Miresevini ne Portalin Interaktiv www.levizjashqipon.com /.info/.org/.net
Ne jemi një grup njerëzish të lirë që nuk pranojnë këtë realitet banal që pushtetarët e tranzicionit na e servirin si normal.
Ne refuzojmë këtë sistem oligarkik që ngrihet mbi injorancën, vjedhjen, padrejtësinë dhe varfërimin e qytetarëve shqiptarë.
Ne gjetëm kurajon, kultivuam dashurinë zhvilluam kompetencën që të ndërtojmë së bashku ëndrrën Europiane këtu dhe tani!
Ne besojmë se mënyra e vetme që kjo ëndërr të bëhet realitet është të zgjohemi vërtet!
Hapim sytë, ndezim mendjen dhe përveshim mëngët për shpëtimin e Shqipërisë tonë!
Nëse degjoni dhe lexoni kudo këtë mesazh jini të sigurtë që shpresa ekziston dhe rezistenca vazhdon.
TiJeNe! … dhe ne jemi shqipON!