BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

S.O.S. zbërthim i sistemit operativ shqipon – Universiteti

Koha që Demokracia të vërshojë në Universitet

 

IMG_7924 (1)

image

 

Çelësi i leximit të falimentimit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar në radhë të parë duhet ti atribuohet edhe situatës katastrofike të arsimit tonë, sidomos atij universitar. Arsimi jo vetëm që nuk është transformuar si pararoja e ndryshimeve moderne që Shqipëria pret, por ai është kthyer vetë ai, në një pengesë për këto ndryshime pro evropiane. Normalisht pas asaj diagnoze të frikshme që rendit Universitetet tona njësoj më ato të Etiopisë dhe Kamboxhias, duhet ngritur disa pyetje:

1. Cilët janë shkaktarët dhe a duhen dënuar përgjegjegjësit e kësaj situate, a ka më kuptim të mbajmë këtë kastë drejtuesish dhe titullarësh në Universitet tona?
2. Përse duhet të besojmë se strukturat dhe titullarët rekomanduar nga qeveria e re përmirësojnë situatën?
3. A ka kuptim të vazhdojmë me filozofira të dështuara që ofrojnë zgjidhje nga sipër apo ka ardhur koha të vendosim studentin në qendër të vendimarrjes si subjekti që drejtëpërdrejtë Kushtetuta mbron.
Nuk bëjmë gabim ti kujtojmë disave se e drejta e arsimit është një prej fitoreve më të padiskutueshme të ideologjisë iluministe të revolucionit francez dhe veçanërisht të Condorcet, duke e konsideruar të drejtën për arsim universal kushtin kryesor për formimin e një qytetari me dinjitet dhe të aftë për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Kushtetuta e Shqipërisë ka bërë të sajën këtë filozofi duke parashikuar si të drejtë themelore dhe të drejtë subjektive arsimimin e qytetarit.

Pikërisht në nenin 57 të Kushtetutës, afirmohet e drejta e kujtdo për arsim. Për arsimin e lartë Kushtetuta vendos si kriterin e vetëm atë të aftësisë. Kjo do të thotë që asnjë shkak tjetër nuk duhet të pengojë të drejtën për arsim të lartë ndaj qytetarëve shqiptarë. Është detyrë e Republikës në bazë të parimit të barazisë (nenit 17) të mos lejojë diskriminimin për arsye ekonomike dhe sociale si dhe të eliminojë gjithë pengesat që pamundësojnë realizimin e së drejtës sociale për arsim. Në këtë mënyrë Republika nuk mund t’ia delegojë këtë detyrim të sajin kushtetues aktorëve privatë apo llogjikës së tregut. Kushtetuta mbron inisiativën e lirë dhe pronën private por këto enitete siç janë Universitetet Private operojnë në regjimin e tregut të lirë, që për natyrën e tij ngrihet mbi intersa ekoomikë individialë. Lejimi i këtyre formave private të arsimit mund të shtojnë ofertën akademike në treg, por nuk mund të zëvendësojnë kurrsesi interesin publik që Kushtetuta i ngarkon Shtetit social shqiptar në përmbushje të së drejtës së arsimit ndaj të gjithë atyre që e meritojnë edhe pse nuk kanë mundësi ekonomike. Kujtojmë që në nenin 3 Kushtetuta është përkujdesur të vendosë si bazë e shtetit shqiptar Drejtësinë Sociale dhe Dinjitetin e Njeriut. Akordimi i një buxheti qesharak destinuar Arsimit (më shumë strukturave se studentit) apo së fundmi braktisja që i bëhet arsimit nëprmjet llogjikës së tregut përbën një dhunim të drejtëpërdrejtë të detyrimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër duhet thënë se Kushtetuta nuk ofron një mbrojtje abstrakte mbi arsimin. Subjekti që mbron drejtëpërdrejtë Kushtetuta është studenti, si përfituesi direkt i dijes. Interesa të tjerë që njeh Kushtetuta indirekt, si karriera e pedagogëve, dekanëve, apo rektorëve janë në funksion të studentit dhe formimit të tij akademik. Këto interesa nuk mund të barazohen apo më keq ti mbivendosen interesit publik të përgjithshëm, siç është pajisja e studentit me aftësitë profesionale të duhura për të përballuar sfidat e një shoqërie moderne. Dhe autonomia që Kushtetuta i njeh Universitetit, nuk është një privilegj për titullarët e Universiteteve, por garanci që formimi i studentit të realizohet vetëm mbi baza shkencore dhe mos të kompromentohet nga ndërhyrjet klienteliste. Nuk është as rastësi që kërkimi shkencor ka vdekur pa lindur kurrë, duke kujtuar ushtrinë e pseudo akademikëve që kanë mbërthyer Universitetin shqiptar.

Sistemi i krijuar në arsim kënaq interesat e partive, titullarëve dhe familjeve të tyre. Humbësi i madh është studenti dhe e ardhmja e tij, por dhe e ardhmja e vendit. Ky sistem nuk dëshiron kurrsesi të vetë ndryshohet nga brenda tij. Universiteti do ndryshojë vetëm nëse hapet nga jashtë, do ndryshojë nëse realisht vendimarrja do ti kalojë atij që i dhëmb. Ky është studenti shqiptar. Ashtu si në demokraci vendos populli dhe në Universitet duhet të vendosë vetë studenti për gjithë strukturën dhe politikat e Universitetit.

Vërshimi i demokracisë në Universitet do jetë shpëtimi i tij. Janë patetike kundërpyetjet, apo shqetësimet se studentët nuk mund të vendosin sepse nuk mund të kuptojnë. Nëse vendos qytetari i thjeshtë për të ardhmen e vendit, si duhet ti heqësh këtë të drejtë dhe përgjegjësi elitës së shoqërisë siç janë studentët. Studentët rrëzojnë dhe ndërtojnë regjime shtetërore si nuk vendoskan dot për shtëpinë e tyre? Për ndërtimin e shtëpisë së tyre universitare duhet të kenë zë të gjithë studentët drejtëpërdrejtë, pa nevojën e mekanizmave të ndërmjetëm. Eksperimentimi i këshillave, senateve studentorë janë kali i Trojës për përfaqësimin e interesave studentorë, pasi kanë qenë dhe janë pronë e partive apo grupimeve te tjera të interesit.

Del parësore në këtë drejtim çmilitantizmi i Universitetit publik nga partitë politike. Personat me profil tё lartё partiak, funksionarё shtetёrorё duhet tё rrinё larg ambienteve universitare nё çfarёdo pozicioni. Tё ashtёquajtura forume rinore tё partive kusare shqiptare injektojnё vrerin e tyre qysh nё fillim tё karrierёs sё studentёve shqiptare. Duke iu ofruar njё trampolinё pёr vendet e premtuara tё sё ardhmes inkurajojnё vetёm ata studentё “tё shkathёt” qё zёvendёsojnё librin me intrigat partiake. Ky ёshtё model virusi dhe mund ta shkulin vetёm studentët sё bashku. E ardhmja duhet tё kalojё vetёm nёpёrmjet meritokracisё dhe jo flirtimit me kusarёt e djeshёm dhe tё sotёm.

Një sistem që hapet nga jashtë është një demokraci që ndërtohet nga poshtë me gjithëpërfshrije. Që të gjithë studentët të marrin pjesë në vendimarrje, si në përzgjedhjen direkt të strukturës akademike por dhe administrative të Universitetit, duhet kryer më parë një trasparencë e gjithë jetës universitare. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë titullarë të strukturave universitare të hyjnë në një gare trasparence, duke publikuar on line, cv-të dhe pasuritë personale dhe familjare. Duhen reduktuar në minimum format e pushtetit mbi studentët, duke realizuar të gjitha shërbimet on line si ndodh prej dekadash në universitetet perëndimore. Trasparenca duhet të prekë gjithashtu dhe proçesin didaktik duke trasmetuar on streaming leksionet dhe vlerësimet në kohë reale që docentët kryejnë.

Korrupsioni ndodh vetëm atje ku ka pushtet. Reduktimi i pushtetit dhe kontrolli i tij me format e trasparencës është vaksina më e mirë për të nxjerrë arsimin e lartë nga kurthi ku kjo elitë parazitare e ka futur. Nuk ka zgjidhje perfekte, por nëse duhet ta ekzagjerojmë, le ta ekzagjerojmë me demokraci. Demokracia është i vetmi sistem që mund të përmirësohet dhe rigjenerohet vetvetiu.

 

#NukEshteVone për Shkollën!

– largimi drejtuesve aktualë përgjegjës
+ japim pushtet studentëve
+ kufizim dhe super kontroll i ushtrimit të pushtetit

??? Si ???
Lexoni propozimet shqipON ⬇️
http://levizjashqipon.org/uncategorized/s-o-s-universiteti/

PSE?
Kush është përgjegjës për përmbysjen e shkollës dhe kujt i intereson zhytja e popullit në injorancë?
Shkatërrimi i shkollës nuk është fatkeqësi natyrore por njerëzore!
Por cilët njerëz?
Është po kjo elitë që shkatërroi Mjekësinë, Drejtësinë, Territorin etj.
Kush përfiton nga asgjësimi i shkollës dhe kush humbet?
Të gjithë Ata që përfitojnë përditë janë ata që zotërojnë një formë pushteti. Janë rektorë, dekanë, drejtorë e profesorë që i “shesin” interesin publik ofruesit më të mirë ose mikut ose partisë!
Përhapja e injorancës masive dhe humbja e kritikës është sa antikombëtare aq dhe garanci për jetëgjatësinë e kësaj kaste kleptokratike.

Ai që humbet është vetëm STUDENTI dhe populli shqiptar i degraduar nga kjo elitë vrastare!
Atëherë ZGJIDHJA vjen vetëm nga heqja e karburantit kësaj kaste dhe zëvendësimin me vullnet demokratik të studentëve!
Kontrolli efikas i pushtetit dhe Reduktimi i tij në minimum është ZGJIDHJA realiste!
Pseudo Elita, media, drejtuesit, profesorët dhe partitë aktuale bërtasin se nuk janë gati për vendimarrje nga Poshtë në mënyrë Demokratike!

Kurse ne jemi GATI!
Kurse Ne besojmë tek Demokracia pjesëmarrëse, tek vendimarrja e studentëve dhe qytetarëve se vetëm atyre iu intereson shpëtimi i shkollës dhe Drejtësia në vend!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked