BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Propaganda shtrihet edhe në bujqësi

 

picsart_10-22-06-26-17

 

Shkatërrimi i Bujqësisë dhe Pronës, rastësi apo e planifikuar?

 

Shqipëria ka një potencial të jashtëzaknshëm për zhvillimin e bujqësisë, gjë e cila përkthehet në rritje ekonomike dhe forcim të ekonomisë kombëtare prodhuese. Importimi i produkteve bujqësore penalizon çdo ditë edhe ato pak prodhime vendase që janë.

Filozofia e importeve ka në prapaskenë miliona euro që fitohen nga tentakulat e këtij sistemi përmes monopolizimit të tyre.

Sektoret ekonomik nuk mund të zhvillohen dhe të funksionojnë për sa kohë interesat e një grupi njerëzish diktojnë vendimmarrjen politike të vendit. Propaganda e partive të tranzicionit tashmë nuk pin më ujë.

Kaosi i organizuar mbi pronën, dhjetëra ligje dhe ente administrative, është antikombëtar dhe mban peng zhvillimn e ekonomisë shqiptare. Pushtetarë, politikanë, gjyqtarë dhe klientë të pushtetit përfitojnë përditë nga kjo situatë duke përvetësuar prona të pronarëve të ligjshëm ose duke zvarritur çështje pafundësisht.

Mospasja e një plani kombëtar për zhvillimin e bujqësisë, favorizimi i monopolistëve të importit dhe jo prodhuesve shqiptarë, mos pasja e një banke agrare, braktisja e bujkut shqiptar nga subvencionet për farat, plehrat kimikë, naftën bujqësore, mos organizimi i qendrave të grumbullimit dhe shitjes, shkatërrimi i zinxhirit veterinar, agronomëve, mos dënimi i konkurrencës së pandershme dhe manipulatorëve të prodhimeve bujqësore, mos zgjidhja e problemit të pronës, e sistemeve ujitëse, e rrugëve dhe transportit etj etj MBAJNË PENG të ardhmen e bujqësisë shqiptare në favor të monopolistëve që hanë me çdo qeveri për 25 vjet.

Do të ndiqet shembulli gjerman dhe me një ligj patriotik, do vendoset një afat brenda të cilit të gjithë do të depozitojnë pretendimet e tyre dhe brenda një afati dy vjeçar të gjitha problemet e pronës të zgjidhura nuk do të hapen më. Ky proçes do të lehtësohet nga shteti me krijimin e seksioneve të veçanta nëpër gjykata me ndihmën e një trupe prej 500 juristëve dhe avokaturës së shtetit.

Dalja nga bujqësia e natyrës drejt një bujqësie të tregut kërkon reforma të thella:

1. Zgjidhjen e problemit të pronës brenda dy viteve. Do vihet një një afat brenda së cilës të gjitha pretendimet dhe zgjidhjet e tyre do përfundojnë me mbështetjen financiare dhe llogjistike të shtetit (magjistratë, këshilltarë dhe avoketër ekstra).

2. Kompensimi i plotë i pronarëve të pronës me fonde shtesë të siguruar nga konfiskimet e pasurive kriminale dhe ato pushtetare.

3. Politika për deparcelizimin e pronës, subvencionuese për bujqësinë dhe blegtorinë.

4. Krijimin e një industrie bujqësore.

5. Krijimi i një banke kombëtare bujqësore.

6. Krijimi i një rrjeti grumbullimi, shërbimi dhe burse ushqimor.

7. Krijimi i zinxhirit të agronomëve dhe veterinierëve në vend.

8. Azerimi i taksave për prodhimet ushqimore.

9. Mbrojtja e prodhimit vendas ndaj atyre të importit.

 

 

Së bashku për një bujqësi dinjitoze dhe jo për mbijetesë!

Së bashku për një kushtetutë të re ku shteti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.

ShqipOn ju bën thirrje të firmosim Kushtetutën e re për normalizimin e Shqiperisë!!!

kliko: http://levizjashqipon.org/category/projekti-s-o-s/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked