BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

REHABILITIMI I DIKTATURËS ENVERISTE

Përça e Sundo!

Formula magjike për priviliegje e miliarda euro vjedhur popullit më të varfër të Europës! Përpjekjeve të kastës këto vite për relativizimin e diktaturës dhe eklipsimit të Rilindjes Kombëtare, tani po i “vijnë në ndihmë” dhe “miqtë” ndërkombëtarë.

Në lidhje me “studimin” e OSBE-së për regjimin komunist, duam të ngremë disa pyetje.

Cili është misioni i OSBE-së në Tiranë?

Demokratizimi i vendit dhe lejimi i zgjedhjeve të lira?

Lufta ndaj diktaturës aktuale apo të relativizojë diktaturat e mëparshme?

Të vijojë të përçajë shqiptarët apo të forcojë kohezionin social?

shqiperia-nen-dare-copy

A do ekzistonte misioni i OSBE-së nëse Shqipëria do ishte normalizuar dhe shteti do kontrollohej nga qytetarët e tij dhe jo partitë apo lobet ndërkombëtare?

Sigurisht që JO! Ky mision qendron këtu me kërkesë të qeverive shqiptare për të pasur një noterizim ndërkmbëtar të abuzimeve të tyre. Shqipëria nuk ka më legjitimitet popullor por eterolegjitimitet.

Shqiptarëve, ky sondazh iu shitet si një studim i thjeshtë, por asnjë studim dhe asnjë shkencë nuk është neutrale. Ato bëhen për një qëllim të caktuar dhe temat zgjidhen për një qëllim të caktuar. Komisionimi i një studimi gjithashtu bëhet për një qëllim të paracaktuar. Eksperiencë e gjatë kjo, ku abuzimet e pushtetarëve shqiptarë çertifikohen prej studiove ndërkombëtare, si teknike dhe profesionale, prandaj pa dyshime se është “mall i jashtëm”.

E vërteta e hidhur është se kjo kastë 26 vjeçare nuk do qëndronte në pushtet pa përkrahjen e lobeve ndërkombëtare, të cilave i kanë shitur pasuritë publike dhe sektorët strategjikë. Kasta kupton që pakënaqësia socialë ka arritur kulmin dhe përpiqen t’iu kujtojnë shqiptarët se kanë qenë dhe më keq. Kasta do mundohet të ruajë privilegjet e saj dhe të sigurojë një metamorfozë të kontrolluar të pushtetit, duke rivënë njerëzit e saj me të njëjtën ideologji totalitare si këto 100 vite shtet. Kasta, mercenarët e saj, në media, akademi apo shoqëri civile kanë filluar prej kohësh një rehabilitim të diktaturës enveriste që populli shqiptare e refuzoi me forcë para 26 vitesh. Ende pa u gjetur eshtrat e mijëra të vrarëve e të persekutuarve prej regjimit më të egër në Europë.

Cilat janë parimet e OSBE-së? Relativizimi i arritjeve ekonomike në 45 vite me geonicidin dhe terrorin mbi popullin. Ambasadori i OSBE-së, di shumë mirë se parimet perëndimore janë kantiane, ku në qendër kanë jetën e Njeriut si yll polar. Asnjë qëllim apo objektiv nuk mund ti mbivendoset Njeriut sepse ai është qëllim dhe jo mjet. Fitoret ekonomike, sociale dhe kultuore ashtu si dhe lufta nacional çlirimitare nuk janë të Enverit, por të një populli të tërë që sakrifikoi, e punoi me bukë thatë për të bërë vendin. Ato pasuri me gjak e djers, që diktatori maniak i hodhi nëpër bunkere. Këto fitore populli shqiptar do i kishte bërë edhe pa Enverin, si i bënë popujt e tjerë pëqark nesh.

Por atëherë përse, bëhet ky studim, në një kohë kaq të vështirë për shqiptarët, se jo të përçahen dhe të sundohen si atome të çmëndura.

Pasi Berisha joshi, denigroi e përçau ish të persekutuarit që të mos organizoheshin dot kurrë, tani radha e kanë diktatorët mavi.  Populli shqiptar, shokohet e përçahet sistematikisht,  duke mos u lejuar të shohë zgjidhjen drejt së ardhmes, por vetëm ndaj së shkuarës, në enveristë, ballistë, zogistë, otomanistë, etj etj. Krejt e kundërta ndaj ajo që kërkonte Sami Frashëri dhe rilindasit e vërtetë. Ata e shihnin shpëtimin e këtij populli të vogël vetëm ndaj bashkimit dhe besës sepse përndryshe kombi shqiptar do tretej nga vemje të brendshme dhe larva të jashtme.

OSBE- ja do ishte mirë të bënte studime për gjendjen aktuale të Shqipërisë, si vendi më i varfër dhe i korruptuar i Europës. Po i sugjerojmë ne disa tema:

  1. Kush i imponoi dhe i imponon Shqipërisë modelin e një ekonomie importi, i deindustralizimit të vendit dhe dhurimi i  të huajve i sektorëve strategjikë shqiptarë?
  2. Ku fshihen miliarda dollarë të vjedhura popullit shqiptar nga kjo kastë?
  3. Pse Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka ligj për Referendumet dhe ato nuk lejohen?
  4. Pse heshtët në reformat e  kastës që lejuan përqendrimin e pushtetit në pak duar?
  5. Kush përfiton nga konçesionet miliarda euroshe të pasurive të shqiptarëve?
  6. Pse pasuria dhe paraja po përqendrohet në pak duar?
  7. Pse Shqipëria po boshatiset dhe shqiptarët janë kthyer në popull endacak nëpër botë?
  8. Pse pushtetarët detyrojnë vajzat shqiptare të prostituohen për tu gjetur një vend pune në administratë?
  9. Kush kontrollon mediat shqiptare dhe përse kjo propagandë sfilitëse për popullin?
  10. Pse Shqipëria është kthyer në një kazan për plehrat toksikë të Euopës?
  11. Pse nuk gjen zgjidhje ligji i pronave?
  12. Pse ndërkombëtarët nuk bënë kurrë presion për hapjen e dosjeve? etj etj etj PROBLEME REALE të populli shqiptar.

 

ShqipON nuk do lejojë më mbretërimin e errësirrës dhe sundimit të vampirëve në këtë vend, qofshin këta të brendshëm apo të jashtëm. ShqipON, intelektualë dhe qytetarët patriotë të këtij vendi do punojnë për bashkimin mes shqiptarëve si e vetmja rrugë për të dalë nga kurthi që kjo kastë na ka ngritur dhe po asfikson një popull e një komb të tërë. ShqipON do kërkojë largimin e OSBE-së dhe gjithë diplomatëve të huaj të dyshuar se punojnë kundër interesave të Shqipërisë.

Një erë e re po afron!

Era e populli shqiptar, që ringrihet dhe kërkon dinjitet në një shtet që kontrollohet nga ai dhe jo partitë, lobet apo masoneritë e huaja!

TiJeNE dhe ne jemi ShqipON

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked