BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rreziku i TTIP ndaj shëndetit të qytetarëve dhe demokracive

Rreziku i TTIP ndaj shëndetit të qytetarëve dhe demokracive

sam_6638

protesta-trattato-ttip-704x400 stopttip ttip-sindaci 388368

“Media” shqiptare  është tërësisht e nënshtruar nga interesa lobiste ndërkombëtare dhe vendase dhe nuk trasmeton kurrë lajme antkonfomiste ndaj ideologjisë dominante main stream neoliberale.

Europa dhe SHBA po zien këto javë nga protesta popullore për shkak të traktatit TTIP. Zemërimit të miliona qytetarëvë iu janë bashkuar dhe intelektualë dhe nobelistë botërorë të shqetësuar për nënshtrimin e demokracisë prej interesave të elitave financiare ndërkombëtare.

Por çfarë është TTIP. Është akronimi i Trans-atlantic Trade Investment Partnership. Marrëveshje mes BE-së dhe ShBA-së nisur negociatat prej 3 vitesh dhe që synon të krijojë në zonë të lirë shkëmbimi.

Nobelisti i ekonomisë, Sligitz, është njëri prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj marrëveshjeje që po negociohet në mënyrë super sekrete prej përfaqësuesëve amerikanë dhe evropianë. Vetëm ditët e fundit GreenPeace, arriti të publikojë për shtypin disa prej këtyre të dhënave që vërtetuan rrezikun real që i kanoset jo vetëm demokracisë dhe sovranitetit të popujve evropianë por dhe shëndetit të tyre dhe prodhimeve ushqimore.

Bashkimi evropian ka një legjislacion të tërë në mbrojtje të drejtave të konsumatorit dhe shëndetit të qytetarëve, krejtësisht ndryshe nga ai amerikan që mbron interesat e prodhimit industrial. Mjafton të kujtosh që substancat kimike të kontrolluara në Europë janë 143.000,kurse në ShBA vetëm 6.

Sligitz, thekson se – ndrsyhe nga ajo çfarë thuhet, TTIP nuk është marrëveshje e tregtisë së lirë. Korporatat nuk e duan këtë gjë. Ajo çfarë po mundohen të bëjnë në sekret absolut, duke përjashtuar edhe Kongresin amerikan apo dhe parlamentin evropian, është thjesht menaxhimi i tregtisë, konvergjencës së normative, duke ulur garancitë e qytetarëve për një mbrojtje ndaj shëndetit të tyre. Kjo nuk bëhet për të ulur tarifat doganore, sepse tashmë janë pothuajse zero. Por dhe nëse duan të bëjnë një marrëveshje të tillë, si fanatikë të neoliberalizmit dhe mitit të konkurrnecës globale, atëherë marrveshjet bëhen në mnëyrë globale, prandaj dhe krijuam OBT.

Një marrëveshje mbi tregtinë e lirë dhe të ndershme nuk ka nevojë për më shumë se tre faqe ku thuhet se:

  • Ne eliminojmë tarifat tona doganore, ju eliminoni tuajat
  • Ne eliminojmë barrierat tona tarifore, ju eliminoni tuajat
  • Ne eliminojnë subvencionet tona, ju eliminoni tuajat

Duhet të kuptojmë – thotë Sligitz, – se, Shtetet e Bashkuara, nuk janë të interesuara për një marrëveshje tregtie të lirë,duan vetëm një marrëveshje menaxhimi të tregtisë, menaxhim të interesave të “veçanta” të korporatave dhe në dëm të qytetarëve amerikanë dhe evropianë. Marrëveshja ka për qëllim të vetëm kapërcimin e normave të garancisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Përveç shmangies së normave duan të shmangin dhe organet demokratike të vendeve duke boshatisur krejtësisht sovranitetin e shteteve. Marrëveshja parashikon  instrumentin e elitave kundër shteteve ose e ashtëquajtur ISDS (Investor-State-Dispute Settlement). Shtetet nuk do të mund të mbrojnë më qytetarët e tyre nëse këto norma godasin interesin e korporatave. Nuk do jenë më gjykatat e shteteve që do zgjidhin çështjet, por një arbitrazh privat.

Rasti i Philip Morris, që hodhi në gjyq Australinë dhe Uruguajin, se përse ndërmorrën masa kundër pirjes së duhanit, është njëri prej rasteve, ku shtetet u detyruan të paguanin miliarda dollarë, sepse kishte rënë fitimi i korporatës, falë vendimit të një ISDS.

Popujt sot po rrezikohen çdo ditë e më shumë nga një vizion neoliberalist dhe interesat okulte të elitave, që kërkojnë çmontimin e çdo autoriteti shtetëror, sovran dhe demokratik vetëm në emër të fitimit me çdo kusht.

Shqipëria është pre e priveligjuar e këtyre interesave, me një klasë politike, mediokre dhe e gatshme të sakrifikojë interesat e vendit dhe vetëm për të marrë bekimin e qëndrimit në pushtet. Shqipëria barazohet vetëm me vendet subsahariane për kontrollin shtetëror të ushqimit dhe numrit të prekurëve me tumore, edhe në mosha të reja. Por, nëse deri dje kishim një siguresë kontrolli të pak mallrave që vinin prej Europës, kjo garanci rrezikon të zhduket.

Mbetemi plot shpresë tek zëri i qytetaërve evropianë, partive dhe qeverive të përgjegjshme për të ndalur këtë marrëveshje të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe të planetit, pre të një elite që në emër të fitimeve, po boshatis demokracitë dhe të drejtat e popujve për vetëvendosje.

Mbetemi me shpresë se dhe qytetarët shqiptarë, do të zgjodhen prej tymnajave që prodhon sistemi, që ka për synim vetëm të banalizojë çdo fenomen për ti shpëtuar organizimit të pakënaqësisë sociale. Mbetemi të vendosur të ndjekim kursin tonë demokratik, me bindjen e thellë, se mburoja e vetme e të drejtave të qytetarëve dhe interesit kombëtar, është demokracia pjesëmarrëse, ku fatet i vendosin vetë qytetarët dhe jo “ndëdrmjetësuesit” partiakë vegla të lobingjeve të dukshme dhe të errëta.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked