BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

ORGJIA E NJË KASTE DHE VUAJTJA E NJË POPULLI

ORGJIA E NJË KASTE DHE VUAJTJA E NJË POPULLI

ORGJIA E NJË KASTE DHE VUAJTJA E NJË POPULLI

Njësoj si PD-ja dje në pushtet dhe simotra tjetër e kastës, celebron orgjinë e pushtetarëve më të kamur të kontinentit, ndërsa populli televiziv vuan realisht dhe gëzon virtualisht!

Çfarë ka për të festuar në këtë gjendje ku keni çuar vendin?

Me korrupsionin dhe varfërinë më të lartë në Europë?

Me papunësinë më të lartë dhe rrogat më të ulëta?

Me shqiptarët dhe investitorët që braktisin vendin?

Me vjedhje miliarda euro, vila e pushime faraonike të pushtetarëve më të pasur në kontinent?

Me shërbime publike afrikane dhe çmime amerikane?

Me pasiguri ushqimore dhe rritje të numrit të kancerit?

Me rënien e shkollës dhe rritjen e tarifave të studimit?

Me  rritjen e drogmenëve dhe degradimin e vajzave dhe djemve shqiptarë?

Me përqendrimin e pasurisë gjithmonë e në pak duar?

Me dhurimin e pasurive publike larvave të brendshme dhe lobeve ndërkombëtare?

Me median që dizinformon qytetarët përditë?

Me shkatërrimin e tv publik shqiptar që të vjedhin rehat topklanet mafioze?

Me rrënimn e trashëgimisë kultuore dhe rilindasve shqiptarë që rilindasit e rinj të duken të pranueshëm?

Me një administratë hajdute, injorante dhe militante?

 

 

Zgjjohemi!

Normalizimi i vendit është i lidhur fatalisht me zhdukjen e kësaj kaste!

Normalizimi i vendit bëhet vetëm me një Kushtetutë të re, që kalon pushtetin nga partitë tek qytetarët shqiptarë, në një demokraci pjesëmarrëse! http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

#RugëtimiKaNisur

shqipON

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked