#DuaKushtetutëTëRe ku Qytetari bëhet Shtet!
PSE KASTA RICIKLON NJERËZ QË VIJNË PREJ SISTEMIT?
Pse media pompon vetëm fytyra të vjetra me maska të reja?
Pse sistemi nuk ndryshohet kurrë nga njerëzit e sistemit?
Filloi me Berishën, sekretarin e partisë komuniste që do “ndërtonte” demokracinë e ripërsëritet sa herë që populli “do ndryshim”
Pse kasta ka nevojë që të “mbajë ndryshimin brenda”?
Pse iu imponohet shqiptarëve e njëjta recetë “ku ndryshimi vjen nga sipër”
Pse kasta dhe miqtë ndërkombëtarë nuk duan demokraci të vërtetë ku vendos populli e jo “elitat”?
Demokratura nuk mbahet me forcë, por mashtrim, hutim, hipnozë kolektive, përçarje e kërcënim.
Ndryshimi vjen vetëm duke rrëzuar piramidat dhe faraonët brenda tyre, dhomat dhe njerëzit e errët që punojnë kundër popullit.
Ndryshimi vjen vetëm me referendum mbi Kushtetutën e Re ku pushteti i kalon përfundimisht qytetarëve!
Ndryshimi është #DemokraciaPjesëmarrëse