BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rënia e lobeve dhe ngritja e Demokracisë Pjesëmarrëse

Media shqiptare vazhdon të fshejë “Ortekun Demokratik” që po ndodh në Itali, ose të relativizojë atë! Por koha po skadon dhe qytetarët shqiptarë, si ata italianë, amerikanë, anglez, etj nuk i besojnë më makinës së propagandës! Një erë e Re po fryn kudo dhe sa më parë ngrem velat, aq më shpejt ecim drejt Afrimit të Shqipërisë sonë me popujt europianë!

Kasta shqiptare nuk do qëndronte një ditë, nëse nuk do kishte mbështetjen këto 26 vite të lobeve që punojnë për përqendrim të pasurisë dhe pushtetit politik.

me-copy-copy

Ne, Shqiptarët duhet të kuptojnë se beteja jonë për një jetë më të mirë nuk do ketë Sukses, nëse nuk bashkohemi me forcat progresiste europiane që po luftojnë diktatin e lobeve bankare për të rikthyer Demokracinë dhe shtetin Qytetarëve!

 

Shqipëria, nuk është një vend i izoluar si dikur por ka një varësi totale në politikat e saja ekonomike, financiare, tregtare etj. Këto marrëdhënie sot janë marrëdhënie vasaliteti, ku kasta vjedh dhe  dhuron pauritë e shqiptarëve lobeve të kapitalit të madh, dhe merr si shkëmbim mbështetjen e tyre për një sundim me rotacion.

Përndryshe, si do kuptonim që asnjë ambasador, nuk shqetësohet për mungesën e referendumeve popullore, përqendrimit të pushtetit në pak duar, privatizimet e çdo pasurie publike, mos kallzimin e pasurive të vjedhura popullit shqiptar dhe strehuar në bankat e huaja, ftesat nëpër kongrese dhe forume ndërkomëtare duke u rrahur shpatullat me radhë???

Ky vizion që partitë e sistemit, majtas apo djathtas, mediat, pseudo intelektualët dhe klerikët e sistemit po i imponojnë qytetarëve, shkon pikërisht në drejtimin e çmontmit të Demokracive, heqjen e të drejtave  politike qytetarëve pasi u kanë hequr  më parë të drejtat ekonomike, pasi kudo goditet puna dhe vlerësohet kapitali, pasi çmontohen shtresat e mesme, pasi goditeten sindakatat, pasi krijohen ushtri të papunësh që janë gati të pranojnë gjithçka për mbijetesë!

Populli shqiptar, i tramutizuar ndër dekada, kaloi nga diktatura më e egër komuniste në një diktaturë më të egër neoliberiste dhe nuk arrin dot të organizojë një Rezistencë Efikase. Me një shtet totalisht të kapur, me media, ekonomi dhe shoqëri civile të pilotuar, organizimi vështirësohet edhe më tej. Mediat promovojnë vetëm fytyrat që vijnë prej sistemit për të “imagjinuar ndryshimin” ose riciklojnë ideoligjitë e vjetra totalitare,enveriste o zogiste për Normalizimin e vendit.

Por asnjë Diktaturë nuk zgjat gjithmonë, dhe kështu shqiptarët do e gjejnë forcën për të përmbysur këtë piramidë me gjithë faraonët dhe mumjet brenda tyre, pushtetarë, gazetarë, pseudointelektualë, monopolistë, pseudo akademikë e vemje të tjera që kalbën kombin këto dekada.

ShqipON do udhëheqë këtë Rezistencë ashtu si po bën prej 3 vitesh, përkrah forcave progresiste evropiane për një shoqëri më të mirë ngritur mbi Demokracinë Pjesëmarrëse, ku ata që vendosin nuk janë më partitë apo lobet por Qytetarët Sovranë!

TiJeNe

shqipON.com

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked