BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

TEATRI ME LIQENIN

TEATRI ME LIQENIN 

PRODUCENTË: PS. PD. LSI and Beton shpk

SHUMA: 600 MILION EURO

KOREOGARFIA: TOP CHANNEL, KLAN TV and larva company

AKTORËT  KRYESORË: ERION VELIAJ, LULZIM BASHA

SPEKTATORË: POPULLI TELEVIZIV

liqeni web

Shkatërrimi i liqenit nuk është problem juridik si kasta dëshiron ta paraqesë. Kasta ka në dorë gjithçka, të bëjë dhe të shfuqizojë ligje ashtu si bën kur ka interes. Ashtu si ka bërë edhe në këtë rast.

Idea e shkatërrimit të tij ka nisur nga vetë Rama, vijoi me Berishën dhe u finalizua me Bashën dhe Metën duke bashkuar votat në këshillin bashkiak në miratimin e planit të shkatërrimit të Tiranës.

Kryetari i radhës i bashkisë, Veliaj vazhdon të luajë rolin e kllounit duke bërë “beteja mediatike apo gjyqësore madje dhe eversive nëpër rrugë”. Përse?

Duhet që populli televiziv të mos kuptojë kurrë që kasta është një dhe vepron si një e vetme kur bëhet fjalë për të plaçkitur vendin dhe shqiptarët.

Duhet që populli të llomotisë nëpër kafene si një ndeshje futbolli ku secili bën tifo, diskuton dhe në fund zgjedh të preferuarin e tij. Por kjo nuk është një ndeshje por skllavëri vullnetare.

Plani i rregullimit të territorit është thjesht një akt nënligor dhe si i tillë mund të ndryshohet nga vetë organi që e ka aprovuar: Bashkia e Tiranës, ku ripjellasit kanë shumicën e votave të duhura.

Nëse Kryetari Veliaj, nuk gjen dot votat mund të kërkojë referendum lokal për shfuqizimin e pjesshëm të planit rregullues.

Nëse Veliaj, nuk do të bëjë këtë, mund ti drejtohet kapitenit të tij pirat, psikoramës që të realizojë më ligj parlamentar, Vendim të Këshillit të Ministrave ose KKRT, për ndryshimin e destinacionit të kuadratit në fjalë. Mundet gjithashtu të nisë procedurën penale për aprovimin e atij plani, ndaj autorëvev të tij, duke i faturuar dhe dëmin e shkaktuar.

Por kasta nuk bën asgjë nga këto!

E vërteta është se shuma kolosale e fitimit mjafton të kënaqë të gjithë krimbat dhe larvat shumëngjyrëshe duke ndarë gjymtyrët e liqenit të Tiranës, mushkria e vetme e 1 milion banorëve.

 

Zgjiiiim!

Nëse nuk kuptojmë se vendi është i kapur nga një kastë, skllavëria vullnetare do vijojë gjatë!

Kërkojmë referendum për anullimin e planit të rregullimit të Tiranës!

 

 

—– marre nga lapsi.al me poshte:

Duke shfrytëzuar argumenta teknikë kryeministri Rama ka vënë INUK-un në punë për të anuluar lejen e dhënë nga kryetari i bashkisë Basha, për të ndërtuar 5 kulla tel parku i Liqenit. Ai vendim i marrë në 14 tetor 1914 është “Nul dhe i pavlefshëm” konkludon në komunikatën e tij INUK. Në gusht të këtij viti një grup deputetësh socialistë që dilnin përditë tek diga e liqenit, akuzonin Bashin për këtë leje skandaloze. Ata bënin ironi me faktin se pikërisht për lejet e ndërtimin në po të njëjtin vend, PD e kishte sulmuar ish kryetarin e bashkisë Rama si mister 20% apo si Edi Lepri. Por Basha kishte reaguar duke thënë se nuk flitej për të njëjtën leje ndërtimi:  “Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim” thuhej në reagimin e Bashës.

Por historia e ndërtimeve tek liqeni daton shumë më larg se tani.

Edi Rama ka hedhur firmën e tij mbi këtë projekt, në vitin 2008, duke i vënë gjoksin. Atëherë ai e kish mbrojtur atë si një kryevepër të arkitekturës moderne, të projektuar nga studioja me famë botërore Vinny Maas. Ai thoshte atëhere se ky projekt nuk do të prishte, por përkundrazi, do të rikualifikonte mjediset ekzistuese duke i kthyer ato në hapësira publike të cilësisë më të lartë Europiane.

Por ideja e ndërtimit tek diga e liqenit daton në nëtor të vitit 2006 kur kryeministri Berisha, një një mbledhje të Këshillit të Regullimit të territorit e kaloi këtë zonë në shesh ndërtimi. Madje ai e akuzoi atëherë Edi Ramën se nuk liberalizon sheshet e ndërtimit për të pasur vet përfitime më të mëdha.

Gati një vit më pas, në verën e vitit 2008, parlamenti miratoi edhe disa ndryshime në ligjin për sportin, me anë të të cilave i hapej rrugë shndërrimit të tereneve sportive në troje ndërtimi.  Kuadri ligjor po bëhej gati. Ata që qëndronin pas kuintave me sa duket lëviznin gjithshka. Nuk zgjati shumë dhe një juri ndërkombëtare shpalli fituesin e një konkursi për zonën e ndërtimeve tek liqeni. Natyrisht për të arritur një mirëkuptim të tillë, për të ndërtuar në kryeqytet, duheshin dy palë: Edhe pushteti qendror edhe ai bashkiak. Zërat që gumëzhinin atëherë në Tiranë ishin se marrëveshja qe arritur pas një lobingu të fortë të një biznesmeni shumë paranë Berishës dhe të një tjetri shumë pranë Ramës. Këtë aferë parash e kish lehtësuar së tepërmi edhe klima e cuditërisht e zbutur pas ngjarjes së Gërdecit. Menjëherë pas saj, Rama dhe Berisha, si dy dashnorë të vjetër, madje tani dhe me interesa të përbashkëta, ndryshuan brenda natës kushtetutën e vendit dhe ligjin elektoral. Nga këto ndryshime prekej përpos gjithë shqiptarëve edhe një forcë e vetme politike: LSI-a e Ilir Metës.

Cuditërisht, qe Ilir Meta, atëherë i ndarë nga dy të mëdhejtë, që do ta denonconte trafikun e ndyrë politiko financiar që po tentonte të bëhej përbri liqenit artificial. Atëhere kreu i LSI-së u ngrit kundër projektit, duke akuzuar se “aleanca mes Ramës dhe Berishës po prishte mjediset publike: “Kanë vendosur të shkatërrojnë përfundimisht gjithë komplekset e S.K Partizanit dhe të Dinamos, të zhdukin kopshtin boptanik për të ndërtuar kulla 20 kate” tha atëhere Meta.
Pas dy vjetësh, kur mardhëniet mes Berishës dhe Ramës u përkeqësuan ndjeshëm, kur opozita braktisi parlamentin dhe doli në rrugë, që kreu i PD-së ta denonconte marrëveshjen për ndarjen e trojve përbri liqenit. Atëherë, në verën e vitit 2010, për disa muaj me rradhë, nuk ngeli deputet i PD-së, pa folur për mister 20%-shin dhe nuk la rast pa i prapangjitur Edi Ramës mbiemrin Lepri.

Po në të njëjtën kohë opinioni publik ngriti disa pyetje: si mund të akuzonte PD-ja, kur ishte vetë e përfshirë në këtë allishverish? Si mund të fliste për 20%-ësh të Ramës, kur vetë Berisha kishte miratuar ligje dhe kish dhënë vota? Zgjedhjet po afronin, Rama duhej hequr me cdo kusht nga Bashkia dhe krerët demokratë e kishin gati përgjigjen për këtë.

I pari Berisha që nisi fushatën kundër ndërtimeve te liqeni, që e mbajti gjallë për muaj me rradhë atë, jo vetëm e kritikoi projektin, por kërkoi dhe falje. I pyetur në prill 2011 në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ai deklaroi se kish gabuar me vendimin për kthimin e terreneve sportive në sheshe ndërtimi. Po ashtu edhe Basha u angazhua në pohimin e fortë  se ai nuk kish projekt të ndërtonte tek liqeni.  Por me tu ngjitur në bashki, ai hartoi një plan rregullues që parashikonte ndërtimet që ai ka firmosur në fillim të gushtit.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked