BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Përse erdhi PAPA në Shqipëri? “Analizë që duhet ta bënte një media e lirë si kudo në EUROPË”

Vizita e një Personaliteti botëror si Papa në Shqipëri është motiv krenarie për popullin shqiptar!

Po përse erdhi Papa dhe cili ishte mesazhi që ai përcolli?

Vallë erdhi për të begenisur politikanët shqiptarë apo për qytetarët e këtij vendi?
Vallë a mburri politikanët për bëmat e tyre spektakolare?
Jo !!!

Papa zgjodhi mirë fjalët e tij për të na treguar rrugën e Ndryshimit:
1. “Mos adhuroni paranë, falsitetin individual, por tregoni solidaritet!”

Këto fjalë ishin për njerëzit e thjeshtë apo për:

a) pushtetarët zengjinë me lekët e popullit?
b) mjekët që i trajtojnë njerëzit si fletushka leku?
c) mësuesit, rektorët, dekanët që sillen si matrapazë notash?
d) gazetarë me ora Rolex që tradhtojnë misionin e tyre fisnik
e) apo gjyqtarët e togave të sterrosura që vjedhin me çekiç në dorë këdo u afrohet???

2. “Ju jeni një popull i Ri dhe ku ka rini ka SHPRESË!”
Atëhërë ku Shqipëria është e mbuluar nga një trishtim kolektiv, PAPA na tregon se ka ende Shpresë.

Edhe pse Ai është Ati i Shenjtë i besimit katolik, me shumë mençuri Ai nuk e lidhi Shpresën thjesht me Zotin (!) por e lidhi me faktin se ne jemi popull vital dhe i Ri.

3. “Shpiponja fluturon lart, fluturoni lart!”
Mendoni si janë ndjerë armiqtë e Shqipërisë kur Papa jep këtë mesazh vlerësimi për këtë popull të përvuajtur?
Papa shtoi se shqiponja kthehet në fole, për të na nxitur mos të braktisim më këtë vend të bekuar nga Zoti, por ta shpëtojmë!
Papa me dashuri e përkushtim takoi gjithë komunitetet fetare për të dëshmuar vlerësimin e tij.

Ne ndryshe nga dashakeqësit nuk biem në gabim të ngatërrojmë rolin klerik të Papës, por vlerësojmë Njeriun e madh që gjendet në të dhe mesazhet e VËRTETA që ai solli. Mesazhe që një media e lirë do ti analizonte dhe informonte qytetarët si kudo në Europë!

Mesazhi i një Pape për herë të dytë është tregues i një virtyti unik që ka ky popull i martorizuar ndër shekujsh: Tolerancën fetare.
Ndërsa në botë bëhen masakrra në emër të Zotit ne i tregojmë Botës që kemi një model bashkëjetese universale.
Nëse ne si popull jemi të aftë për të ofruar zgjidhje për tragjeditë botërore si nuk paskemi mundësi të Shpëtojmë Shqipërine nga pushtetarët dhe vemjet e tranzicionit që mbajnë të lidhur shqiponjën krenare?

Shqiponja fluturon lart!
Papa Françesku, Tiranë 21 shtator 2014

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked