BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Off : Rritjes së çmimit së energjisë elektrike ! ON: Transparencës në sektorin energjitik!

energjia elektrike.dx

 

Në radhën e problemeve që sajuan pushtetarët e tranzicionit, sektori energjitik është ai më katastrofiku. 

Pikërisht aty vjedhin pa kufi dhe majmosen dinosaurët e çdo pushteti.
Sot sektori energjitik është në prag falimentimi dhe në mungesë të një plani shpëtimi, zgjidhja mbetet gjithmonë trasferimi i kostove tek qytetarët duke rritur çmimin.
Është e papranueshme që askush nuk dënohet për MEGAFERËN KORRUPTIVE të CEZ-it. Qeveria e re në mënyrë tinzare frikësoi shqiptarët për rrezikun e arbitrazhit ndërkombëtar duke dhuruar 100 miljonë euro si e keqja më e vogël.
Nuk është rastësi që asnjë trasparencë nuk u bë për këtë proçes, as dje dhe as sot.
Pushtetarët e Tranzicionit do merren vesh të vjedhin me rotacion.
Asnjë reforme nuk do bëhet sepse reformë do të thotë humbja e privilegjeve të krijuara deri tani.
Pushtetarët shpresojnë që ne të harrojmë, ose të na hutojnë me akuza reciproke dhe asgjë nuk ndryshon.

Vjedhja me konçesionet hidrike, faturimet aforfe, investimet e munguara, prerja e dritave në zona të ndryshme si në Afrikë, tensioni i ulët, shtyllat dhe telat si merimanga nëpër qytete, ndëshkimet kolektive, tallje me ankesat e qytetarëve, abuzimi i faturuesve me qytetarët, mosndëshkimi i atyre që vjedhin dhe tani rritja e çmimit për ATA QË TASHMË PAGUAJNË , do ekzistojnë gjithmonë dhe kudo derisa shteti të qeveriset nga pushtetarët e Tranzicionit.

Ne nuk harrojmë!
***shqipON***

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked