e tij banditë!
7. Do të doja një kandidat që nuk harxhon sot miliona për fushatë, dhe nesër bën milarda me djersën e njerëzve të ngratë!
8. Do të doja një kandidat që nuk do shkarkojë gjithë administratën që gjen për të kënaqur militantët injorantë!
9. Do të doja një kandidat që ka përmbajtje dhe jo vetëm shllak, një kandidat që nuk ka alergji llogaridhënien, një kandidat që nuk ngatërron transparencën e punës me selfie konferencash!
10. Do të doja që ju mos të thoshit se kjo është vetëm ëndrra ime, sepse po ëndërruam të gjithë të njëjtën ëndër ndoshta bëhet realitet!
image

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked