Referendum për liqenin
https://www.change.org/p/qytetar%C3%ABt-referendum-p%C3%ABr-liqenin-e-tiran%C3%ABs?recruiter=371444624&utm_source=share_for_starters&utm_medium=copyLink
Me anë të këtij peticioni kërkojmë mbajtjen e referendumit popullor për shfuqizimin e pjesshëm të planit të rregullimit të territorit që parashikon ndërtimin e 5 kullave poshtë digës së liqenit
Ky peticion shërben për të mundësuar një referendum lokal për të anulluar pjesërisht planin e rregullimit të Tiranës, në hapësirën poshtë digës, ku parashikohen ndërtimi i 5 kullave gjigande. Ndërtimi i këtyre kullave do kërkojë më tej tharjen e liqenit të Tiranës dhe si pasojë zhdukjen e parkut të tij si e vetmja mushkri e 1 milion qytetarëve të Tiranës.
Shprehja e vullnetit popullor me anë të referendumit është e vetmja mundësi për të ndalur lojrat e kastës dhe retorikën patetike në topklanet e kastës.
Mazhoranca e radhës ka të gjitha mundësitë në nivel qendor dhe vendor për të ndryshyuar bazën ligjore të planit të rregullimit të territorit, por zgjedh retorikën televizive dhe lojrat nga sheshet deri tek gjykatat. Sensibilizojmë qytetarët për të na mbështetur më tej në mbajtjen e referendumit në mungesë të njëligji për referendumet dhe një KQZ jo në shërbim të Republikës por hordhive të partive personale!