BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Qeveria e Soros apo e shqiptarëve?

Këshilltari politik i George Soros: “Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë, u kemi dhënë 1.5 milionë USD të ndjekin politikat tona”

13578485_1718243665122834_1239500280_n copy34

 

 

Përfshihet nga skandalet kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së tij. Teksa prej disa ditësh mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, e akuzojnë për skandale korruptive, dalin në dritë të tjera fakte mbi kabinetin “Rama”. Prej kohësh ka pasur akuza se Rama dhe ministrat e tij janë pinjollë të George Soros, por askush prej tyre nuk e ka pranuar. Mirëpo, gazeta “SOT” nxjerr në dritë një dëshmi nga një prej njerëzve më të besuar të George Soros, i cili pranon se Rama është njeriu i tij, bashkë me gjysmën e ministrave. Bëhet fjalë për Jonas Rolett. Ai është këshilltar i Soros si dhe drejtor rajonal i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Evropën Jugore e Qendrore. Cari Tuna, bashkëthemelues i portalit “Good Ventures”, ka zhvilluar një bisedë me Rolett dhe ai i ka rrëfyer mbi ndikimin e Soros në Shqipëri. Tuna ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij në portalin “Good Ventures” dhe aty ka fakte nga më të pabesueshmet. Ai tregon se Rama ka qenë anëtar bordi i fondacionit në Shqipëri. “Fondacioni Shoqëria e Hapur ka punuar në Shqipëri prej 22 vjetësh. Kohët e fundit ka nisur një iniciativë të re për rritjen e kapaciteteve të qeverisë. SOROS ka një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë së re. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS në Tiranë dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me SOROS si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit”, ka thënë ai.

Por skandali më i madh është se ai tregon që qeveria shqiptare ka marrë plot 1.5 milionë dollarë falë ndërhyrjeve të tyre, teksa interesante është klauzola e ndjekur. Sipas këshilltarit të George Soros, nëse qeveria nuk ndjek politikën e tij, atëherë paratë ndërpriten. Pra kjo tregon se Soros jep para që Rama dhe qeveria e tij të ndjekin politikën e tij. Aty tregohet se edhe pas projekteve të Universitetit të Harvardit, fshihet George Soros. “SOROS ka dhënë 1.5 milionë dollarë në dy vjet për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të një programi të Universitetit të Harvardit. Granti përfshinte dhe një klauzolë që në fund të projektit i lejon SOROS t’i japë fund projektit nëse politikat e qeverisë bien në kundërshtim me qëllimet e SOROS. Një prej strategjive të SOROS për Shqipërinë ishte dhënia e këshillimit dhe ekspertizës së tij për qeverinë si dhe lidhja e zyrtarëve shqiptarë me ministra të huaj me eksperiencë nga vende të tjera që kanë kaluar vështirësi të ngjashme. Kjo qasje e dallon SOROS nga Banka Botërore, e cila zakonisht jep këshillim të përgjithshëm dhe ekspertizë për nxitjen e një serie të njëjtë reformash në vende me kushte të ngjashme ekonomiko-politike”, tha ai.

Ndikimi i Soros në pushtetin lokal

Jonas Rolett, në bashkëbisedimin me gazetarin, ka treguar dhe ndikimin e madh që ka Fondacioni SOROS në pushtetin vendor. Ai tregon se janë dhënë shumë fonde si për qeverinë, ashtu dhe për bashkitë. “SOROS ka një fondacion në Tiranë, siç ka dhe në vende të tjera ku operon. Ai është një ent gjysmë autonom me staf shqiptar dhe i financuar nga SOROS. Dega shqiptare është më e njohur me kontekstin shqiptar dhe ka lidhje më të afërta me anëtarët e qeverisë, por është George Soros, dhe jo dega e tij lokale që financon reformat në Shqipëri dhe i lejon degës lokale të ruajë integritetin në rolin e saj si vëzhguese e qeverisë. SOROS është i ndjeshëm ndaj konflikteve të interesit, në mbështetjen e tij për reformat qeveritare, por edhe mbështet përpjekjet monitoruese në rolin shoqëror. Ai beson se fondacioni lokal mund të kritikojë punën nëse qeveria nuk performon mirë”, ka thënë ai. Më tej Rolett i ka bërë dhe elozhe qeverisë, duke treguar qartë mbështetjen për Edi Ramën.

Ai ka folur edhe për administratën publike dhe reformën e bërë aty. “Qeveria e re po punon gjithashtu për reformimin e administratës publike, e cila është infektive, shumë e polarizuar dhe personale. Shumë zyrtarë publikë nuk kanë kualifikime për postet e tyre. Reforma ka qenë e vështirë sepse politika shqiptare ka operuar me sistem patronazhi sipas qeverive që, sa herë vijnë në pushtet zëvendësojnë zyrtarët e administratës me mbështetësit e tyre. Opozita e re dhe disa organizata ndërkombëtare janë të shqetësuar se edhe kjo qeveri do të veprojë në të njëjtën mënyrë të zëvendësimit dhe hakmarrjes. Prandaj, vëmendje po i kushtohet bindjes së qeverisë për të shpjeguar arsyet e veprimeve të tyre”, ka deklaruar më tej. Jonas Rolett ka thënë se historikisht Shqipëria është karakterizuar nga një kulturë politike e polarizuar, teksa ka thënë se zgjedhja e Ramës kryeministër ka krijuar mundësi për reforma.

Kliti Topalli

gazeta sot, 3/08/2016

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked