Shkarko: Projekti S.O.S.
Shkarko: Pse-duhet-të-rikuperojmë-idenë-e-kombit
Shkarko: Kushtetuta për Normalizimin e Shqipërisë
Shkarko: Projekt-ligj-per-Referendumin-draft
Shkarko: Përse një Kushtetutë të Re
Shkarko: 10 avantazhet e Referendumit
Shkarko: Risia e Kushtetutës për Normalizimin e Shqipërisë
Lexo:modeli-ekonomik-dhe-politik-qe-i-imponohet-shqiperise
Lexo:hapat-ekonomike-dhe-politike-per-daljen-nga-kriza
Lexo: Pse s’ka punë
Lexo: manifest-per-edukimin-demokratik
Video Kushtetuta
#NukEshteVone për Normalizimin e Shqipërisë
Nëse Normalizimi i vendit nuk bëhet dot me zgjedhje, rotacion apo ndihmën e magjistraturës
atëherë dy janë zgjidhjet
ose me 1) dhunë
ose mbi një 2) Kushtetutë të re
Por dhunën e përmend dhe përdor vetëm kasta, si përpjekje për tu përjetësuar në pushtet!
Si shumica dërrmuese e këtij vendi dhe #shqipON refuzon dhunën dhe promovon prej vitesh një ide të re për normalizimin e vendit: #DemokracinëPjesëmarrëse, ku fatet e vendit i vendosin qytetarët dhe jo partitë, ku shteti kontrollohet nga qytetarët dhe ekonomia zhvillohet në të mirë të të gjithëve!
Regjimet sfidohen dhe rrëzohen nga rrënjët, duke zëvendësuar dogmat sunduese me ide iluministe: se institucionet nuk janë formale por i shërbejnë popullit; se zgjidhja nuk vjen nga lideri por nga qytetarët, e drejta dhe institucionet; se Shqipëria nuk është në drejtimin e duhur por po i largohet kursit të Perëndimit drejt autokracive lindore; se zgjidhja nuk janë partitë kleptokratike por qytetarët vendimmarrës; se besnikëria nuk tregohet ndaj partisë por ndaj atdheut dhe familjes; se sundimi mbi skamjen, injorancën, frikën dhe përçarjen duhet ti lërë vendin begatisë, dijes, lirisë dhe harmonisë së një populli që jeton kryelartë në trojet e tij autoktone.
P.S. Lëvizja shqipON ka vijuar prej dy vitesh seminare, konferenca, takime me qytetarë nëpër rrethe të Shqipërisë dhe jashtë saj, duke diskutuar mbi nevojën e një Kushtetute ngritur mbi demokracinë pjesëmarrëse.
ShqipON do vijojë takimet dhe mbledhjen e firmave për të mundësuar një referendum kombëtar për adoptimin e kësaj kushtetute, e cila mbetet një draft i hapur për përmirësime të vazhdueshme. ShqipON mirëpret kontributin e cilido dhe do bashkëpunojë vetëm me ata qytetarë dhe grupime që nuk vijnë prej këtij sistemi dhe kanë për zemër normalizimin e Shqipërisë mbi një Kushtetutë ngritur mbi demokracinë pjesëmarrëse.
Mediat e pushtetit, pseudointelektualë dhe klerikë të këtij sistemi do përpiqen të anatemojnë këtë ide shpëtimi, por do e kenë të vështirë se tezat pro demokracisë janë aq antike sa dhe pasioni i Njeriut për ta banuar atë. Normalizimi i Shqipërisë mund të jetë më shumë se një ëndërr nëse punojmë së bashku për ta printuar në një realitet të bukur.
Për informacione dhe kontributin tuaj na ndiqni në faqen www.levizjashqipon.org, facebook, youtube dhe rrjete të tjera sociale. Për të na takuar nga afër na gjeni në rrugën Tish Dahia, Komuna e Parisit, Tiranë